Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ivf e 3 negativ
Hey goca si jeni!
Une mora sot prgj e ivf se 3.. serisht negativ . Eshte e kote te shkruaj per gjendjen se besoj pak a shume ju qe keni kaluar ne te tilla situata e dini si mund te ndihem... keto ishin dy embrionet e fundit nga ato 8 qe mu krijuan... doja te pyesja, pas sa kohesh nga ivf i fundit keni filluar nje stimulim te dyte.. une i bie te filloj proceduren krejt nga fillimit. Si e keni kaluar, sa e veshtire ka qene dhe pas sa kohesh keni fillua stimulimin nga fillimi??
Desa Haliti (2 vite më parë)
Eeaas Eeaasa (1 vite më parë)
Desa haliti prsh si je e dashur mund te me shkruash ne privat ?
Eeaas Eeaasa (1 vite më parë)
Desa haliti prsh si je e dashur mund te me shkruash ne privat ?
Desa Haliti (2 vite më parë)
Me shkruaj! Me ben dot ftese se spo t gjej dot
Alexia Reci (2 vite më parë)
Desa haliti a mund të flasim privat?
Desa Haliti (2 vite më parë)
Shiko cdo gjinekolog ngelet eksperience personale per kedo nuk e diskutoj, por per sa i perket halim kosoves, mesa kam info nuk eshte mjek i specializuar per probleme fertiliteti. Eshte gjinekolog i thjeshte
Ensila Sila (2 vite më parë)
Desa un per momentin kam bere vetem vizit te doktor halim kosova ,pasi e pash qe klinika ivf tirana ku eshte mjek edmondi nuk po me jepte zgjidhje me shume po e shikonte si biznes dhe asgje me shume
Desa Haliti (2 vite më parë)
Faleminderit sila! Nuk e di fare ne fakt. Po qetesohem pak kohe dhe pastaj duhet t nis ta mendoj seriozisht cfare do bej. Ti ku po ndiqesh per momentin?
Ensila Sila (2 vite më parë)
Pershendetje desa me vjen keq qe nuk po te plotesohet deshira e madhe.Une jam ndejkur tek mjeku edmond por me eshte dukur shum i ftohte plus nuk te jep shum shpjegime ,kam bere 2 iui dhe qe te dyja kam deshtuar plus qe amh e kam 2.44 jo shum te ulet .Dhe me e keqja analizat qe kam bere ne kliniken e tij kur jam kam treguar mjekut tjeter me ka then pse nuk ke marr mjekim per prolaktinen kur ne analiza te ka dal e larte.Eshte fat me te vertet po te gjesh nje mjek qe do me te vertet te te ndihmoj dhe mos shikojn te gjithe si biznes .Mundohu te qetesosh veten te besoj se sa do qe thua do qetesohem mwndja te shkon cdo moment se po e kaloj vete .Ne momemt qe e ndjen veten mir shpirterisht me mir provoje ne turqi se sa ketu . Kurre mos i humb shpresat
Desa Haliti (2 vite më parë)
Une tani n shkurt bej nje vit nga stimulimi i pare i vezoreve. Por qe do pres sigurisht dhe pak pasi kjo ivf e trete me dermoj fare psikologjikisht... nje gjendje apatike e tmershme, por qe do kaloj, ne jemi te gjitha te forta :)
Desa Haliti (2 vite më parë)
Ana si je! Faleminderit shume per gjithe sqarimin qe me ke bere. Mua trupi me reagon shume mire. Realisht nuk po kuptoj ku qendron problemi. Fakti q mu terhoqen 15 veze, mu formuan 8 embrione eshte rezultat mjaft i mire mendoj... mgjte mora doct tim ne tel per ti thene se cfare mund te bejme ndryshe heren tj( pasi nuk doja te levizja nga klinika)... mu duk pak i ftohte ksaj rradhe, ndoshta as atij si vjen mire per rezultatin tim pasi eshte doct me emer... dhe e pyeta a do bejme analize gjenetike apo dicka, dhe nga menyra si me foli kuptova qe nese do filloj edhe nje cikel tj stimulimi i bie qe ai do ndjek te njejten procedure... une disa kohe do qetesohem(2-3 muaj besoj) dhe jam duke menduar per nje doct edmond bizbiqi n tr.. nese dhe nga konsulta me te une do kuptoj qe procedura do jete pak a shume njesoj, do nisem per turqi.
