Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Sellma KASUMOVIQ

Fëmijët më pasurojnë me dashuri!

Sellma Kasumoviq

Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që shumë njerëz të famshëm përmes duarve të saj të zbukurohen. Kësaj radhe Sellma nuk flet për grimin, por për familjen. Në një rrëfim interesat për portalin bebaime.com, ajo shpalos detaje interesante për jetën e saj familjare. 

Bebaime.com: Sellmën e njohim të gjithë si grimerja më e mirë në Kosovë. Mirëpo, pak dimë për jetën private të saj. Me kënd është e martuar sa fëmijë ka, ku jeton etj?

Sellma: Jam e martuar me Pleuratin dhe kam dy fëmijë. 

Bebaime.com: Thatë se keni dy fëmijë. Na flisni pak për ta. Si i kanë emrat çfarë moshe kanë, shkojnë në kopsht?

Sellma: Po, kam dy djem Teo dhe Dielli. Teo është 4 vjeç, ndërsa Dielli 11 muajsh. Teo shkon ne kopsht, ndërsa për Diellin kujdeset kujdestarja ime private. 

Bebaime.com: Të flasim pak për momentin e parë kur jeni bërë nënë. Si ka qenë ai çast, mund të na përshkruani me disa fjalë?

Sellma: Momenti i parë që jam bërë nënë, padyshim është momenti më i bukur i jetës time, ashtu sikurse i çdo femre besoj. Është ndjenjë të cilën mund ta përshkruajnë vetëm ato që e kanë përjetuar, i dha jetës time edhe më shumë kuptim. 

Bebaime.com: Profesioni juaj është mjaft i kërkuar, por në fakt sa është i vështirë ky profesion për një bashkëshorte dhe një nënë njëkohësisht?

Sellma: Asnjë obligim i jetës tënde, qoftë familjar apo profesional nuk duhet të të duken si barriera, por në fakt kur është për një profesion të cilin e do, dinamika së bashku me rezultatet e mira më japin kënaqësi dhe motivim për ti kaluar të gjitha sfidat e këtij profesioni, apo edhe të jetës private, pa dyshim se ka sfida gjithmonë. 

Bebaime.com: Cilat janë fjalët e para që keni thënë pasi e keni parë djalin tuaj?

Sellma: Jam e bekuar, falënderuese ndaj krijuesit të fëmijës tim. 

Bebaime.com: A është ndjerë xheloz Teo kur në shtëpi ka ardhur edhe një anëtar i ri?

Sellma: Jemi munduar që Teo të mos ta ndjej neglizhencën e momentit kur në jetën tonë erdhi edhe Dielli, kështu që Teo vazhdon të jetë shok i vëllait të tij. 

Bebaime.com: Cilët momente të fëmijëve tuaj nuk do ti harroni asnjëherë?

Sellma: Nuk dua të tingëllon si klishe, por janë fjalët e para ato që mbahen mend gjithmonë. Fëmijët e mi çdo ditë e pasurojnë fjalorin si çdo fëmijë besoj, ashtu dhe mua më pasurojnë me shumë dashuri. 

Bebaime.com: E keni në plan në të ardhmen ta zgjeroni edhe më shumë familjen tuaj?

Sellma: Nuk e di, për momentin jam e plotësuar me shumë dashuri, nga tre meshkuj: Pleurati, Teo dhe Dielli. 

Bebaime.com: Cili është mesazhi juaj për nënat dhe gratë shtatzëna?

Sellma: Me shume dashuri gjithçka mund të arrihet, fëmijët nuk janë pengesë për një karrierë të suksesshme, por asnjëherë fëmijët mos ta zëne vendin pas karrierës.

 

Intervistoi: TEUTA SINANAJ 

/komuniteti

/Intervista të tjera

Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Të qenit prind ndërron rrënjësisht rrjedhën e jetës!
Vajza e bukur e ekranit të RTK-së, Njomza Berisha-Miftari është personazhi tjetër që në një intervistë...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Fjala nënë ka peshë, nuk matet me asgjë!
Drenusha Latifi është bërë nënë. Ajo në jetë ka sjellë një vajzë të bukur që e kanë pagëzuar...
Kënaqësi ti ndihmosh gruas në rritjen e fëmijës!
Albani njihet si këngëtar shumë i dashur te të gjitha moshat. Karriera e tij muzikore është duke...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët kanë nevojë për nënë dhe jo për lodra!
Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër kreatoret më të njohura në Kosovë. Një profesion i nisur qysh...
Kjo është familja ime!
Dikur si fëmijë kam admiruar punën e madhe të dy prindërve të mi për të siguruar familjen. Sakrifica...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Të bërit nënë, ishte një ëndërr që u bë realitet!
Modelja e njohur Dhurata Lipovica në një intervistë dhënë për portalin bebaime.com shpalos shumë...
Të qenurit baba më ka shtyrë ta kuptoj konceptin dhe vlerën e nënës!
Milot Hasangjekaj, është ndër këngëtarët më të njohur të repit në Kosovë. Ai është pjesë...
Kur ke djalë dhe vajzë, Zoti të ka falë botën
Elmaze Nura është ndër regjisoret më të mira që ka Kosova. Ajo deri tani ka bërë regjinë e disa...