Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Naile DEMA

Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!

Naile DEMA - moderatore e lajmeve në Klan Kosova

Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të Klan Kosovës dhe në emisionin e natës po në këtë televizion. Naile Dema deri sot nuk ka rrëfyer për jetën e saj private. Në jë intervistë dhënë për portalin bebaime.com ajo shpalos jetën e saj private, një jetë krejt ndryshe nga ajo që e shohim në televizion, një nënë e përkushtuar për vajzën e saj dy vjeçare.

 

Bebaime.com: Nailen e njohim si moderatore e lajmeve në Klan Kosova. Sa është sfiduese për një femër gazetaria televizive ne Kosove

Naile Dema: Gazetaria, çfarë do lloj qoftë, është goxha sfiduese (po marr guximin të them meqë kam punuar edhe në gazetë dhe në radio!), dhe pikërisht për këtë shkak, që më sfidon çdo ditë, unë e dua shumë këtë profesion. Gazetaria në televizion është më e veçanta, sidomos nëse je në transmetim direkt çdo ditë pune për 1 orë e 15 minuta, çka domosdoshmërish të ekspozon ndaj lloj lloj situatash, është sfiduese, por njëkohësisht e magjishme!

 

Naile DEMA

 

Bebaime.com: Dimë qe jeni e martuar. Mund të na tregoni me disa fjalë kush është bashkëshorti juaj dhe si jeni njohur me të?

Naile Dema: Është gjithashtu gazetar, ndryshe vështirë që do të merreshim vesh (qeshët). Është Naim Selmani, punon po ashtu në Klan Kosova, në redaksinë e sportit. Me Naimin njihemi që prej shkollës së mesme, pastaj kemi qenë bashkë edhe në studime (në Fakultetin e Gazetarisë), e tek pas përfundimit të studimeve kemi vendosur të ndajmë jetën së bashku. Po bëhen gati një dekadë që prej kur jemi në lidhje.

 

Naile DEMA

 

Bebaime.com: Pa dyshim se kurorëzimi i martesës për çdo kënd është kur bëhet prind. Si ishte për ju kur për herë të parë u bëtë prind. Na përshkruani pak momentin e shtatzënisë dhe më pas të bërit nënë?

Naile Dema: E kam përshtypjen që çka do që të them për ndjesinë që më jep të qenit nënë, u mbes borxh ndjenjave të mia. Është shumë më e fuqishme, shumë më hyjnore, më madhështore sesa që mund ta përshkruaj me fjalë. E muajt e shtatzënisë kanë qenë koha ime më e mirë e kaluar ndonjëherë. Fal Zotit nuk kam pasur asnjë problem (as edhe një vjellje të vetme), e kjo më ka lënë mundësi që ta shijoj çdo ditë si është më së miri. Mbaj mend që në muajt e parë të shtatzënisë, kemi pasur zgjedhje lokale dhe si rrjedhojë transmetim direkte, emisione e punë shumë më shumë se zakonisht. Por, unë aq mirë ndjehesha, saqë shpeshherë, tek kur më pyeste dikush si po ecën shtatzënia, më binte ndërmend që brenda meje po rritet një njeri.

 

Naile DEMA

 

Bebaime.com: Ju keni një vajzë, na flisni disa fjalë për të. Si e keni pagëzuar, sa vjeç është?

Naile Dema: Blina, para pak ditësh i ka mbushur dy vjet. Është e çuditshme, por, edhe pse është më e vogla e familjes, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën. Prej saj e kam kuptuar se sa shumë mund t’i gëzohesh jetës çdo ditë e me gjithçka që të rrethon. Kam mësuar gjithashtu, se e rëndësishme është t’i jetojmë e përjetojmë momentet, qofshin ato edhe jo fort të mira. E rëndësishme është të ndjehemi gjallë.

 

Naile DEMA

 

Bebaime.com: Me disa fjalë si do ta përshkruanit vajzën tuaj?

Naile Dema: Është fëmijë jashtëzakonisht shumë i mbarë, krejt çka do është një shpjegim për çdo veprim që ne e bëjmë. Është duke e krijuar karakterin e saj, dhe çka më pëlqen më së shumti është pavarësia që ajo do ta ketë.

 

Naile DEMA

 

Bebaime.com: Duke ditur se jeni e angazhuar në punë në Klan Kosova, si arrini që brenda një dite me kaq shumë angazhime të kujdeseni në mënyrë konstante edhe për vajzën?

Naile Dema: Në këtë pikë mund ta konsideroj veten me fat për plot arsye. E para se puna ime në Klan Kosova është e ndërrimit të natës, çka më mundëson qëndrim me Blinën pothuajse gjatë gjithë ditës. E dyta, falë mirëkuptimit të kolegëve, në rast nevoje, orari im mund të bëhet shumë fleksibil (përjashto terminin e prezantimit direkt që nuk mund të ndërrohet) dhe e treta, dhe më e rëndësishmja, që e kam përkrahjen e pa diskutueshme të Naimit, e të familjarëve nga të dyja anët.