Ana Ferti (2 vite më parë)
stimulimi i vezoreve nga fillimi behet 6 muaj nga stimulimi i kaluar . Disa doktor kur e kane axhenden e ngarkuar te thone me shume, por 6 muaj lejohet. asnje veshtiresi nuk ka fizike, vetem kjo gjendja qe po thua vete, merzia, frika . Po nuk duhet me u dorezu derisa te behet
Ana Ferti (2 vite më parë)
testimet gjenetike behen si fillim tek cifti, te dy bejne kariotip, nese del njeri me problem patjeter testohen dhe emrionet gjenetikisht. Nese kariotipi te dyve del mire ath emrionet nuk testohen. Kur ka shume ivf te deshtuara doktoret zakonisht kerkojne dhe testim embrionesh. Behet testimi gjenetik, PGT-A zakonisht, dhe emrionet qe dalin te sakta ruhen per transferim, embrionet me probleme nuk transferohen asnjehere. Me emrione te testuara dhe normale shanset jane me te larta, me statistika pasi ke transferuar 3 embrione te testuara 90-95% jane shanset per te mbet shtatezene (kur mitra eshte ne rregull). Gjithmone ngelet nje % qe nuk mbet per shkaqe te pashpejgueshme. Kaq info kam une per testimet gjenetike. Persa i perket cmimeve ne turqi jane shume me te lira dhe rezultati del shume shpejt krahasuar me Shqiperine, psh kariotipi ne Shqiperi mer 2-3 muaj, ne turqi 2 jave. Emrionet nuk e di sa kohe merr pasi nuk e kam provuar akoma , por cmimi e di qe eshte me i lire . Ne shqiper rreth 200 euro per embrion kushton testimi, ne turqi kam pyetur tek klinina ivf tup bebek, testohen deri ne 11 embrione me 700-800 euro dicka e tille, po mund te kene ndryshuar cmimet . Kur ke pak embrione doktori te fut te besh edhe nje stimulim qe te grumbulloje sa me shume. Embrionet testohen vetem te dites 5 ose 6.
Alexia Reci (2 vite më parë)
Dua e bëj tek spitali bahçeçi
Dua ?? (2 vite më parë)
Alexia reci e dashur a bën me dit ku jeni duke e ber ne turqi
Desa Haliti (2 vite më parë)
Alexia, po ne momentin qe dalin me anomali, i bie qe nuk transferohen??
Alexia Reci (2 vite më parë)
Unë të kuptoj më së mirti edhe kush e ka kaluar këtë situatë, unë hera tretë negativ plus këtë here me gjenetik të embrioneve por dolën me anomali, procedura nga fillimi ivf , një cikël pushim më than edhe nisi prap. Në turqi e bëj kete proçedurë
Dua ?? (2 vite më parë)
Inshalla e ke shneten mas pari e ke sukses heran tjeter .E dashum kisha pas deshir me ba nje kontroll trk dr kosta a ke nr kontakti te kti doktori un jom nga kosova
Desa Haliti (2 vite më parë)
Inara mund te duket pak budallallik pas 3 ivf te deshtuara kjo qe po them por besome, klinika qe po ndiqem eshte nder me te mirat ne tr per rastet e infertilitetit. Dr kosta eshte nder me te miret, per te mos thene me i miri ne tr per ivf. T treja heret me ka bere dicka mdryshe ne terapi. Trupi im reagon perfekt. Rezultati pastaj ne fund negativ.. e vetmja gje qe besoj duhej bere ndryshe prej fillimi duhej ajo analiza gjenetike, qe mesa kam degjua heren e para spara sygjerohet.. heren e fundit bere dhe hsc mos gaboj, histeroskopi.. cdo gje okay Realisht, kete vit jam rasti i vetem q dal negativ. Atje edhe iui qe zakonisht rezultojne negative, atje jane pozitive. Iui e fundit qe kishin bere ishte me trinjak imagjink
Desa Haliti (2 vite më parë)
Rita me vjen keq! Une e kam bere tek doct kosta dhima. Klinika adc ne tirane. Nuk u kam bere analize gjenetike embioneve
Inara Amara (2 vite më parë)
Pershendetje desa, po me vjen shume shume keq. Menjehere pas 1 cikli mundesh me fillu prape. Po mua mjeku yt spo me duket shume profesionist e as me pervoje (nga ajo qe ke shkru). Ani pse sjelljet i kane te mira dhe te bejne te ndihesh mire - edhe kjo ka rendesi, por pervoja eshte shume ma me rendesi. Kur ke infertilitet te paspjeguar si rasti yt, dhe i imi qe e kam pase, duhet gjithsesi te shikohet cdo gje ne detaje. Embrionet e dites se 5te duhet te jene gjithsesi, dhe tjau besh analizen gjenetike. Uroj te behet me e mira per ty.
Rita Rita (2 vite më parë)
Pershendetje e dashur edhe une kam ber ivf dje e kam mar rezultatin negativ ,ku i ki bo ti ivf ,qfar kualiteti i ki pas embrionet

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?