2911.2016 - Prezantuesja Arbana Osmani e ka sjellë pak më herët atmosferën e festave të fundvitit në shtëpinë e saj.
Bashkë me të birin Joni ata kanë zbukuruar pemën, ku nuk mungojnë topthat, lulet por edhe arushat e bardhë.
“I’a dolëm”, shkruan Arbana në një fotografi të publikuar në Instagram, ku mban në krahë të birin dhe shijojnë se si ka dalë pema.
Në muajin mars të vitit 2015, Arbana solli në jetë djalin e saj Joni, i cili është fëmija i parë si fryt i martesës me të shoqin Ardit Kero. Qysh prej mësimit të lajmit për shtatzëninë ajo u tërhoq nga ekrani dhe mungoi për afro një vit duke u rikthyer me një emision të ri.
Burimi: noa.al