Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

/Pyet nënat

Ju lutem me ndihmoni, po kaloj ne depresion!
Jam e martuar,po pres te behem se shpejti nene,por nena e burrit tim po na e nxin jeten. Nuk po na le te bejme nje dite te bukur. E imagjinoni dot se cpresion psikologjik kam,ne vend qe te isha e qete dhe te mendoja per beben time me duhet te hap sy dhe veshe qe te kem kujdes se mos ajo me ben keq. Jetojme ne nje shtepi edhe pse une dhe burri jemi ne hesapin tone ,na ka ndare me te gjithe njerezit na perndjek gjithandej. Une nuk flas me te prej 10 muajsh por prap ajo do e gjeje dicka per tu zene me mua. Nuk me jetohet ne kete shtepi me duket si varr,me shtin tmerrin,burrri me qendron shume ne krah,me mbron,por e keqja e tij eshte se nuk pranon qe te largohemi ne shtepi me qera,thote nuk e leshoj shtepine time. Nje dite vjehrra mua afrua shume saqe me kapi panikun se do mi beje keq femijes qe kam ne bark. Me urren vetem se une i perkas nje besimi tjeter fetar.Me ka bere keq me mijera here.Ja kam shume friken sepse gjithmone ka qene terbuar,por ne momentin qe une kam mbetur shtatzene kjo eshte terbuar edhe me shumeJu lutem me ndihmoni se cduhet te bej,jam ne hall te madh,ne kete moment jamn e mbyllur me celes ne dhomen time se ndryshe dhe me duhet te pres burrin qe te kthehet nga puna pastaj te dal nga dhoma te kryej nevojat e mia apo te ha buke. Si mund ta nxjerr ne jete kete femije me keto probleme qe kam ne shtepine time. Mund tre me jepni ndonje keshille se si mund ta qetesoj trurin dhe te sjelle ne jete nje femije te shendetshem?
Kloa 1 (13 vite më parë)
Artan (11 vite më parë)
Prsh desha tju pyes se si mund ta di qe femija eshte i imi? Qka duhet me bo ?
Kloa 1 (13 vite më parë)
Deniz me behet qejfi qe ti e kapercyer kete problem,por me kete vjehrren time eshte e veshtire ta besh te mbyllet ne dhome,sepse sapo te dal une nga dhoma ime ajo me vihet pas duke me provokuar ne menyra te ndryshme. Do te doja shume ta kaloloja keshtu si ti
Deniz Xhoga (13 vite më parë)
te njejtin problem kam dhe une. Isha shume e shqetesuar tre muajt e pare, pastaj mblodha veten, pasi stresi i bene keq femijes. Tani, dal e qesh njesoj sikur ajo te mos ekzistonte fare aty. Tani mbyllet ajo ne dhome te vet. Mos harro kur dicka behet faktike dhe njeriu me i keq zmbrapset
(13 vite më parë)
Loida dua te them vetem nje fjale: ju e dini qe ne e dijme :)...se edhe me poshte kishe provoku me nje pyetje...
anila amra (13 vite më parë)
oj zemer mos ja var fare veshi se edhe une te njetin problem e kam si ti po qka me be,mos mendo hiq per ate budalllaqe mendo per djalin tend qe do te vije ne jet mos mendo andej hiq se ndikon shum te beba oo moj ela sa shum ngjan ne mua te njejtin te njetin hall kam po mu aq qe ma ndin hiq veq kendoj kah te sille ajo plas prej inati une i kom dy femij djal e vajze edhe ti vepro te njetin veq kendo per inati ajo plaket para kohe.. te pershendes shum edhe te deshijor lindje te mbar edhe te lehte..
Edlira Tirane (13 vite më parë)
Ela 1 , te me falesh por nuk di se sfare emri ti ve historise tende, nuk ka kuptim qe nena e burrit te te urrej thjesht sepse ti i perket nje besimi tjeter, nuk e di sesa besimtare jane ata, por mashkulli musliman e ka te lejuar te marri nje femer qofte edhe te krishtere rendesi ka qe mos te jete e pafe( ateiste). do isha e mendimit qe ti merrnit gjerat shtruar e shtruar te bisedonte burri edhe me pjesen tjeter te familjes se vet vellain a motren edhe ti jepnit zgjidhje kesaj pune se keshtu do arrini vec ne piken qe nena do urreje djalin e saj edhe djali nenen e tij. Do Zoti gjerat u rregullohen!
loida (13 vite më parë)
mori nana po qysh thuhet vjehhrra shtrig shkendie nese ke nana nuk duhet ta thuash at fjal me ngadal moj vajz se nuk duhet ngutur edhe ajo asht nan e dikujt asht gjynah ti thuash keto fjal sa kam lexu un ti kogja shpesh shkruan per besim fetar e ta perdoresh ket shprehje nuk ben julutem me ngadal nana se askush nuk jeni qe ti thuani nje nane te dikujt sht´rig katil e poshter e sene vene ngadal ngadal
Kloa 1 (13 vite më parë)
te lumte goja ela
Ela Ela (13 vite më parë)
mos u bej merak se nuk do i ngjaje asaj sepse femija juaj do rritet me dashuri dhe nuk mund te behet ndryshe nga ti dhe burri.gjithe te mirat e dashur.
Ela Ela (13 vite më parë)
Ela mos mrndo fare per problemet me vjerren vetem mundohu te jesh e qete per femijen tend sepse stresi nuk i ben mire.Mendo qe burrin e ke ne krah dhe femija do ju lidhe me teper me njeri tjetrin.Mendoj qe je nga jugu se andej keshtu i kane vjerrat xheloze per nuset.Te lutem mendo vetem per bebin tend se te tjerat rregullohen.Te uroj gjithe te mirat ty dhe femijes.
Lena * (13 vite më parë)
Hmm vertete me vjen keq Ela qenke ne halle te madhe mirpo ti dhe burri juaj nese nuk ndryshoni diqka per te miren e juaj atehere gjendja ka me mbete ashtu siq eshte ju duhet te mereni vendimin sa eshte heret mos te kalon cdo dite ashtu sikur te ishe ne burge shtepijak per shkak te vjehrres sepse ngarkesa psiqike te shkakton deme ty dhe bebit qe e mbane ne bark vertet gjynah me vije per ty e a mendojne vjehrrat ndonjehere se edhe ato kan qene dikur nuse epo ka disa vjehrra jane te tilla dhe jane ashtu vetijake vetem per veten e tyre mendojne....... e mua me ka vdekur vjehrra nje vite para se me ardhur une ketu ne gjermani e nuk e kam njohur shume vetem kur bisedojshim ne telefon..... e ty era te uroje qe se shpejti te gjeni zgjedhjen e duhur dhe te jeshe e lumture me burrin dhe me bebin qe do te vije ne jete te uroj cdo te mire
Kloa 1 (13 vite më parë)
faleminderit te gjithave, Ju as nuk me njihni dhe mundoheni te me qendroni prane me komentet e juaja po e beni kete per te miren time dhe te bebit tim,ndersa vjehrra ime po i ben keq djalin te saj dhe nipit (qe eshte djali qe kam ne bark)
(13 vite më parë)
oj Ela mua po m kujtohet rasti jot.kjo me vjehrrin qe ka vdek me breng e ke treguar edhe njehere me pare.dasht Zoti qe gjithcka te behet si shte me se miri per ty dhe djalin tend.
(13 vite më parë)
me erdhi shum keq per ty ela ,, zoti tu befte ndihme ishalla,, mendo per bebushin tend
Hamdije ... (13 vite më parë)
ela me vjen mire keshtu do mundim me mire tet drejtohemi kur ben ndonje pyetje
Riola ... (13 vite më parë)
ahhhh ela e kuptova...o zot sa keq qe me vjen...edhe un burrin te fese tj e kam po nuk kam pas noi her probleme...nuk mund ta kuptoj se si jetojn tipa tr tille vec per te na harxhu oksigjenin
Kloa 1 (13 vite më parë)
hamdije e ndryshova emrin
Hamdije ... (13 vite më parë)
x x me fal qe pot them po nese ka mundsi me shkru nje emer cfardo qoft ne vend te x se kur po du me tu drejtu me vjen sikur po shkruaj me vetem me respekt mbetu e pershndetur
Riola ... (13 vite më parë)
oj xx ma ke bo mishin kokrra kokrra per zotin kur kam lexu cfar ke shkru....nenat te kan keshu shum mire e un nuk kam shum cfar te shtoj...mesa po kuptoj burri yt nuk do te largohet nga shtepia sepse nje pjes e saj i perket dhe atij dhe po te largohet nuk ka mundesi me te kthehet...e kuptoj dhe qe jeta ne shqiperi eshte e shtrenjt e sidomos nese jeton ne tr...po me mire do ishte te ejtoje ne nje dhome e ta kesh mendjen e qet sesa kshu...po sikur te flasesh nje her me vjerrin ndoshta ai te kupton dhe i jep nje mesim nuses se vet...dhe tj keshille qe do te jepja te flasesh me familjen tende nese nuk do te merakosesh nenen flit me vllain dhe motren do ta shofesh qe do lirohesh se do kesh nje shpatull ku te mbeshtetesh dhe ndoshta ato te ndihmojn te dalesh nga kjo situat....mos harro qe familja jote kurr nuk do ti kthej krahet per kete jam 100% e sigurt
Hamdije ... (13 vite më parë)
motra e vjeres sime kishte probleme me nusen e folshin me vjeren time e vjera ime i tha nje fjal qe un e mbaj mend i tha oj moter ti ndoshta nuk e don nusen po a e do djali tha po e vjera jem i tha e djali a e do nusen tha po aji e ka kthy kah ajo e vjera i tha jo moter mos ben shere po respektohe nusen se nese ato ndahen cka mendon se tjetra qe do vi ma e mir do jet ajo do jete me e keqe se djali yt nuk do e don ate e ajo nuk dot don hic ty
(13 vite më parë)
e mbaj mend ke tregu si jeni dashuru dhe qysh ste don vjerra...po hajt qetesohu mbasi e ke burrin per vete do vi edhe per ju nje dit qe do shlironi nga ajo...zoti e dit qbeft me at grua
(13 vite më parë)
xx ishalla te ndimon zoti ..e gjen nje zhgjidhje te largohesh nga aty.....nese spengon te pys a je ti qe ke tregu nje rast se te ka vdek vjerri edhe ste ka lan vjerra me pa se nuk te ka dasht qe je nje besim tjetr
Delisia Delis (13 vite më parë)
Bravo ketu me pelqeve te jesh e forte per bebin dhe bashkeshortin tend, mos lejo askend tju prishi lumturine tuaj. Fshiji lotet dhe behu e forte, rendesi ka qe burrin e ke ne kraghun tend! Forca
Kloa 1 (13 vite më parë)
para 2min me telefonoj burri dhe e kuptoj nga zeri qe kisha qare dhe me tha: po ti moj don me ja bere qejfin asaj qe rrin dhe qan? kam dy arsye per te mos qare: 1 per beben time qe e pres me padurim ta kem ne dore, dhe 2-per te mos ja bere qejfin asaj se ajo kete don me arrit, por nuk mundem jam krejt e pafuqishme ajo eshte me e forte se une
ija h (13 vite më parë)
mire te ka then Besiana kenaqu me te miren qe te ka dhen zoti ta ka ofru mundesin me te mire per tu bere nen , e asaj leshoja rrugen mesa e shohe une ajo nuk po besojka askund se nje njeri qoft katolik apo muslimon nese beson diku aj nuk ja ben as dushmanit nje gje te keqe e leje mo nuses se djalit vet , qka mendon ajo neser me met tap rrap pa leviz asgje kush mu kujdes per te mos mendo se do njerez qe kan bere keq e kan perjetu shume keq pleqerin te pershendes e leje ato allahu e drejtoft ne rrugen e vet , kurse djali i saj te ka desht ty qa ka ajo , ti je martu tek muslimani sesht asgje ti sja ke nderru fen burrit tend , mjer ajo mjera qe nuk e din se sa ne gjynah hy me ty si krijes e zotit edhe me ate krijesen tende te vogel qe rritet brenda teje te pshendes e ishalla ma shpejt nje zgjidhje
Besiana Kosumi (13 vite më parë)
Xx allahu nuk harron aske .Qdo sprov e ka miresin e saj.Asniher mos i humb shpresat e banu e fort ti nuk je e dobet qe te dobesohesh para asaj.Kush eshte ajo? Nje krijes e allahut po sikurse edhe ti ajtt mos ja vno veshin se kurr keq sun te ban.Veq ke kujdes shmangju takimeve e konflikteve me ta e banju krah burrit se ai ndihet me se keqi ne kete rast sepse nana eshte gjaja ma e rendesishme ne jete e kur e sheh qe nan e nuse nuk shkojn mir atij zemra i qan.Kshtu qe mos mu ba pesimiste se pesimizmi ska vend nese i beson allahut.Ajt tash banu e fort e qu kfillu pak knaqu me mundesin qe te ka dhan allahu me pas nje bebe ne barkun tand
ija h (13 vite më parë)
pershendetje X X me erdhe shume keq se tani sa e lexova shkrimin tend qka sman kjo tok , behu me e permbajtur mos ja vendo mendjen asaj benu kinse nuk degjon ajo me qato krejt kop , e pse ciles fe i perket ti ciles burri jot me falqe tepyes , por tash sesht me rendesi feja me rendesi qe ju kaloni mire te pershendes shume ne cilin qytet jeton
Besiana Kosumi (13 vite më parë)
Qetesia gjindet kur i drejtohesh te vetmit ,krijuesit tand.Kur je ne te mir e ne te keq e ke ate qdo her andaj ban dua t e ai e fol me burrin.Mbeshtetju allahut ska mbrojtes me te mir se sa ai.
Luana . (13 vite më parë)
Plotesisht pajtohem me besianen
(13 vite më parë)
X x me fal qe te pyes, por me duket qe edhe nje here tjeter e ke hape nje teme te tille? Apo e kam gabim?...
Besiana Kosumi (13 vite më parë)
Pershendetje xx .Qka ska ne dunja tulifar vjerre allahu na rujt.Me islam e dashur ti e ke te drejten qe te jetosh veqmas me burrin tend , nuk i ke obligim me i kqyr as nanen e burrit e as baben e tij ,qfs e ben e ben prej miresis tande.Mua me erdh mir se ti e ke deshiren e flakt qe me arrit knaqesin e burrit tend gje te cilen duhet ta ket qdo grua por bisedo me burrin e mos e ngarkoveten me ate qe ste ka ngarku allahu.
Luana . (13 vite më parë)
ooo me qudite xx spo muj me mar me men qe ka kso njerz ani per djalin e vet te bej zi e me zi ncncnc..un po them se duhet ta dergoni te ndonje psikiater..e ti xx ruaje qetsin...dilni me qera dikund se joo ashtu nuk mund tjetohet
loida (13 vite më parë)
ska azil ma ka vdek azili provoje amo ska ma mundohu te jesh e qet pasi burrin e ke ne krah mos ta ndin per vjehhrren se asaj i vjen dita qe ka me tu kut ty per nevoja te veta amo prap beje se ti ke te ardhme e zoti te ndihmon
Hamdije ... (13 vite më parë)
hmmm zdi cka te them vec kur sisha mbyt per vjeren ose me thjesht per nje person si vjera yte ajo kur te fol un kisha kesh met madhe me zor e isha po kinse nuk egziston
(13 vite më parë)
po xx e mora me prano
Hamdije ... (13 vite më parë)
x x me fal qe pot them pbasi ty te pengon vjera edhe kur e sheh ne rug ateher i bije qe ti je ajo qe nuk e do vjeren jo vjera ty..ndoshta e kam gabim po ky eshte mendimi im
(13 vite më parë)
xx a i more qe te kam shenu per gjdo pytje mundesh mem pyt ska prooblem
Eni Deon (13 vite më parë)
po ndonje pune te lehte a ke mundesi te gjesh?qe te largohesh nga shtepia kur s\'eshte burri
Eni Deon (13 vite më parë)
me fal qe po te pyes a jeton ne fshat apo ne qytet? se psh ne qytet mundesh te dalesh gjate dites qe te mos perballesh me te
(13 vite më parë)
ne franc ne dijon ka kerkuar azil ama pare 3 vite ka kerkuar mir po gjinden edhe do letra te tjera qe keni mundi me i marr te gjith sepse un kam shum te njfshen ne fr edhe me kan treguar mir po te tregoj per ato letra dergooma me pranu portalin tend te shkruaj ne mur edhe te tregooj
Hamdije ... (13 vite më parë)
e nderuar problemin qe ke cekur fatkeqsisht ne nuk mund met ndimu aspak ket problem duher ta shqyrtosh me burin tend dhe vet ne fund te fundit tregoja ku e ka vendin dhe masi je e ndar hic mos i kthe muhabet nuk dot ben azgje sigurt
Asi Gavro (13 vite më parë)
nga cili vend je xx se dhe une nga shqiperia jam????????????
Kloa 1 (13 vite më parë)
ne shqiperi jetoj
(13 vite më parë)
Pershendetje XX me vjen shume keq se po te ndodh kjo gje e tmerrshme por mbasi je shtatzane injoroje vjerren pra mos ja vere veshin se nese e sheh qe ti po nervozohesh ajo bon edhe me shumd e ti kshyre shtatzanin tende e tani bisexo me te qart se ku qendron problemi... Te deshiroj qetesi shpirterore mendO pozitivisht pra ne bebin qe eshte nje mrekulli e Zotit
(13 vite më parë)
XX nga je ti nga shqiperia aaa sepse ekam nje shoqe kaa qend nga tirana esht shkuar ne franc azil edhe tashti i ka marr letrat me burr mir po kam fol nje dit me ta e mduket tashti te shqiperis nuk kan drejt te kerkojn azil ne franc vetem te ksoves ka drejt mir po shum marrin letra ne franc
Asi Gavro (13 vite më parë)
me fal xx por ajo perbendesh eshte apo njeri??kaq karakter te dobet ke ti??behu e eger me te dhe shihe se ska per tu afru me..
Eni Deon (13 vite më parë)
me fal a ke komunikim te mire me ndonje njeri nga fisi burrit?nese po fol me te e tregoji gjithcka po te ben vjehrra jote
(13 vite më parë)
Oj xx sa ka jetuar s jeton dot më , keshtuqe durim zoti te ndihmoft me te mira
Eni Deon (13 vite më parë)
E dashur xx mendo se ka nje Zot. do t\'i vije dita edhe vjehrres tende te gjykohet per gjynahet qe po ben.ti vetem mendo per bebushin tend e qendroji prane bashkeshortit
(13 vite më parë)
XX me fal qe po perzihem ne jeten tende private mir po ktu ne belgjik shum shpesh ka emisijoone per shtatzani edhe tregon qe beba kur ti ben 5 muaj e per pjet gjithqka degjon edhe ja nje nenes zerin edhe babes mir po thot dikush kur ti pisket nenes se saj ajo ka shum frik edhe tubohet prej frikes i rre zemra shum mir po ne qoft qe nana nuk ka frik shum edhe ajo ska shum tremet mir p prap qetsohet te kshilloj beje per hater te bebes mos u tut shum rri e qet sa te mundesh beje per bebin qe mos ti japesh tut ,edhe pas taj thot kur te qan nena ajoo rri e merzitur sikur po te she sepse gjdo veprim qe bejsh ti ajo te ndegjon po te fooli si moter beso un po e lypi edhe nje her per nje her se kam ty ta ka dhen allahu mundohu qe te jesh e qet moos u fjalos me as kend mundohu qe ti mbyllesh veshet kinse nuk po nin as gje buzeqesh e di qe nuke esht let po beje per hater te bebes sepse ta kishe pas problemin mos me mbet shtatzen kishe then kisha ber gjithqka vetem ta kisha pas nje fmi
Asi Gavro (13 vite më parë)
epo ta perzeje nga shtepia ateher burri ate ..ska rruge tjeter..
Kloa 1 (13 vite më parë)
burri me nenen e vet nuk flet me goje,kur une jam te njerezit e mi ai gatuan vete,lan rrobat vet. ai ja ka fut vizen si nene
(13 vite më parë)
oj xx e qa mendon ti nese qendron aty kush kujdeset per ty bile 2 dit e para pasi qe t lindsh ?? mere moj vajz telin thirre mamin tregoja te gjitha dhe me nje fjal biri veti mas mos prit ma se sa ma shum qe kalon koha lilndja t afrohet
(13 vite më parë)
oj xx mamir me dal me jetu pa vjehhren se sukur po thu ti mbasi te lindi do ti sqaroj hesapet me ta ti adon me u mbyt me ta a edhe mashum te marrin njerzit tjer ne hund thojn spaska pas faj plaka se qka koka kjo e zgjedhe njanen no pasurin no rahatin e trurit qka pot vyn shpija kurte shkon truni edhe ti xx qe the se kur e binda burrin me dal epava te merzitum hajt se edhe ai pu merzitka per nan te vet se met dasht aq shum as 24 or nuk te kish lan me nenen e vet por koka edhe ka ti edhe ka ajo
(13 vite më parë)
pajtohem me ty diellza por ahhh dashnija tash tana qeshtu moj diellz po menojn mir e pju del keq
Asi Gavro (13 vite më parë)
e dashur nje fjal te fundit te them..burri jot ka frike se mos ja merr vellai tjeter shtepine apo si eshte halli???apo jan kushtet ekonomike qe nuk largoheni dot???nese jan kushtet ekonomike merr mamin ne tel qe tani i thuaj se cfar po kalon dhe shko rri te ajo deri sa te gjeni nje rruge tjeter..sepse ajo qenka kaq e keqe sa mund te jetosh me vdekjen cdo dite..nuk jetohet ashtu ..sepse ditet jan te shumta ..ajo mos sot neser do te bej keq ..dhe ti do humbesh..me mir ik dhe qetesohu
(13 vite më parë)
XX te pershendes se pari ishalla je mir edhe urooj qe bebin ta kesh mir.ndersa sa i perket vjehrres mos ja vno veshin qka te thot kur ta lindish bebin mos ja le gjdo her fjalen ska nevoj kerkushi me te shken ti dili zot vetvetes sepse sa ma shum qe tjua len gjinve aq me shum po e qojshin kryt edhe po te shkelshin kta e kam provu vet mos ta nin ske pse te kesh frig prej sa edhe ajo esht njeri si ti edhe ti ke foorca me ja arrit me i dal zoot vet vetes po ne anen tjeter moos u brengoj shum sepse ka shum ksi njerz qe jan me zemer te lig ekam pas nje shoqe me ka vdek me treguan per vjehrren e sja tuj dhan shpirt edhe se like rahat ka ksi gjin ama do ta pagujn para allahit nje dit te pershendess te uroj te gjitha te mirat
(13 vite më parë)
edhe une hiq spajtohem qe thot dikush qe burrin kqyre me qata ki me qu jeten po kerkush smundet me shku me nje ishull e me jetu veq me qate burr edhe aj burr pa pas naj damar te familje s vet ska qare qa po di une kisha kqyr si pako krejt qa vjen komplet jo eq burrin qe me burrin je mire po me tjeret keq me pas kqyr ma holl tkish dal ma mire ,thjesh edhe familja jan boll me rendesi sesht me than qe veq burri shume i mire
Kloa 1 (13 vite më parë)
para se te vija te jetoja ne kete shtepi,morem nje shtepi me qera burri kishte gjet edhe nje pune te mire,por kjo e kishte marre vesh dhe ja prishi punen si dhe ju lut qe te ktheheshim ne shtepi me te duke thene se nuk do ju shqetesoj na kerkonte falje, erdhem ne shtepi dhe vetem nje jave u soll mire me mua
(13 vite më parë)
ajo vjehrra jote a ka tentu ndonjehre me t godit ose me t lendu diqka fizikisht apo vetem nga fjalet ke frike/?
