Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Teuta KRASNIQI

Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...

Intervistë me aktoren Teuta Krasniqi

Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë saj. Ka aktruar në disa filma, ka luajtur në shumë shfaqje teatrale, si dhe ka marrë pjesë në seri televizive. Është aktore shumë e dashur dhe mjaft e kërkuar. Portali bebaime.com me aktoren e njohur ka realizuar një intervistë. Ajo në këtë intervistë flet për shtatzëninë dhe tregon se si e ka pritur Tara dhe Adonisi që në familjen e tyre po vjen edhe një anëtar i ri.

 

Bebaime.com: Si u ndjeve kur e kuptove se sërish do të bëhesh nënën?

Teuta Krasniqi: Në momentin e parë kur sheh në test të shtatzënisë të formuara dy vija, gjithmonë është ndjenjë e përzier, gati gati s’të duket e besueshme. Në shtatzëninë e parë me Tarën kam qenë shumë e emocionuar, por edhe e stresuar, ndërsa tash u ndjeva e emocionuar, por jo edhe shumë e stresuar. Mbase përvoja e rritjes së fëmijës e bën të veten dhe pak a shumë jam e përgatitur se çka më pret. Ajo që u gëzua më së shumti është Tara, e natyrisht edhe Adonisi, i cili ato javët para se të mbetesha shtatzënë, vetëm për këtë gjë shpresonte. Gëzimi i tyre më dha edhe mua edhe më shumë gëzim dhe ndjenjë se gjithçka do të shkojë si është më së mirë.  

 

Intervistë me aktoren Teuta Krasniqi

 

Bebaime.com: Adonisi si e ka përjetuar këtë lajm?

Teuta Krasniqi: Siç e ceka më lart, Adonisi donte me zemër që kjo të ndodhte. Adonisi është shumë njeri familjar, i përkushtuar për familje dhe shtëpi, shumë i afërt me fëmijë. Ka një aftësi, të cilën ja lakmoj shumë se si komunikon dhe luan me fëmijë dhe gjatë asaj kohe loje sa shumë informata të dobishme arrin që t'i komunikoj te fëmija përmes lojës. E dua dhe e çmoj shumë këtë anë të tij. Në momentin që ua komunikova lajmin Tarës dhe Adonisit që do të bëhemi edhe me një bebush, gëzimi qe i papërshkrueshëm.  

 

Intervistë me aktoren Teuta Krasniqi

 

Bebaime.com: Muajt në shtatzëni po ikin shpejt, si ndjeheni në këto momente?

Teuta Krasniqi: Po ndjehem shumë mirë, madje shpesh harroj që jam shtatzënë dhe vazhdoj pothuajse gjitha aktivitetet dhe bioritmin e mëhershëm. Po ushqehem mire, po mundohem edhe të pushoj pak më shumë, kujdesin e kam shumë të theksuar nga Adonisi dhe Tara, e cila vazhdimisht ka shumë kujdes për mua, dhe kjo po më befason se me çfarë përgjegjësie po sillet për pritjen e bebes, është shume e lumtur që do të jete motra e madhe. 

 

Intervistë me aktoren Teuta Krasniqi

 

Bebaime.com Thuhet se gratë shtatzëna kanë shumë vese në shtatzëni. Keni ju?

Teuta Krasniqi: Kam disa por jo shumë... Nuk kam shumë teke në ushqim, sa i përket gjendjes shpirtërore jam shumë më e qetë dhe stabile. Në fillim kisha pak probleme me gjumë, por tash edhe gjumi është stabilizuar.  

 

Intervistë me aktoren Teuta Krasniqi

 

Bebaime.com: A do të na zbuloni gjininë e bebes?

Teuta Krasniqi: Edhe një vajzë. Ky është gëzim i dyfishtë, sepse gjithmonë kam dashur që Tara të ketë motër dhe jemi që të tre të lumtur për këtë gjë. 

 

Intervistë me aktoren Teuta Krasniqi

 

Bebaime.com: Edhe pse jeni shtatzënë jeni shumë aktive në punët tuaj të përditshme?

Teuta Krasniqi: Disa nga aktivitetet i kam ndërprerë, sepse ka qenë e domosdoshme. Shfaqjet që kisha në repertor në Teatër Kombëtar i kam ndërprerë si dhe emisionin pas përfundimit të gjysmësezonës, sepse janë dyja punë shumë stresuese dhe kërkojnë edhe angazhim fizik të madh. Ndërsa Art Studion "iStar", te cilën e udhëheq unë, nuk e kam ndërprerë për asnjë moment, sepse aty përveç që nuk stresohem mbushem pozitivistet, duke qenë se punoj me fëmijë. Faleminderit Zotit nuk kam pas asnjë problem me shtatzëni dhe shpresoj që të shkoje kështu deri në fund. 

 

Intervistë me aktoren Teuta Krasniqi

 

Bebaime..com: Keni menduar për emrin e fëmijës tuaj? 

