Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Anemia ne shtatzani
Pershendetje mike te dashura,kam shkruajtur edhe njehere per kete problem keshtu qe me falni nese jam bere e bezdisshme.Para nje muaji e gjysem dola anemike nga analiza e ferritines dhe moratableta hekuri por ato i haja nje dit po nje dite jo ose me rralle se me dukej sikur me benin keq ne stomak.Tani e kam bere prap testin dhe niveli i ferritines me ka dale 6 dhe doktorresha me tha qe eshte teper e ulet dhe me dha prape tableta me doza me te larta por une prape po i ha pa rregull sepse me bejne te ndihem keq.Edhe vitaminat e shtatzanise i kam marre me rralle per te njejten arsye.Ju lutem me thoni a e ka kaluar ndonjera te njejten situate dhe si i ka ecur lindja,a ndikon gje te bebi se jam shume e shqetesuar.Edhe pak bej 34 javeshe dhe jam shume e shqetesuar se mos me ndodh ndonje gje gjat lindjes.
(7 vite më parë)
(7 vite më parë)
Eni shyqyr qe te ka lind bebi mir te pakten se fundja per ata po i bejme te gjitha keto sakrifica.Ju uroj shendet e dashur :)
Eni Eni (7 vite më parë)
Jo elsa bebi ka qen shum mir edhe me pesh shum mir po une e pata veshtir pak deri sa e mora veten edhe ende ndjehem si e lodhur po Zoti na ndimoft ti rrisim me te mira
(7 vite më parë)
Me falni per vonesen te dashura mike por sikur mos te mjaftonin te gjitha hallet qe kam na ka kapur edhe nje grip shum i keq,mezi po rri ne kembe,njehere vajzen tani mua.Flm per keshillat,do mundohem ti zbatoj edhe pse veshtire e kam sepse kur vjen puna te kujdesi ndaj vetes jam katastrof,as nuk e marr mundimin me pergatit gjith diten ushqime per veten edhe ilacet harroj me i pi ne te shumten e rasteve.Kenza ime shum te drejte ke se edhe doktorresha te njejten gje me tha dhe me ka kap tmerri.Eni pervec komplikacionit qe pate vet,bebi si ishte,a pati ndonje ndikim te ai?Se kjo me shqeteson me shume.
Eni Eni (7 vite më parë)
Elsa mos e le anash terapine se une kisha ket problem dhe ne lindje humba shum gjak u detyruan te me jepnin gjak +2 here plazm +2 here proteina
Luna Luna (7 vite më parë)
Perdor ushqime me hekur qe jan dhe qdo her qe i perdor tabletat perhejur duhet me nje got leng portokallit ose me vitamin c, tjeter sduhet te marsh me magnez apo Calcium sbashku,2 or para dhe pas marrjes te tabletit sduhrt te konsumosh gjerat nga qumeshti .e mira eshte ne mbremje pregadite nie leng te fresket te portokallit dhe pije sbashku metablet dhe bjer flej...une kam perdor rrep te kuq,moll dhe karroten sbashku te bera miks dhe i haja ashtu ne mengjes dhe skam qen deri ka fundi pak anemike ndersa ne te paren shtatzani shum kam hjek se skam dit qysh me u ushqye shendetshem
Jusra H (7 vite më parë)
Tabletat per hekur mos i pi ne barkun thate dhe mabasi ta pish ha buk kshtu nuk te mundojn, per vete kshtu ja boj se perndryshe me mundojn
Kenza Ime (7 vite më parë)
Nese do ta shpjegoj realitetin mungesa e hekuri apo niveli shume i ulet mund te rrezikoj jeten e nenes gjate procesit te lindjes..sepse gjate lindjes do kesh gjakderdhje ..dhe larg qoft nese do kezh ndonje gjakderdhje me shume se normal qe.mund te ndodhe gjate lindjes te cdo femer rrezikon shume..me fal qe u shpreha kaq drejtperdrejte por duhet ta marresh shume seriozisht trajtimin e ketij problemi urgjent..pervec tabletave me rregull dhe strikt ushqim strikt me.permbajtje te larte te hekurit...gjithe te mirat e dashur
$uzi **** (7 vite më parë)
Elsa patjer qe duhet te mundohesh ti marresh me rregull terapin e hekurit sps mungesa e hekurit tek ti ndikon tek zhvillimi i bebit.. Hekurin duhet ta marresh me ushqim, sepse ashtu do ta parandalohett mundimi. Mos e konsumo me qumësht, sepse kalciumi parandalon absorbimin e hekurit. Më së miri është ta konsumosh me ndonjë lëng portokalli apo lëng tjetër me vitamin C. Anemike jam dhe un dhe ka disa muaj qe marr tableta..dhe mundohem keshtu me ushqime nga pak..porqe duhet te shtohet ne djeten ditore me shume brokoli spinaqi karrota dhe portokallet..hajr inshaAll/ah Zoti na letsoft te gjithave
Ina Ina (7 vite më parë)
Elsa pasi qenke nga fundi permbaju terapis qe e ke, po shiko ne google cilat ushqime jane per anemi psh veze, fasule, peme etj keto te ndihmojne shume!
(7 vite më parë)
Elsa e dashur , pse nuk po mundohesh edhe me ushqim . Blej rrepa te kuqe dhe kombinoj me karrot e.molle, bluje dhe beje si smoothie. Gjithashtu leng rrepe ke me ble naper markete ,pije mengjes e mbremje nga nje gote . E mundesisht meri edhe tabletat qe ti paska pershkru dr.
**mah-babies* * (7 vite më parë)
Esla herkuri eshte shum i rendesishem,aq me teper ne shtatzani.Patjeter merri me rregull terapin qe tka shenu mjeku.Mos e neglizho per arsye te tilla,se nuk eshte diqka qe nuk luan ndonje rol te rendesishem.
Lena.A (7 vite më parë)
Prsh elsa..qenkemi thujse njejte me shtatzani edhe un para 2jave bera analizen dola anemike mjekja me pershkrujti tableta heferol+ vit.c nje here ne ditje e mbas nje muaji mtha me perserit analizen..konsumo edhe spanak e dashur e sallata une keshtu bej vetem e vetem te perfitoj gjakun..te uroj cdo te mire

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?