(13 vite më parë)
x x ti masi e ke dite qe nga fillim q e nuk te dojn tjeret pervec burrit pse nuk dilshi bashk me jetu dikun une nuk e di si ke pranu ti me shku ne ate familje e familja jote mos me mmujt me ardh te ti e me pas qene ne banes tanden kishin aardh edhe tut edhe te tijet nese dojn nese jo diten e mire secili ne shpi te veten
(13 vite më parë)
ne cilin muaj je?
Kloa 1 (13 vite më parë)
nuk ka te beje feja sepse kush beson ne zot nuk ben keq,une zgjodha burrin per te nuk kam verejtje
(13 vite më parë)
Ahh moj xx tjesha kan edhe une met ndihmu une e kisha mbajt e ti ikishe mshu se poe lypka
(13 vite më parë)
kurkush spo t thot mu nda me burr thjesht mendo per veti edhe per fmi mas pari.oj XX qysh thot ni fjal 2 dur per ni kry .shpeto kryt e ton edhe t bebes e burri tani le t gjen zgejdhje ..pse kur e ka njoft familjen e vet t ka mar n qaf edhe ty pra??
(13 vite më parë)
Oj @ blert lexo pak mamir komentin se xx po tregon kjart se vjerra spe don qe esht e fes tjeter se boll kam pa me yrry rejen veq qeshtuu shtatzane e me tentu mi ra skam pa
Kloa 1 (13 vite më parë)
ehhhhhhhhhhhhh kur te lind do e mbyll femijen me celes ne dhome dhe vetem atehere do merrem me vjehrren time mendoj qe do mi paguaje te gjitha
Asi Gavro (13 vite më parë)
po ajo sqenka plake ajo qenka mafja e cias amerikane....mos te vij keq per burrin dhe te durosh ti gjithshka??po per femijen tend kush mendon..ik te mami jot dhe qetesohu..
(13 vite më parë)
kjo shkurt e trup qenka martes me zor ty veq burri te pasa dasht se tjert jooo e ti dhe burri me vakth ka vyt mi sqaru hesapet e mosme jetu nat shpi e jo me prit tash me i ba tepresijon edhe bebes ne bark
Lolaa . (13 vite më parë)
Mire , po ti qe po thu ma mire me pa marr te fes tane, ndoshta e fes vet i kish dal edhe ma e zez, pse jan njerzit e prisht ne zemeer ska te bej me fe.
Kloa 1 (13 vite më parë)
epo burri nuk flet as me vellain as me motren as me nenen e tij prej meje dhe une nuk mundem tja kthej kurre shpinen
(13 vite më parë)
po veq a osht n rregull per fmin ton me kalu nepper krejt qit sstres qysh n bark? po kur t lindsh a guxon me hi n banjo e me lan fmin n dhom !? se ti the qe osht e rrezikshme ajo vjehrra jote// fol moj me prindit e tu ani qe ju dhimesh edhe ti se ki pi qefi po pi zori
(13 vite më parë)
ee @blerta tash mujn mi then familja vuj me vjehrrin e me vjehhren se spona dhimesh se vet e ke dasht at djal qe esht pjella e asaj plakushe
Kloa 1 (13 vite më parë)
familja ime nuk e dine se ne cshtepi jetoj se nuk na ka lene kurre ti sjellim ne shtepi,por edhe une nuk u tregoj gjithcka se nuk dua ti merzis
(13 vite më parë)
oj XX un spo t kuptoj valla qitash??!! qa ka lidhje a vun burri ? ju jeni 2 shpirta ai osht njo ? edhe so tash ok me vujt ti pse ai e ka nenen e prisht
Asi Gavro (13 vite më parë)
po pse kaq e forte qenka ajo zhgarra???nje cope plake si ben zbor...? po te jet kaq e keqe dhe nuk mund dot nje plake..ik te mami jot ske pse helmon gjakun aty se ke femijen..burri po te deshi do iki pastaj nga shtepia..2 rruge ka i thuaj burrit o do iki te mami o gjej shtepi tjeter i thuaj..
(13 vite më parë)
...shum me preku ky tregimi i jetes tende. sa muajshe je tani zemer? po familja jote e di se cfare po heq ti ? cfare thot nena jote ose babii, pse s shkon tek ata nje koh..deri as te beni nje zgjidhje me burrin..
(13 vite më parë)
e ani tash durojee pra masi vet ke pranuu po ma mire nihere te kish vujt burri se sa qdo here
Delisia Delis (13 vite më parë)
Te kalosh ne depresion per nje pkae shpirtkeqe mendoj se asajt i behet qwjfi, behu indiferente madje nis e shperfille bej sikur ste ben pershtypje asgje nga ajo, mos i rri me inat madje kur te ngacoj qeshi me ironi. Nese do te shohi te forte do e kete me te veshtire te perballet me ty.Forca edhe une kam patur jo vec me vjeherren por me te gjithe anen e burrit
Kloa 1 (13 vite më parë)
kam tentuar disa here te flsa me burrin,nje dite edhe e binda qe te largohemi por pashe qe ne syte e tij kishte shume vuajtje stres ju mbushen syte me lot dhe tha : me ma nxire jeten nena ime sma kishte marre mendja. I jam ul ne gjunje dhe i kam kerkuar falje duke qare bashke me te dhe i kam thene qe do te duroj gjthcka vetem mos mu merzit ti.
Asi Gavro (13 vite më parë)
Olisa jo vetem fshesa..por te ishte ne doren time do ta beja patatina qe haen..do ta paketoja ne qese do ti fusja dhe ca lodra brenda te lozte me to ..
(13 vite më parë)
oj xx a veq qet vjeherr ski tjetr kan pit burrit a ju dilni sa ekeni plakushen gjall jetoni dikun tjeter e kurte vdes plakusha kthehi ne shtepi
Asi Gavro (13 vite më parë)
po nuk ja vlen te cmendesh per nje cope plake e dashur..ti mendo se do behesh mama dhe femija ka nevoje me shume per nenen sapo te dale ne jete..te mendosh per nje zhgarre plake eshte kot...i thuaj troc burrit nuk mundem me ne kte gjendje...nuk jetoj dot ne kte shtepi...nese burri ste degjon shko te mami jot dhe rri disa dit atje deri sa te lindesh bebin..pastaj do ta kuptoje burri dhe do largohet
(13 vite më parë)
ee moj xx jam tue dit qe nga dashurija qenke martur por tash edhe ski qa i thu kuj se te thojn vet e ke zgjedh burrin tash mbaj pasojat e familjes e tij ka kesi lloje njerzish e per ate esht mir se gjithicile ta merr fen e vet
(13 vite më parë)
jo asi se po e verejt ajo plaka e ksaj x x mandena ma keq e ka kjo punen ja kthen kunder edhe burrin mos e keshillo ashtu sipas meje x x merr vendime moj spo di edhe une jam karakter i fort edh dhkoj ose krej ose hiq po ma keq nuk te gjen valla ose binde jepi ultimatum me dal edhe u kry po ne rrug rri qy nihere ma mire se me duru ate
(13 vite më parë)
Sinqerisht asaj po i mungojka vetem fshesa...
(13 vite më parë)
Hahaha asi gavro qka kam qesh me ty se tha per tel mja qit vjerres
(13 vite më parë)
hahahaahahah Asi hahaahhaha...lloj lloj njeriu ka, po edhe ajo plaka cka se trus bythen
Kloa 1 (13 vite më parë)
sinqerisht qe nuk e di se cdo behet,por vetem di qe shume shpejt do cmendem
Asi Gavro (13 vite më parë)
ne nje shtepi nuk jetohet me te till persona se sic je ti ne kte gjendje te helmon gjakun nga frika..aq me teper i mjeri femij kush e di sa here trembet ne barkun tend..behu e forte me karakter fol troc me burrin se kur te lind bebi kush e di sa here do trembet ai ..qe eshte engjell dhe zdi gje..une per vete kam nje karakter shume te forte sidomos kur behet fjale per femijen tim dhe boten permbys..jo nje cope plake ..po veri ndonje fije te holle teli tek ndonje shkalle nese e ke shtepin me shkalle..lidhe telin matan dhe ktej..te rrezohet te thyj ndonje kembe dhe te zere krevatin pastaj..ah ta kisha une ate ca i beja..me falni nena por e tille jam kur behet fjale per femijen ..e kuptoni dhe vete sa i dhimbsur eshte femija per nenen..