Teuta Krasniqi: Po, e kemi zgjedhur emrin, por deri sa të lind bebushi nuk dua ta bëj publik emrin. Është emër shumë i rrallë dhe shumë i bukur. 

 

Bebaime.com: I keni blerë rroba bebit, jeni përgatitur për ardhjen e saj? 

Teuta Krasniqi: Jo ende asgjë. Unë mendoj që pasi që hyj në muaj të shtatë të shtatzënisë duhet të filloj të blej rrobat dhe gjërat tjera për beben. Po ashtu kam shumë gjëra të Tarës dhe kjo është një plus i madh, sepse duke u nisur nga shtrati e karroca nuk kam nevojë ti blej të reja. 

 

Intervistë me aktoren Teuta Krasniqi

 

Bebaime.com: Shumë gra në shtatzëni largohen nga puna dhe nuk merren me gjë tjetër, përpos me atë që jam shtatzënë dhe duhet të rrijë. Te ju ka ndodhur e kundërta, duket se në shtatzëni keni mjaft punë si në aktrim, kurs dhe së fundmi në biznesin?

Teuta Krasniqi: Unë nuk mund të qëndroj pasive, ashtu mendoj që sëmurem. Natyrisht që kam ndonjë ditë qe kam nevojë gjithë ditën të rrijë në pizhame dhe të mos bëj asgjë, por kjo ndodh rrallë. Vazhdoj me "iStar" me plot angazhime që kemi me fëmijët e kurseve për Aktrim, Pikturë dhe Punë dore kreative artistike dhe Balet e vallëzim modern. Po ashtu që një kohe kemi hapur një coffee shop që quhet Skuta bashkë me Adonisin afër banesës ku jetojmë në Breg të diellit dhe po ecën shumë mirë. 

 

Bebaime.com: Duket se edhe Tara mezi e pret ardhjen e bebes?

Teuta Krasniqi: Tara është më e lumtur se kurrë që po e pret ardhjen e motrës dhe gjitha planet i lidh me të. Çdo mëngjes e çdo mbrëmje e puth në bark motrën dhe i dëshiron mirëmëngjesi dhe natën e mirë dhe i shpreh dashuri. Tara është fëmijë shumë e mbarë dhe e kuptueshme dhe për këtë jam shumë falënderuese. 

 

Intervistë me aktoren Teuta Krasniqi

 

Bebaime.com: Çfarë note i jep vetes si nënë?

Teuta Krasniqi: Kjo qenka pyetje e vështirë... Nuk mund ta mbivlerësoj veten, por në asnjë mënyrë as ta nënvlerësoj rolin tim si nënë, sepse jam shumë e përkushtuar në këtë aspekt, madje shpesh marr shumë kritika nga të afërmit që e teproj me kujdes, nga edukimi, mënyra e të ushqyerit e deri te pastërtia jam shumë e përkushtuar. Tara më thotë çdo ditë që jam mami më e mira në botë dhe për mua kjo është nota më e madhe që mund të marr ndonjëherë duke përfshirë gjitha aspektet jetësore. Për mua të qenit nënë, është misioni më i rëndësishëm dhe ndjenja më fisnike që një njeri mund të përjetojë. Dhashë Zoti që të gjitha gratë qe duan të kenë fëmije, të jenë të bekuara që ta përjetojnë këtë dashuri të pakusht. 

 

Intervistoi: Teuta SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Të qenit prind ndërron rrënjësisht rrjedhën e jetës!
Vajza e bukur e ekranit të RTK-së, Njomza Berisha-Miftari është personazhi tjetër që në një intervistë...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Fjala nënë ka peshë, nuk matet me asgjë!
Drenusha Latifi është bërë nënë. Ajo në jetë ka sjellë një vajzë të bukur që e kanë pagëzuar...
Kënaqësi ti ndihmosh gruas në rritjen e fëmijës!
Albani njihet si këngëtar shumë i dashur te të gjitha moshat. Karriera e tij muzikore është duke...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët kanë nevojë për nënë dhe jo për lodra!
Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër kreatoret më të njohura në Kosovë. Një profesion i nisur qysh...
Kjo është familja ime!
Dikur si fëmijë kam admiruar punën e madhe të dy prindërve të mi për të siguruar familjen. Sakrifica...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Të bërit nënë, ishte një ëndërr që u bë realitet!
Modelja e njohur Dhurata Lipovica në një intervistë dhënë për portalin bebaime.com shpalos shumë...
Të qenurit baba më ka shtyrë ta kuptoj konceptin dhe vlerën e nënës!
Milot Hasangjekaj, është ndër këngëtarët më të njohur të repit në Kosovë. Ai është pjesë...
Kur ke djalë dhe vajzë, Zoti të ka falë botën
Elmaze Nura është ndër regjisoret më të mira që ka Kosova. Ajo deri tani ka bërë regjinë e disa...