Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/pyet-gjinekologun

Udhëtimi dhe pushimet pranë detit gjatë shtatzënisë

Pershendetje... Jam ne javen e 26 kam bere vizitat te mjeku dhe jam shume mire si une dhe bebi, por para dy ditesh pata nje si shtrengim te barkut ne pjesen e siperme, 7 cm mbi kerthize... ishte nje shtrengim qe zgjati 10 min dhe bajagi e forte pastaj kaloj, por edhe diten mbrapa e kisha ate pjese te barkut te rendume... cfare do te thote kjo? Kisha dhe nje pyetje tjeter ... deshiroj qe te udhetoj me avion, mjeku me tha nuk ke probleme, kam per te bere nje udhetim 4 ore me makine dhe 2 ore me avion, dhe kaloj ne nje klime shume me te ngrohte se ketu ku jam, dhe deshiroj te frekuentoj edhe detin, me takon te udhetoj perseri ne jave te 28 po te njejtin intenerar... Cfare me sygjeroni? Ngaqe kam pas dhe kete shtrengim, a e shifni me rrezik levizjen time....

Lola (15 vite më parë)

MD Mimoza Keta - obstetre - gjinekologe
Gjinekologja përgjigjet
MD Mimoza Keta

Përshëndetje Lola.

Shtrëngini i barkut që referon, mund të ketë shkaqe të ndryshme, por mendoj se nuk ka të bëjë me shtatzëninë për shkak të lartësisë që ka ndodhur. Të rekomandoj të kontrollosh masën ushqimore dhe konsumin e lëngjeve si dhe sforcimet e mundshme nga punët e në veçanti nga ngritja e peshave të rënda. Megjithatë një kontroll tek mjeku duhet të kishe bërë ose bëje tani, pavarësisht mungesës së shenja të tjera.

Unë mbetem e rezervuar në dhënien e lejes gjatë shtatzënisë, për të udhëtuar apo frekuentuar detin i cili shoqërohet edhe me rreze dielli. Vendimi është i yti, por të rekomandoj që përpara se të ndërmarrësh udhëtimin, të lexosh edhe artikujt e linkeve të mëposhtëm.

http://www.bebaime.com/udhetimi/udhetimi-me-aeroplan-gjate-shtatzanise

http://www.bebaime.com/udhetimi/deti-dhe-shtatzena

Të uroj shtatzëni të mbarë.

/komuniteti