 

Naile DEMA

 

Bebaime.com: Jeni ballafaquar me ndonjë vështirësi në fillim të lindjes së vajzës?

Naile Dema: Për gati një muaj ka qenë nëna e Naimit (vjehrra) ajo që është marr me larjen e Blinës, se unë frikësohesha që mund t’ia thyej ndonjë gjymtyrë (qeshët. E këto të tjerat, në fakt, nuk do ti quaja vështirësi, por ka pasur me mijëra pikëpyetje. Gjithçka që bëja kisha dyshime a po e mbajë mirë, a po ushqehet si e sa duhet, a po flë mjaftueshëm e dilema të ngjashme.

 

Naile DEMA

 

Bebaime.com: Po bashkëshorti sa ju ndihmon rreth vajzës?

Naile Dema: Jashtëzakonisht shumë. Ai bënë gjithçka që bëjë unë, veçse orari i tij i punës nuk i lë shumë kohë të merret me vajzën. Por, kur është në shtëpi, nuk e ka problem t’ia ndërroj pelenën, ta ushqejë, t’ia pastrojë dhëmbët, ta bëjë gati për gjumë. Këtë rutinën e gjumit bile, ai e di më mirë se unë, se Blinës çdo natë i bie që të fle me Naimin. Por, çka është më e rëndësishmja merret shumë me edukimin e saj, qoftë nëpërmjet lojërave të ndryshme, këngës, leximit të përrallave e gjithçka tjetër.

 

Naile DEMA

 

Bebaime.com: Sa ndryshoi jeta juaj nga lindja e vajzës?

Naile Dema: Aq sa po e jetojmë edhe njëherë fëmijërinë, por tani të vetëdijshëm për ato që po i bëjmë, e a ka gjë më të bukur se fëmijëria.

 

Bebaime.com: Prej se jeni bërë nënë a ju duket se jeni bërë më e ndjeshme?

Naile Dema: Po, në veçanti kur rastet për protagonist kanë fëmijë. Shpeshherë e gjykoj veten si person të keq, për faktin se në plot raste, kur ekspozohem ndaj lajmeve që kanë të bëjnë me ndonjë tragjedi, keqtrajtim apo dhunim të fëmijëve. Unë nuk marr guximin fare ta klikoj, thjesht e kaloj.

 

Naile DEMA

 

Bebaime.com: Keni pasur në fillim problem në përgatitje të ushqimit të fëmijës tuaj?

Naile Dema: Jo, aspak. Me këshillën e pediatres, Blina ka nisur të ushqehet, fillimisht me fruta, që kur i ka mbushur 4 muaj, e pas dy muajsh edhe me perime. Gjithmonë i kam dhënë fruta e perime të freskëta, jo të konservuara. Tani jemi në situatë kur Blina ha çka do që përgatis, nuk zgjedh aspak kur është e uritur.

 

Bebaime.com: Cila është këshilla juaj për nënat e reja dhe gratë shtatzëne?

Naile Dema: Të jetojnë secilën fazë, se janë momente të magjishme, sa më pak preokupime se si do të shkojë lindja, e si do të përkujdesen për beben. Secilës gjë i vjen koha e vet dhe për gjithçka do të ketë një zgjidhje.

 

Intervistoi: Teuta SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...
Të qenit prind ndërron rrënjësisht rrjedhën e jetës!
Vajza e bukur e ekranit të RTK-së, Njomza Berisha-Miftari është personazhi tjetër që në një intervistë...
Fjala nënë ka peshë, nuk matet me asgjë!
Drenusha Latifi është bërë nënë. Ajo në jetë ka sjellë një vajzë të bukur që e kanë pagëzuar...
Kënaqësi ti ndihmosh gruas në rritjen e fëmijës!
Albani njihet si këngëtar shumë i dashur te të gjitha moshat. Karriera e tij muzikore është duke...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët kanë nevojë për nënë dhe jo për lodra!
Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër kreatoret më të njohura në Kosovë. Një profesion i nisur qysh...
Kjo është familja ime!
Dikur si fëmijë kam admiruar punën e madhe të dy prindërve të mi për të siguruar familjen. Sakrifica...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Të bërit nënë, ishte një ëndërr që u bë realitet!
Modelja e njohur Dhurata Lipovica në një intervistë dhënë për portalin bebaime.com shpalos shumë...
Të qenurit baba më ka shtyrë ta kuptoj konceptin dhe vlerën e nënës!
Milot Hasangjekaj, është ndër këngëtarët më të njohur të repit në Kosovë. Ai është pjesë...
Kur ke djalë dhe vajzë, Zoti të ka falë botën
Elmaze Nura është ndër regjisoret më të mira që ka Kosova. Ajo deri tani ka bërë regjinë e disa...