Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Burim RAMADANI

Kjo është familja e Burim Ramadanit

Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në politikë, kurse akualisht është fokusuar në shoqërinë civile, ku jep kontribut të madh si ekspert i sigurisë. Në intervistë dhënë për portalin bebaime.com ai flet për familje e tij, dy fëmijët dhe shumë gjëra interesate që nuk i keni ditur për familjen e tij.

 

Bebaime.com: Burim Ramadani është emër i njohur në Kosovë, fillimisht si politikan, kurse tash i angazhuar shumë në shoqërinë civile. Mirëpo, pak dimë për jetën tuaj private. Kush është bashkëshortja juaj ku jetoni etj?

Burim Ramadani: Lena dhe unë jetojmë së bashku tashmë gati 5 vjet, në Prishtinë, me dy fëmijët, ndërsa vikendet e zakonshme janë në Suharekë te prindërit dhe vëllai im. Jemi takuar në ditën e parë të vitit 2011 dhe pastaj jemi martuar në fund të po atij viti. Lena është arkitekte me profesion bazik dhe magjistrante e ekonomisë, ndërsa angazhimi i saj në vitet e fundit është në vetëpunësim. Ajo udhëheq një prej kompanive të suksesshme në dekorim të ditëlindjeve dhe ngjarjeve tjera “Dame Creative”, dhe është mjaft e suksesshme në profesionalizmin e vet. Në të vërtetë, Lena e bën këtë punë me shumë pasion dhe me shumë dashuri për fëmijët. Në shumë raste nuk e kalkulon fitimin sa e investon pasionin e saj.

 

 

Bebaime.com: Ju keni dy fëmijë, një vajzë dhe një djalë. Na flisni diçka për ta. Si i kanë emrat, shkojnë në çerdhe?

Burim Ramadani: Ana, 4 vjeçe, dhe Lumi, 2 vjeç, janë enëgjujt e shtëpisë. Janë jashtëzakonisht të dashur. Edhe Lena, edhe unë jemi munduar që prej ditës së parë t’i falim shumë dashuri. Që të dy fëmijët janë shumë gazmor, fëmijë të lumtur dhe shumë të dashur. Pjesën më të madhe të ditës e kalojnë në kopsht, zakonisht deri rreth orës 16:00, kur fillon pastaj periudha e trajtimit familjar të tyre. Anës i ka rënë që të shkojë në kopsht qysh kur i ka pasur 6 muaj, ndërsa Lumin e kemi dërguar në kopsht kur i ka mbushur 1 vit. Periudha e mbetur e ditës, pas kopshtit, është pothuajse gjithnjë me trajtim të veçantë për fëmijët. Dorën në zemër, unë kujdesem më shumë për Anën. Ndoshta, sepse është më e rritur dhe tash është bërë si një shoqe imja e vogël.

 

 

Bebaime.com: Si ka qenë momenti kur për herë të parë jeni bërë baba?

Burim Ramadani: Jo lehtë e përshkrueshme. Një ndjenjë e paprovuar ndonjëherë, një ndjenjë e paimagjinueshme. Mua më është përsëritur kjo ndjenjë e jashtëzakonshme edhe në lindjen e Lumit. Ashtu, kur për herë të parë e sheh fytyrën e një engjëlli të vogël, përgjegjësia personale të rritet maksimalisht. Prandaj, nuk mund t’i kuptoj assesi ata prindër që nuk kanë përgjegjësi ndaj fëmijëve. Që mirëqenien e familjes dhe fëmijëve e rrezikojnë në qejfet e veta të shfrenuara. Kurrë nuk do të arrij t’i kuptoj e as t’i mirëkuptoj fare.

 

 

Bebaime.com: Sa ju del kohë të merreni me fëmijët, kur dihet se ju jeni aq shumë i angazhuar?

Burim Ramadani: Asnjëherë nuk e kam kohën e mjaftueshme. Edhe po të isha pa asnjë obligim pune, sërish do të besoja se nuk e kam kohën e mjaftueshme. Sepse, për fëmijët kurrë nuk është mjaft. Sidoqoftë, mundohem që të shfrytëzoj secilin moment për të kaluar kohën me fëmijët. Të luaj me ta, të ndihmoj në kërkesat e tyre, të ndihmoj në ndërtimin e karakterit të tyre. Zakonisht, mundohem që përmes shembullit t’i orientoj. Pra, karakteri i fëmijëve të ndërtohet përmes shembullit që shohin për çdo ditë, për çdo moment. Edhe tek unë, edhe tek të tjerët.

 

 

Bebaime.com: Mund të na përshkruani veç e veç personalitetin e djalit dhe vajzës?

Burim Ramadani: Ana është mjaft e ndjeshme si karakter dhe shumë e kujdesshme. Niveli i mirësjelljes së saj është tejet i lartë. Është karakter udhëheqësi në lojë dhe në diskutimet që bën, por gjithnjë me një dozë të lartë të mirësjelljes për të tjerët. Është shumë e dashur dhe nuk përton të jep dashuri. Është më gjithëpërfshirëse në lojë, në vizatime dhe në aktivitete tjera që bën. Më duket se është jashtëzakonisht e zgjuar. Lumi është shumë i dashur, po ashtu. Megjithatë, duket se karakteri i tij është më individualist. Është më i qëndrueshëm dhe më aktiv. Pavarësisht se është më i vogël, Lumi më duket më këmbëngulës. Ka më shumë tipare të një personaliteti me vetëbesim të rritur dhe me kërkesa më të mëdha.

 

 

Bebaime.com: Nga ajo që shohim në kohë e lirë jeni vazhdimisht në shoqëri të Anës. A do të thotë kjo se vajzat janë të baballarëve?

Burim Ramadani: Lidhja ime me Anën është krejtësisht speciale dhe e pakrahasueshme. Mund të jetë pikësrisht se “vajzat janë të baballarëve”, por edhe fakti se është fëmija i parë dhe ndjenja për të është gjithnjë e veçantë.

 

 

Bebaime.com: Ana ka po ashtu talent në muzikë. E ka trashëguar këtë, po djali ka ndonjë talent?

Burim Ramadani: Ana mund të jetë një muzikante e mirë dhe profesionale. Normalisht, është e saj të zgjedh profesionin që do të merr në jetë, porse Lena dhe unë do të mundohemi të investojmë në zhvillimin e aftësive të fëmijëve. Është jashtëzakonisht e talentuar në muzikë, në vizatim dhe në krijim. Përveç zërit të mirë që e ka, Ana është shumë mirë në tonalitet, në ritëm, në vesh muzikor dhe në dallim të tingujve. Ajo kalon një pjesë relativisht të gjatë të ditës në piano në shtëpi dhe është shumë kreative. Lumi po ashtu ka talent për muzikë, por talenti i tij fillestar më duket se mund të jetë sporti. Lumi, për moshën që ka, nga kjo e martë është 2 vjeçar, është i jashtëzakonshëm në lojën me top. Mënyra se si manovron me topin e futbollit është për mrekulli. Goditjet i ka tepër të sakta, të fuqishme, luan me dy këmbët dhe ka filluar të bëjë manovrime me topin. I ka ndihmuar edhe kjo periudha e fundit e lojrave në Kampionatin Evropian. Qartësisht, i shikonte lojërat dhe mundohej të imitojë lojëtarët. Lumi është i dashuruar në top të futbollit. Kush e di, ndoshta do të mund të bëhet një futbollist i shkëlqyer. Që të dy, edhe Ana edhe Lumi, mund të kenë trashëguar nga një talentet e mia të moshës më të re. Unë kam qenë aktiv në sport, kam qenë portier tek “Ballkani” i Suharekës në moshën më të re. Madje, në vitin 1997 jam shpallur portieri më i mirë për kategorinë e atëhershme të moshës. Pastaj, një nivel jo aq të zhvilluar të talentit për muzikën e kam pasur. Në fakt, muzika si talent është pjesë e familjes sime. Vëllai im është muzikant profesionist, doktorant në muzikë dhe ligjërues në universitet, ndërsa motra ka kënduar për një kohë relativisht të gjatë.

 

 

Bebaime.com: Si duket një ditë e familjes tuaj me fëmijët, zhurmën e tyre, lodrat etj?

