Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Shtatzënia dhe pushimi

Mirembrema, jam nje grua shtatzene, jam ne javen e 6, mirepo kam deshire te shkoj ne pushim a eshte ndonje rrezik per shtatzani me shku ne bregdet? Te mjeku kam bere kontrollen para nje jave e kom komfirmuar shtatzenine mirepo keto dy gjera mi ka thene mos te kem marredhenje me burre dhe mos me ndejt me ambient ku pihet duhani! Te lutem pres nje pergjigje sa ma te shpejte nga ti te sinqerte. Ju pershendes.

Shoota Abazi (14 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Shota,

Unë mbetem e rezervuar në dhënien e lejes gjatë shtatzënisë, për të udhëtuar apo frekuentuar detin i cili shoqërohet edhe me rreze dielli. Vendimi është i yti, por të rekomandoj që përpara se të ndërmarrësh udhëtimin, të lexosh edhe artikujt e linkeve të mëposhtëm.

http://www.bebaime.com/udhetimi/udhetimi-me-aeroplan-gjate-shtatzanise

http://www.bebaime.com/udhetimi/deti-dhe-shtatzena

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti