Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Puhie DEMAKU

Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!

Puhie DEMAKU

Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është ndër deputetet më të zëshme në Kuvendin e Kosovës. Për ju që nuk e dini, Puhia përpos që është një deputetet e politikane e zonja, ajo është edhe një nënë shembullore. Puhia ka disa muaj që është bërë nënë. Në këtë intervistë do të mësoni më shumë për jetën private dhe familjare të deputetes Puhie Demaku.


Bebaime.com: Ju njohin të gjithë si deputete mjaft e zëshme dhe aktive, por pak dinë për jetën private të Puhie Demakut. Na flisni disa fjalë jeni e martuar, ku jetoni?

Puhie Demaku: Jeta ime personale nuk dallon fort nga jeta e cilësdo grua shqiptare. Jam njëjte e angazhuar si në jetën profesionale ashtu edhe në atë personale. Përpiqem që më përkushtim t'i përmbushë të gjitha rolet e mia si deputete, si bijë, si nuse, si nënë, si shoqe. Unë jetoj në Prishtine, me bashkëshortin tim, Dritonin. Kemi një jetë krejt modeste, e cila sapo na është bërë tepër interesante me ardhjen në jetë të vajzës tonë.

 

Puhie DEMAKU

 

Bebaime.com: Keni qenë ndër deputet më aktive në Kuvendin e Kosovës, tani që jeni në pushim të lehonisë ju mungon Kuvendi?

Puhie Demaku: Natyrisht që më mungon puna meqë jam mësuar të jem shumë e angazhuar, dhe sidomos për faktin që unë kam munguar në një periudhë me aktivitete të shtuara në skenën politike. Megjithatë, po përpiqem maksimalisht t'i qëndroj afër bebit e ta shijoj këtë periudhë dhe e di se shumë shpejt vjen koha për t'iu kthyer punës.

 

Puhie DEMAKU

Bebaime.com: Para disa muajsh jeni bërë nënën, në jetë keni sjellë një vajzë. Na flisni disa fjalë për vajzën, sa muajsh është bërë si e keni pagëzuar?

Puhie Demaku: Vajza ka ardhur në jetë më 3 nëntor 2015, peshonte 4,380 kg dhe ishte 53 cm e gjatë, tani është 11 javësh. Ia kemi përzgjedhë emrin Ora, bazuar ne figurën e mitologjisë shqiptare, lloj zane që u ndihmon e u sjell fat njerëzve të mirë, ndërsa të këqijtë i ndëshkon. Shpresoj që edhe Ora ime të jetë e tillë, e ëmbël, e dashur dhe bujare, por me energji për të luftuar padrejtësitë.

 

Puhie DEMAKU

 

Bebaime.com: Të flasim pak për momentin kur keni kuptuar se do të bëheni nënë. Si ka qenë ai çast, mund të na përshkruani me disa fjalë?

Puhie Demaku: Pa dyshim që ka qenë moment tepër i bukur. Megjithatë, kam pasur edhe shumë frikë. Por, të gjitha emocionet jam përpjekur t'i menaxhoj me shumë pozitivitet. I kam kushtuar shumë rëndësi shëndetit tim, duke ditë se jam përgjegjëse për shëndetin e një krijese tjetër. Nga ai moment çdo veprim i imi ka qenë në shërbim të jetës së saj. Kam lexuar libra të tërë, kam kaluar net pa gjumë për të pritur goditjen e parë, më ka pushuar zemra kur shkoja për kontrolle derisa ia dëgjoja të rrahurat e zemrës, më kanë rrjedhë lot gëzimi e frike, e këto të gjitha besoj janë pjesë e përjetimit të mrekullisë.

 

Puhie DEMAKU

 

Bebaime.com: Si ka qenë takimi i parë i juaj me vajzën ka mbizotëruar emocioni?

Puhie Demaku: Unë mendoj që në asnjë gjuhë të botës nuk gjenden fjalët e duhura për ta përshkruar ndjenjën e mrekullueshme që të jep takimi i pare me bebin. Ishte një copëz parajse në tokë. Unë kam qarë nga dashuria e madhe dhe mirënjohja që ndjeva ndaj jetës e universit/Zotit që ma dha privilegjin e te përjetuarit të këtij emocioni.

 

Puhie DEMAKU

 

Bebaime.com: Sa ka ndryshuar jeta juaj që nga lindja e vajzës. Çka më nuk është si më parë?