(13 vite më parë)
shume keq me vjen une me qen ne vendin tend ose e kisha bind burrin ose kisha dal prej asaj shtepie sdi eshte jeta shume e gjat kur ke probleme me te vertet ,po qa pot vyn more shpija e spo di qka kur ti shkatrrohesh apo behesh me probleme psikologjike po ska lezet ashtu me jetu ma mire dilni buk e uj hani po bile qe tha njani ,,qeveri n.veti,, si jep llogari kerkujt veshtire shumeee eshte qiraja po bile koken e ke rahat pak punon ti pak burri pershtateni disi se me jetu me sopata ne duar
Linea (13 vite më parë)
Me vjen keq por sinqerisht duhet flasish me burrin nese aj te ka pranu ashtu siq je ateher pse tjert te behen penges po vishu rregullohu dil mos rri mbyll ne dhom plase krejt bile mos ta nin hiq mu nervozu
Asi Gavro (13 vite më parë)
egzistojne akoma njerez te tille aq me teper njeriu i shtepise qe te ben keq ne jete?? O Zot na ndimo nga paudhesia e njerezve..sa keq me vjen e dashur..arma e forte eshte te rrish e qete per femijen dhe te largohesh sa me pare nga ajo shtepi sepse jeta eshte e gjate..fol me burrin dhe shkoni ne shtepi me qera para se bebi jot te vij ne jete sepse do jete me keq pastaj..me fal se po te pyes e dashur por cfar besimi i perket e dashur???une per vete jam e krishtere ..por nje Zot kemi ne kte bote..
(13 vite më parë)
oh xx beso sa pome dhimbesh veq ti qe po e perjeton din te besh zgjidhje nga zemra jote dhe thuj burrin no te dalim te jetojm me qira ose le punen e rri me mu ton diten se kshtu zbahet .. ti teuta pajtohem me komentin tend por kjo po tregon qrt se ka frik prej saj e ti thu dil buzqeshi me nzen sherr me te me i than qka po qesh me mu hmmm zoti te ndihmoft ty dhe te gjith keti populli qe gjysma jan te mbrapametur te te bej keshtu veq se je nje feje tjeter pfff zoti ja ktheft asaj vjehrre
Deni Denisa (13 vite më parë)
keto fjali qe ke shkr ketu thuaja burrit tend dhe binde te ikni nga shtp.
Mira Shabani (13 vite më parë)
e dashur na ke lan ka koment sa me vjen keq besom..po ti duhet te mendosh vetem per at krijes te vogel qe e ke ne bark se ajo krijes ka nevoj vetem per ty..te lutem mundohu te qetsohesh se nuk eshte mir as per ty e as per beben...prit sa te vij buri edhe bisedo me te...e vjera sa e keqe qenka me fal se e them kshu ne publik pooo zoti e mbarsoft se eshte shum veshtir te kuptoj shum mir se e kam perjetu edhe vet..un kam vajzen 4javesh dhe shum her i them buri shiqo sa nervoze po duket vajza te gjith ato strese qe kam pas nga familja jote ja kam percjell vajzes qe me dhimbset tash shum kur nervozohet femija aq i vogel...te lutem te them me shpirt si motren time qetsohu se un kam ber gabim te madh qe ua kam var veshin njerzive pa karakter...
Teuta Kf (13 vite më parë)
Me preken shum kto fjalt e tuaa Me vjen keq shumm per raportin tend me vjerren tende Shikoje ti beben tende burrin tend mos e ndegjo qka te thot pse po mbyllesh ne dhom moj vajz dil ballafaqohu me te mos ki frik nga ajo edhe nese te fletg keq apo diqka tjeter ti vetem buzeqesh kishe spo ta Nin qka te thot ajo ,Ti gzohu per foshnjen qe do ta kesh se shpejti un jam nene e nje djali 2 vjec dhe prap se shpejti do te behem nene e nje vajze edhe un jetoj me vjeren time po ajo esht shum shum e mire ajo eshte si nje Moter per mua me ndimon ne qdo pune .Ti mbaje koken lart dil buzeqesh mos ta nin per to mendo veq per beben tende .Te uroj nje lindje te let dhe nje bebe te shendetshme.TEUTA
(13 vite më parë)
XX me vjen keq, ne kete teme munden me tu bo 300 komente me kshilla e sygjerime, po nuk besoj qe te hyjn ne pune...ai qe e ka rolin kryesor eshte burri jot,,,gjitha t\'mirat!!!
Eni Deon (13 vite më parë)
historia jote me ka shokuar .perpiqu te rrish e qete per femijen qe ke ne bark. e bisedo me burrin per te gjetur ndonje zgjidhje

/komuniteti

/anketa

Në çfarë është alergjik fëmija juaj?

/tema e javës

Java: Komente: