Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Jehona ZHITIA

Fëmijët e mi janë vetë jeta ime

Jehona ZHITIA

Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka improvizuar rolin e moderatores. Thotë po të mos bëhej gazetare do të bëhej mjeke. Jehona është nënë e dy fëmijëve dhe ëndërron në të ardhmen të ketë edhe një vajzë.

 

Bebaime.com” Jehonën e njohim të gjithë si gazetare e RTK-së. Kur keni filluar punën në këtë televizion dhe na tregoni se çfarë ndjenje, përgjegjësie dhe kënaqësi u jep puna që bëni?

Jehona Zhitia: Po bëhën pesë vjetë prej se unë jam bërë pjesë e Radio Televizionit Publik të Kosovës. Fillimisht kam realizuar emisionin “ Forca Jonë”, i cili promovonte aktivitetet dhe punën e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për mua ky emision mbetet një përvojë e çmuar në rrugëtimin tim profesional. Aty pash se si frymon Ushtria e ardhshme e Kosovës. Takova shumë personalitete, të cilat vizituan FSK-në, isha pjesë e shumë ngjarjeve dhe datave të rëndësishme të këtij insitucioni i cili gëzon besimin më të madh të qytetarëve. Nuk shkoi gjatë dhe kontributin tim në Televizionin e Kosovës, e vazhdova edhe në lajmet qëndrore, duke përgatitur, gjurmuar tema ndër më të ndjeshmet dhe gjithmonë në kërkim të lajmit të ri. Gazetaria është një zanat me shumë përgjegjësi, me shumë stres, por në të njëjtën kohë të sjellë edhe kënqësi të madhe. Çdo ditë fillon ndryshe, puna në terren të lodhë, por në fund të ditës kur në edicionin e orës 19:30 e sheh produktin final, i harron të gjitha.

 

Jehona Zhitia

 

Bebaime.com: Pse zgjodhe gazetarinë, e jo ndonjë profesion tjetër?

Jehona Zhitia: Është interesant se si u gjenda në këtë profesion. Shkollimi im i mesëm ishte në fushën e mjekësisë. Babai im të cilin e kam edhe përkrahësin më të madh në jetë, kishte ëndërr që e madhja e shtëpisë të bëhej doktoreshë. Nuk ishte se nuk e pëlqeja edhe unë që ta vishja mantilin e bardhë, por që brenda kishte diçka që më vlonte më shumë. Pas shumë diskutimesh me babin, vendosa që të studioj gazetarinë, ngase që në vegjëli, çdo natë pas ditarit në ish RTP, unë i shkruaja në një copë letër disa rreshta, lajme që atë kohë i lexonte Drita Gërmizaj. Ndonëse e vogël e pëlqeja shumë punën e saj dhe natyrisht kisha ëndërr që një ditë të bëhem gazetare. Ashtu edhe ndodhi dhe nga shtatori i vitit 2000 unë merem me gazetari. Kam punuar në radio, gazetë dhe nga viti 2007 edhe në TV. Sinqerisht po u them që nuk di çka mund të bëja tjetër përveç punës si gazetare. E dua këtë zanatë dhe do ta ushtroj deri në pleqëri.

 

Jehona Zhitia

 

Bebaime.com: Krahas punës që bëni si gazetare, Jehona është nënë e dy djemve. Nënë e përkushtuar dhe mjaft e kujdesshme. Na flisni disa fjalë për familjen tuaj?

Jehona Zhitia: Po, ashtu është. Puna dhe familja janë dy gjëra shumë të rëndësishme dhe me vlerë për mua. Jam e martuar më Burimin, i cili nuk është gazetarë ha ha ha (më mirë që nuk është), dhe kemi dy djem Oltin dhe Melikun. Ndonëse të njom në moshë fëmijët e mi mundohen të kuptojnë punën time, e cila është pa orar, nganjëherë pa pushim edhe gjatë festave. Gjatë punës time në mediumet e tjera para RTK-së, ka pasur raste që fëmijët e mi i kam lënë dhe i kam gjetur në gjumë, por atë pak kohë që kam pasur jam munduar maksimalisht që ta kaloj me ata. Ata janë frymëzimi im për jëtë.

 

Jehona Zhitia

 

Bebaime.com: Tashti djemtë kur konsiderohet se janë rritur u është lehtësuar barra si nënë apo është shtuar më shumë?

Jehona Zhitia: Më parë kur dëgjoja të moshuarit duke thënë se“sa më shumë rriten fëmijët aq më shumë shtohen hallet e telashet”, nuk besoja. Isha e re në moshë kur u bëra nënë për herë të parë dhe më dukej që foshnja ime nuk po rritet shpejt, por tani me kalimin e viteve, me zgjatjen e shtatit të tyre po e shoh që po më shtohen edhe obligimet. Nganjëhërë po mendoj që mund të jetë konflikt gjeneratash apo epoka e teknologjisë ka bërë që edhe fëmijët të rriten ndryshe nga ata të kohës sime. Tash natyrisht që barra më është lehtësuar pak, ngase ata qëndrojnë vetë në shtëpi, ushqehen vetë, shkojnë në shkollë vet, por që kujdesi im si nënë është në maksimum gjithmonë. Ata janë në vëzhgimin tim dhe në mendjen time pothuajse në cdo çast.

 

Jehona Zhitia

 

Bebaime.com: E thamë edhe më lartë djemtë tanimë janë rritur dhe shkojnë në shkollë. Në flisni në cilën shkollë e klasë janë?

Jehona Zhitia: Olti, gëzimi im i parë është 13 vjeç dhe vijon klasën e tetë në shkollën “ Meto Bajraktari” në Prishtinë, ndërsa Meliku është tetë vjeç dhe vijon në shkollën “Elena Gjika” në kryeqytet. Që të dy shkojnë mirë me mësime. Olti tash ka hyrë në fazën e pubertetit dhe ka filluar të lazdrohet pak, por gjithmonë në kufi të normales. Ndërsa Melo është ëmbëlsira e shtëpisë. Ai është shumë i hareshëm, hiperaktiv dhe nganjëherë i llastuar, por që i arsyeshëm në veprimet e tij.

 

Jehona Zhitia

 

Bebaime.com: Na flisni disa fjalë për ndjenjën apo përjetimin e të qenurit nënë. Si kanë qenë momentet e parë kur keni mbajtur në duar foshnjën tuaj?

Jehona Zhitia: Isha e re kur përjetova ndjenjen e të qenurit nënë. Në mëngjesin e datës 3 korrik të vitit 2002, lindi Olti. Kur ia dëgjova zërin dhe pash sytë e tij të cilët sikur më shikonin duke më thënë se do të të bëjë nënën më të lumtur në botë, ja plasa vajit. Ishin lotë gëzimi, ngase ajo ndjenjë ishte e papërshkruar. Bashkë me Oltin u rrita edhe unë, dhe gjithmonë e përkushtuar në maksimum që mos t`i mungojë asgjë fëmijës tim. Gjashtë vjet më vonënë shtator të vitit 2007, në jetë erdhi Melo. Oltit ju bë një vëlla, një shok, ndërsa familjes ju shtua një anëtarë i ri. Të dy sjellin gaz e hare në shtëpi.

 

Bebaime.com: Kanë qenë të vështira momentet e para si nënë. Me çfarë sfidash jeni ballafaquar?

Jehona Zhitia: Natyrisht që nuk ishte e lehtë të kujdesem për fëmijën e parë, sepse kisha shumë pak apo hiç njohuri për bebet. Pothuajse çdo ditë, për çdo gjë kërkoja ndihmën dhe këshillat e nënës time, pasi që ne jetonim vetëm me bashkëshortin dhe nuk kishte kush tjetër të më ndihmonte. Por ja që edhe në atëkohë të jetës sime u tregova e matur, e kujdeshme dhe e vyer si nënë dhe zonjë shtëpie.

 

Jehona Zhitia

 

Bebaime.com: Tani ju gëzon më shumë suksesi i juaj apo i fëmijëve tuaj?

Jehona Zhitia: Fëmijet e mi janë vetë jeta ime. Suksesi i tyre është pasuri për mua. Të gjitha të mirat dhe të këqijat i ndajmë bashkë në familje, çdo mbrëmje diskutojmë për ato që shënuan ditën dhe nxjerrim një përfundim se si duhet vepruar. Ka raste që më ndihmojnë edhe më këshilla, fjalët e tyre janë të sinqerta, sepse janë të pa ndikuar dhe shpesh herë japin vlerësim të drejtë.

 

Bebaime.com: Ju jeni ende e re, mendoni në të ardhmen ta zgjeroni familjen tuaj?

Jehona Zhitia: Me dy mendje hahahha. E duam një vajzë në familje, por ende nuk jemi të gatshëm për fëmijen e tretë. Të shohim, ka kohë. Ne ende jemi të rinj.

 

Bebaime.com: Cila është këshilla e juaj për nënat?

Jehona Zhitia: Fjala nënë për mua është shumë e madhe. Unë nënën time e kam njeriun më besnik, ajo e dinë se si më rrjedh edhe gjaku në damar. Vetëm asaj i përkulem, sepse vetëm ajo e meriton. Shpresoj që edhe unë si nënë që me përkshtim të madh, të kem arritur te fëmijët e mi ta mbjellë atë ndjenjë. Puna ime bënë që çdo ditë të takohem më njerëz të rinj dhe të dëgjoj rrëfime e histori të ndryshme, ka ndodhur që jam zhgënjyer në disa femra (gra), të cilat nuk kanë arritur ta kuptojnë rëndësinë dhe rolin e të qenurit nënë. Nga momenti i lindjes së fëmijës jeta e çdo gruaje duhet të ndryshoj. Nëna është model për fëmijën, andaj duhet pasur kujdes të shtuar për çdo veprim të bërë e çdo fjalë të thënë. Një grua e kompletuar është pasuri për burrin dhe fëmijët.

 

Intervistoi: Teuta SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...
Të qenit prind ndërron rrënjësisht rrjedhën e jetës!
Vajza e bukur e ekranit të RTK-së, Njomza Berisha-Miftari është personazhi tjetër që në një intervistë...
Fjala nënë ka peshë, nuk matet me asgjë!
Drenusha Latifi është bërë nënë. Ajo në jetë ka sjellë një vajzë të bukur që e kanë pagëzuar...
Kënaqësi ti ndihmosh gruas në rritjen e fëmijës!
Albani njihet si këngëtar shumë i dashur te të gjitha moshat. Karriera e tij muzikore është duke...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët kanë nevojë për nënë dhe jo për lodra!
Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër kreatoret më të njohura në Kosovë. Një profesion i nisur qysh...
Kjo është familja ime!
Dikur si fëmijë kam admiruar punën e madhe të dy prindërve të mi për të siguruar familjen. Sakrifica...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Të bërit nënë, ishte një ëndërr që u bë realitet!
Modelja e njohur Dhurata Lipovica në një intervistë dhënë për portalin bebaime.com shpalos shumë...
Të qenurit baba më ka shtyrë ta kuptoj konceptin dhe vlerën e nënës!
Milot Hasangjekaj, është ndër këngëtarët më të njohur të repit në Kosovë. Ai është pjesë...
Kur ke djalë dhe vajzë, Zoti të ka falë botën
Elmaze Nura është ndër regjisoret më të mira që ka Kosova. Ajo deri tani ka bërë regjinë e disa...