Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

Problemet me placentën

Çfarë është placenta 'e ngulitur ulët'?

Gratë me placenta previa të vërtetë lindin me operim cezarian

Placenta është organ i cili formohet në murin e brendshëm të mitrës menjëherë pas konceptimit. Përmes placentës, fryti merr materiet ushqyese dhe oksigjenin, ndërsa hedh mbeturinat e prodhuara nga fryti. Normalisht placenta është e vendosur lartë në mitër, ndërsa gjithsejt në rreth 1 % të shtatzanive ndodhet poshtë në mitër, duke arritur gjer në brendësi të qafës së mitrës , apo duke e mbuluar atë pjesërisht apo plotësisht, kjo dukuri njihet si «placenta previa (praevia)».

Nëse vërehet para javës së 20 të shtatzanisë, ndoshta do të tërhiqet gjer në javën e 32 të shtatzanisë – kjo ndodh në 90 % të rasteve, por në ato 10 % të shtatzanive tek të cilat mbetet e ngulitur ulët apo mbulon qafën, mund të paraqet problem domethënës.

Faktorët rrezikues për zhvillimin e placenta previas janë, operimi i mëhershëm cezarian, aborti paraprak me vakum, numri i madh i shtatzanive të mëparshme, mosha e vjetër e shtatzënës (tek gratë më të moshuara kjo lajmërohet shpesh), shtatzania me shumë fryte (e shpeshtë është edhe tek binjakët dhe trenjakët).

Çfarë komplikimesh mund të paraqiten?

Komplikimet të cilat mund të shkaktojnë placenta previa mund të jenë serioze edhe për nënën edhe për foshnjen, ku më së shpeshti paraqitet gjakderdhja, e cila mund ta rrezikojë shtatzënën. Gjakderdhja tek placenta previa mund të jetë shkaktare për lindjen e parakohshme, gjë që paraqet rrezik potencial për frytin.

Simptomi i placenta previas është gjakderdhja e papritur e cila nuk përcjellet me dhembje, dhe mund të jetë me intenzitet të fortë apo edhe shumë të lehtë. Mund të lajmërohet edhe në tremujorin e dytë, por më së shpeshti në të tretin. Gratë me placenta previa, e cila mbulon qafën, lindin me operim cezarian.

Është e rëndesishme që, nëse e dini me saktësi që placentën e keni të ngulitur ulët duhet ti shmangeni aktiviteteve të lodhshme, shmangni marrëdhënjet seksuale dhe vizitat vaginale, dhe çfarë është më e rëndësishme, lajmëroni mjekun menjëherë pas gjakderdhjes, çfarëdo qoftë ajo.

Çfarë është shkëputja e parakohshme e placentës?

Shkëputja e parakohshme e placentës – amputimi, është një ndër komplikimet më të rënda të shtatzanisë, e cila mund të dëmtojë jetën e foshnjes dhe nënës.

Ajo paraqet gjakderdhjen në mes të placentës dhe mitrës, çfarë shpie gjer tek shkëputja, zvogëlon rrjedhjen e materieve ushqyese dhe oksigjenit tek foshnja. Kjo mund të shkaktojë edhe vdekjen, dhe nëse gjakderdhja nuk ndalet, ajo zgjerohet dhe mund të shkaktojë edhe vdekjen e shtatzënës, nëse nuk reagohet me kohë.

Nëse vëreni gjakderdhje, të përcjellë me dhembje në pjesën e poshtme të stomakut, ndërsa mitra është e fortë, MENJËHERË shkoni në spital.

Flora Fetahu (12 vite më parë)
une jam ne muajin e 9 te shtatzanis dhe me eshte pjekur placenta ne shkallen e 3 te muajit te 8 a kam diqka rezik per lindje?
Linda Grezda (12 vite më parë)
Rasti im... Mua me ndodhi kjo gje para 5 muaj-ve. I falenderohem zotit qe te dyja jemi gjalll :d

/komuniteti