Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

A ndikon mungesa e ujit në fetus?

Përse është i rëndësishëm konsumimi i ujit në shtatzani?

Hidratimi adekuat i organizmit në shtatzani është shumë i rëndësishëm, sikurse për nënën, ashtu edhe për foshnjen në barkun e nënës.

Konsumimi i sasisë së rekomanduar të ujit gjatë shtatzanisë i siguron foshnjes materie të mjaftueshme ushqyese, ndërsa për nënat është poashtu me rëndësi të veçantë. Parandalon infeksionet urinare, konstipacionin dhe hemorroidet.

Për këtë, konsumimi i ujit zbut neverinë e mëngjesit, problemet me tretjen dhe urthin.

A ndikon mungesa e ujit në foshnjen në bark?

Në muajt e parë dehidrimi mund të përkeqsojë neverinë e mëngjesit, kokëdhembja mund të shpie tek migrena e fortë, mund të ndjeheni të lodhura, të keni marramendje, prandaj egziston rreziku se mund të lëndoheni ju dhe mund të lëndoni edhe foshnjen në bark.

Mungesa e ujit në tremujorin e dytë dhe të tretë mund të jetë edhe më e rrezikshme dhe mund të shkaktojë kontraktime të përforcuara të cilat mund të shpiejnë në lindjen e parakohshme. Poashtu, dehidrimi mund të shkaktojë temperaturë të lartë, shkak i së cilës lajmërohen ngërçet në muskuj, marramendja, ënjtja…

Uji ndihmon foshnjen që të rritet e shëndetshme në barkun e nënës, sepse me anë të gjakut barten materiet e dobishme gjer tek fetusi, ashtu që duhet të keni kujdes që të konsumoni sasinë e rekomanduar të lëngjeve.

Blerta Aliu (8 vite më parë)
Me mjekesi thuhet sa ta doje trupi jo me shume une per veti cdo dit pi nga 2l uje nganjehere edhe me shume pa uje nuk mundem ka dikush qe nuk pi fare uje gjate dites varet prej organizimit
Djana Djana (9 vite më parë)
Lea në këto ditë të nxehta na duhet të pijme normalisht 3lt. Unë 1.4 pi në fakt nuk e di me duket sikur e pi kot.
Lea Ida (11 vite më parë)
Sa perafersisht duhet nje grua shtatzene te pije je ne dite?

/komuniteti