Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Milot HASANGJEKAJ

Të qenurit baba më ka shtyrë ta kuptoj konceptin dhe vlerën e nënës!

Miloti me të birin Janin

Milot Hasangjekaj, është ndër këngëtarët më të njohur të repit në Kosovë. Ai është pjesë e grupit “Etno”, me të cilin grup kanë sjellë dhjetëra hite që do të mbahen mend gjithmonë. Miloti, kësaj radhe flet në rolin e babait, familjen dhe çdo gjë tjetër.

 

Bebaime: Milotin të gjithë ju njohin si këngëtar i njohur, por pak dinë për familjen tënde. Në tregoni me disa fjalë për familjen tuaj

Milot Hasangjekaj: Ne jemi një familje e vogël për momentin, ku pas martesës unë dhe Marigona, përafërsisht një vit më vonë vendosem që të planifikojmë të zgjerohemi, d.m.th të kemi fëmijë. Dëshira jone na u plotësua falë Zotit dhe u bëmë me një djalë. Tani jemi tre “musketeros”. Jetojmë ne Prishtine dhe kemi diskutime dhe plane për të ardhmen për zgjerimin e shumë tjera.

 

Familja e Milotit

 

Bebaime: Ju keni një djalë, sa vjeçar është dhe si e keni pagëzuar?

Milot Hasangjekaj: Djalin e kemi pagëzuar me emrin JAN dhe në shtator të këtij viti i mbush 3 vjet.

 

Jani

 

Bebaime: Na tregoni çfarë gëzimi pati në jetën tuaj kur për herë të parë u bëre baba. Si ishte ai moment?

Milot Hasangjekaj: Për momentin të bërit babë, ose sidomos atë momentin e parë të takimit e kemi diskutuar me shumë miq dhe familje, e pak a shumë kam qenë i njoftuar verbalisht për ndjenjën. Por, deri sa e kam përjetuar momentin për te cilin po flasim, unë mendoj që nuk ka fjalë që përshkruan. Personalisht dhe sinqerisht po flas jam munduar ta mund këtë ndjenje për shkak të frikës se mos po ndodh diçka e keqe në kuptim se fëmija është i sapo lindur etj. Por, është e qartë që ai moment është fillim i një kapitulli i ri, një diçka që shumë e shumë mendime të janë endur nëpër kokë për një kohe të gjatë, dhe tani je duke u përballur me të fizikisht dhe emocionalisht, e pas asaj tani fillojnë gjërat e reja!

 

Miloti me Janin

 

Bebaime: Duket se jeni baba i përkushtuar. Çka ju bën që të jeni kaq shumë i dhënë pas djalit tuaj?

Milot Hasangjekaj: Përkushtimi nuk ka fund, dikush më pak e dikush më shumë, por edhe unë mundohem që të jemi diku aty te mesi i kësaj. E kam të pamundur fizikisht të jemi gjithmonë bashkë për shkak te angazhimeve të mia gjate ditës, shpesh edhe mbrëmjes, e më së keq edhe gjatë vikendeve. Andaj edhe të themi barra më shumë i bie gruas për djalin, e unë mundohem të mbush atë boshllëkun e lënë kohë pas kohe.

 

Jani me mamin

Bebaime: Tash kur jeni baba mund të na thoni se sa peshon kjo fjalë?

Milot Hasangjekaj: Të bërit baba mua më ka shtyrë realisht më shumë për ta kuptuar konceptin e nënës dhe vlerën e saj si psh. shtatzëninë, lindjen, statutin dhe ndjesinë e nënës, lidhjen me fëmijën e shumëçka tjera. Unë mendoj që në familje në raport me fëmijën babai ka rolin e tij, por është i pafuqishëm për te dhënë 100% kontribut në këtë raport sidomos ne vitet e para (1-2 vite).

Pastaj kjo ndryshon e kalon në përgjegjësi, sepse ka mundësi për të kontribuar në zhvillim, edukim, kreativitet etj., e që është shumë e rëndësishme!

 

Jani

Jani

Bebaime: Me kë është i lidhur djali më shumë, me ju apo bashkëshorten tuaj?

Milot Hasangjekaj: Më shumë është i lidhur me Marigonën, është normale sepse kalojnë më shumë kohë së bashku dhe ndoshta edhe falë teorisë që djemtë lidhen më shumë me nënat. Unë kam kontribuar pak edhe në një taktikë rreth kësaj me qëllim që të mos lidhem shumë me të për shkak që të mos shkaktoj shumë probleme kur unë duhet të dal ose nuk jam në shtëpi. E shpresoj që sa të rritet edhe pak të jemi më të lidhur.

 

Miloti me familje

 

Bebaime: Çfarë këshille keni për prindërit në Kosovë. Sipas jush, cka duhet bërë ata që një fëmijë të rritet ashtu si duhet?

Milot Hasangjekaj: Planifikimi, kuptojeni si diçka të re, mundohuni të përshtateni dhe mundohuni ti kuptoni ndryshimet dhe rrethanat, mësoni ju nga fëmijët dhe mësoni fëmijët me ju. Ndani përvojat me të tjerët dhe merrni këshilla nga te tjerët. Tri këshilla një mendim, këtë te fundit merreni vet.

 

Miloti me familje

Jani

Bebaime: Keni në plan në të ardhmen ta zgjeroni edhe më shumë familjen tuaj?

Milot Hasangjekaj: Po kemi plane, por pa imponime për kohën se kur duhet bërë.

 

Intervistoi: TEUTA SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...
Të qenit prind ndërron rrënjësisht rrjedhën e jetës!
Vajza e bukur e ekranit të RTK-së, Njomza Berisha-Miftari është personazhi tjetër që në një intervistë...
Fjala nënë ka peshë, nuk matet me asgjë!
Drenusha Latifi është bërë nënë. Ajo në jetë ka sjellë një vajzë të bukur që e kanë pagëzuar...
Kënaqësi ti ndihmosh gruas në rritjen e fëmijës!
Albani njihet si këngëtar shumë i dashur te të gjitha moshat. Karriera e tij muzikore është duke...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët kanë nevojë për nënë dhe jo për lodra!
Blerina Kllokoqi-Rugova është ndër kreatoret më të njohura në Kosovë. Një profesion i nisur qysh...
Kjo është familja ime!
Dikur si fëmijë kam admiruar punën e madhe të dy prindërve të mi për të siguruar familjen. Sakrifica...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Të bërit nënë, ishte një ëndërr që u bë realitet!
Modelja e njohur Dhurata Lipovica në një intervistë dhënë për portalin bebaime.com shpalos shumë...
Kur ke djalë dhe vajzë, Zoti të ka falë botën
Elmaze Nura është ndër regjisoret më të mira që ka Kosova. Ajo deri tani ka bërë regjinë e disa...