javë pas jave
Përshëndetje Ina,
Që një çift të ketë fëmijë, pra që gruaja të mbetët shtatzënë, duhet të plotësohen dy kushte të mëdha. Shëndeti riprodhues i gruas dhe i burrit duhet të jenë pa probleme shëndetsore dhe akti seksual të ndodhë në ditët e ovulacionit. Patjetër që edhe bashkëshorti duhet të kontrollohet.
Shkaqet e dhimbjes gjatë aktit seksual janë: - Cikatricat dhe traumat e pas lindjes, siç janë epiziotomitë apo laçeracionet dhe ndërhyrjet kirurgjikale vaginale, - Ulja e elasticitet të mureve të vaginës dhe distrofia e tyre e lidhur kjo me moshën, - Infeksionet e gjëndrave të Bartolonit (dy gjëndra të vendosura në anët e organeve të jashtme gjenitale që shërbejnë për të lubrifikuar hyrjen në vaginë), - Vaginitet dhe vulvitet (infeksionet e vaginës dhe vulvës), - Një reduktim i lubrifikimit të vaginës, - Endometriozat, - Infeksionet pelvike dhe aderencat, - Shtatzënia jashtë mitre, - Infeksionet urinare, - Sëmundjet kronike të zorrëve, - Sëmundjet e mitrës dhe të vezoreve si dhe shkaqe psikologjike.
Kontakto një mjek gjinekolog për të gjetur një nga shkaqet e mundshme, për të marrë trajtimin dhe rekomandimet e duhura.
Kur të sigurohesh se çdo gjë është normale, duhet që aktin seksual ta realizoni në ditët e ovulacionit. Për të mësuar mbi gjetjen e ditëve të ovulacionit, lexo artikullin e linkut:
http://www.bebaime.com/konceptimi/si-mund-ta-dini-se-kur-ovuloni-
Të uroj fat.


Pershendetje doktoreshe, jam 1 vajze 23 vjec. Kam 4 vjet qe jam martuar dhe kemi 5 muaj qe tentojme per femije por pa rezultat. Kam grup gjaku 0. Gjate marredhenjeve kam pak dhimbje vetem ne pozicionin mbrapshte. Kjo me ben te mos e arrije orgazmen. Gjithashtu ne fund te aktit nje pjese e spermes del prape jashte. Jam perpjekur te mbaj barkun ne te ngrohte here pas here gjate dites. Nuk e di a jane efektive keto menyra. Ti shkrova te gjitha qe dhe ju doktoreshe te me jepni nje pergjigje te sakte. Theksoj se une kam bere vizite ne shkurt e me tha nuk ke asnje gje mund te vazhdoni te mos ruheni, burri jo. Me respekt pres pergj juaj ina.