Puhie Demaku: Asgjë nuk është më si më parë. Jeta ka marrë kuptim ndryshe, më të ëmbël. Nga ana teknike kam më pak gjumë, më pak kohë për veten, më pak kohë për dalje. Më nuk mund të planifikoj sipas qejfit tim, mirëpo jam mbushur me shumë dashuri dhe shumë ëmbëlsirë që i kompenson të gjitha. Një buzëqeshje e Orës i shkrinë të gjitha brengat dhe më jep aq shumë vullnet sa më mbushet mendja se mund të lëvizi bjeshkën po qe nevoja.

 

Puhie DEMAKU

 

Bebaime.com: Në të shumtën e rasteve nënat e reja kanë frikë për jetën e re, kjo për shkak të mos përvojës që nuk kanë me fëmijët. Ju keni pasur frikë në fillim se a do t’ia dilni të kujdeseni ashtu siç duhet për vajzën, dhe kush u ndihmon në ditët e para?

Puhie Demaku: E natyrshme që i kam vënë në dyshim aftësitë e mia prej nëne. Edhe mua më është luhatur vetëbesimi derisa jam bindur për fuqinë e instinktit të nënës. Tash e di sigurt se bashkë me lindjen, nënës i jepet (nga Zoti/universi) mekanizmi më i përsosur për t'u kujdesur, e për ta mbrojtur fëmijën e vet, qoftë me vet jetën e saj. Nga momenti i lindjes, per secilin detaj eshte kujdesur, Dritoni i cili cdo dite po deshmon se pervec qe eshte bashkeshort i kujdesshem, ai eshte edhe baba shembullor. Ditët e para kam pasur afër nënën time dhe motrën që nuk kane kursyer asgjë për të më udhëzuar e ndihmuar. Jam thellësisht mirënjohëse, ndonëse ato të dyja e konsiderojnë si të mirëqenë rolin e tyre.

 

Bebaime.com: A jeni nënë gjidhënëse apo vajzën e ushqeni me qumësht artificial?

Puhie Demaku: Pavarësisht dëshirës time për ta ushqyer vajzën me gji, jam detyruar të përzgjedhë ushqimin me formulë.

 

Puhie DEMAKU

 

Bebaime.com: Cili është mesazhi juaj për nënat dhe gratë shtatzëna?

Puhie Demaku: Për gratë shtatzëna: bëni kohë për veten tuaj, ikni stresit aq sa të keni mundësi, leni veset (si unë duhanin), kujdesuni si për shëndetin tuaj fizik, ashtu edhe për atë mendor- si pozitivitetin, ashtu edhe negativitetin barten sikurse ushqimi te fryti në barkun tuaj. Bëjeni veten dhe bebin tuaj prioritet. Shijoji e shënoni çdo moment, janë kujtime që vlejnë sa një thesar.

 

Puhie DEMAKU

 

Bebaime.com: Cila është këshilla juaj për nënat e reja?

Puhie Demaku: Për nënat e reja: Së pari, të jeni mirënjohëse për privilegjin; jo të gjitha gratë që duan të bëhen nënë e gëzojnë këtë privilegj. Sidomos, kur ju kaplon lodhja, kujtojani vetes bekimin që po përjetoni. Bëni durim dhe keni vetëbesim, besoni instinktit tuaj, sepse as literatura më e avancuar nuk ta jep shkathtësinë që ta jep instinkti.

 

Intervistoi: TEUTA SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...
Të qenit prind ndërron rrënjësisht rrjedhën e jetës!
Vajza e bukur e ekranit të RTK-së, Njomza Berisha-Miftari është personazhi tjetër që në një intervistë...
Fjala nënë ka peshë, nuk matet me asgjë!
Drenusha Latifi është bërë nënë. Ajo në jetë ka sjellë një vajzë të bukur që e kanë pagëzuar...
Kënaqësi ti ndihmosh gruas në rritjen e fëmijës!
Albani njihet si këngëtar shumë i dashur te të gjitha moshat. Karriera e tij muzikore është duke...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët kanë nevojë për nënë dhe jo për lodra!
Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër kreatoret më të njohura në Kosovë. Një profesion i nisur qysh...
Kjo është familja ime!
Dikur si fëmijë kam admiruar punën e madhe të dy prindërve të mi për të siguruar familjen. Sakrifica...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Të bërit nënë, ishte një ëndërr që u bë realitet!
Modelja e njohur Dhurata Lipovica në një intervistë dhënë për portalin bebaime.com shpalos shumë...
Të qenurit baba më ka shtyrë ta kuptoj konceptin dhe vlerën e nënës!
Milot Hasangjekaj, është ndër këngëtarët më të njohur të repit në Kosovë. Ai është pjesë...
Kur ke djalë dhe vajzë, Zoti të ka falë botën
Elmaze Nura është ndër regjisoret më të mira që ka Kosova. Ajo deri tani ka bërë regjinë e disa...