Burim Ramadani: Vikendet janë më të mirat, po kuptohet. Janë ditët kur kohën më të gjatë e kalojmë së bashku. Mëngjesi në mes të puthjeve të fëmijëve dhe ceremonisë së ushqimit. Pastaj, planifikimi i ditës së bashku me fëmijët dhe me Lenën, ku rolin kryesor e ka Ana. Lojërat pa kufi, koha e mësimeve të reja, koha e leximit, dalja në park apo në vende të dashura për fëmijët, vizita të gjyshi dhe gjyshja në Suharekë, e kështu me radhë. Muzika është pjesë e pandashme e ditës, sikurse edhe loja me top. Mbrëmjet janë mrekullia vet. Koha e gjumit e përcjellur gjithnjë me lexim të përrallave, por nganjëherë edhe më krijim të përrallave varësisht nga përvoja e ditës. Për shembull, përralla e fundit e krijuar nga Ana dhe unë është “Përralla e peshkatarit, anijes dhe nipit të peshkatarit”. Sepse, një ditë kemi parë në Shkup një peshkatar të moshuar dhe një djalë të vogël, që peshkonin në Vardar afër një anije të ndërtuar për aktraksion. Ditët e javës janë po ashtu të mira e të zhurmshme, por zakonisht pas orës 16:00. Sidoqoftë, ceremoni e veçantë është dërgimi i Anës dhe Lumit në kopsht.

 

 

Bebaime.com: Ju personalisht u përgatitni ndonjëherë ushqim fëmijëve për t’ia lehtësuar punën bashkëshortes?

Burim Ramadani: Përgatitja e ushqimit është pika ime e dobët. Jo pse nuk provoj të përgatis ushqim, në fakt e bëj sa herë që është e nevojshme, por për shkak se recetat e mia në ushqim nuk janë aq të gjera. Në fakt, recentat e Lenës në ushqim janë tepër të gjera dhe pakrahasueshëm më të mira, sidomos për ushqim të shëndetshëm për fëmijët. Vërtetë, ushqimi i shëndetshëm është tepër i rëndësishëm për secilin, dhe veçanërisht për fëmijët.

 

 

Bebaime.com: Jeni një familje e kompletuar, por a mendoni që në të ardhmen ta zgjeroni edhe më shumë familjen?

Burim Ramadani: Shpesh e flasim këtë dhe po besoj se pas një kohe do të dëshironim të kemi edhe një fëmijë.

 

Bebaime.com: Për fund cila është këshilla juaj për prindërit e rinj?

Burim Ramadani: Përgjegjësia e prindërit është shumë e madhe. Nuk është shaka dhe është mision serioz jetësor. Kujdesi për ndërtimin e personalitetit të fëmijëve është detyra themelore e prindërve. Kujdesi për mirëqenien e tyre është jashtëzakonisht i nevojshëm dhe kjo, mbi të gjitha, nënkupton zvogëlimin e qejfeve personale në favor të investimit për fëmijët.

 

Intervistoi: Teuta SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Të qenit prind ndërron rrënjësisht rrjedhën e jetës!
Vajza e bukur e ekranit të RTK-së, Njomza Berisha-Miftari është personazhi tjetër që në një intervistë...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Fjala nënë ka peshë, nuk matet me asgjë!
Drenusha Latifi është bërë nënë. Ajo në jetë ka sjellë një vajzë të bukur që e kanë pagëzuar...
Kënaqësi ti ndihmosh gruas në rritjen e fëmijës!
Albani njihet si këngëtar shumë i dashur te të gjitha moshat. Karriera e tij muzikore është duke...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët kanë nevojë për nënë dhe jo për lodra!
Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër kreatoret më të njohura në Kosovë. Një profesion i nisur qysh...
Kjo është familja ime!
Dikur si fëmijë kam admiruar punën e madhe të dy prindërve të mi për të siguruar familjen. Sakrifica...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Të bërit nënë, ishte një ëndërr që u bë realitet!
Modelja e njohur Dhurata Lipovica në një intervistë dhënë për portalin bebaime.com shpalos shumë...
Të qenurit baba më ka shtyrë ta kuptoj konceptin dhe vlerën e nënës!
Milot Hasangjekaj, është ndër këngëtarët më të njohur të repit në Kosovë. Ai është pjesë...
Kur ke djalë dhe vajzë, Zoti të ka falë botën
Elmaze Nura është ndër regjisoret më të mira që ka Kosova. Ajo deri tani ka bërë regjinë e disa...