Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Sienna Miller tregon vështirësitë e hasura pas të bërit nënë

15.01.2015 - Thuajse të gjitha femrat e konsiderojnë atë si momentin më magjik të jetës së tyre, e këtu bëhet fjalë për të qenin nënë e një fëmije. Por, ka edhe nga ato që lodhen së tepërmi me mëmësinë.

Ky është rasti i aktores Sienna Miller, e cila tregon se sa të vështirë e ka pasur të mësohet me faktin e të qenit nënë e Marlowe, 2 vjeç.

E veshur me një stil tepër të thjeshtë, me xhaketë mbi një kanotiere ngjyrë gri, me xhinse blu e të ngushta dhe me këpucë me qafë, ajo dukej rrugëve të Nju Jork Sitit si një grua në kontroll të gjithçkaje.

Por, 33-vjeçarja tha se procesi i të bërit nënë ishte tepër i vështirë për t’u përballuar, pas lindjes së vajzës së saj të vetme. Dy vite më parë, e fejuara e Tom Sturridge, dëshironte asgjë më shumë se sa një lindje natyrale. E megjithatë ajo përfundoi në një proces tepër të dhimbshëm prej 27 orësh, në fund të të cilit iu desh patjetër ndërhyrja çezariane, përpara se sa Marlowe të vinte në jetë.

 

 

“Gjatë lindjes gjërat nuk shkuan siç duhej, për të mos thënë gjithçka shkoi keq. Doja me zemër që lindjen ta bëja natyrale, por përfundova në një situatë emergjence duke iu nënshtruar kirurgjisë”.

“Është diçka shokuese, sigurisht, por disa femra e konsiderojnë si tepër të lehtë. Me mua ndodhi e kundërta”. Por bjondja, e cila mori pjesë edhe në ceremoninë e “Golden Globes”, pranon se eksperienca e saj si prind erdhi si me porosi për rolin e saj në filmin e fundit me regji të Clint Eastëood, ku Sienna luan rolin e mamasë Taya Kyle.

Burimi: Top Channel

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

Mirsa vjen me një portret familjar
26.04.2017 - Këngëtarja Mirsa Kërqeli e cila për një kohë të gjatë pothuajse është ‘tretur’...

Ryva shfaqet për herë të parë pas lindjes së vajzës
23.04.2017 - Këngëtarja Ryva Kajtazi u bë nënë për herë të parë në fillim të muajit Prill. Ngjarja...

Ekskluzive: Ky është emri i djalit të Adelina Ismailit
19.04.2017 - Ylli i muzikës pop në Kosovë, Adelina Ismaili me në fund është bërë nënë Këngëtarja,...

Kjo është gjinia e fëmijës së Albatriti
18.04.2017 - Këngëtari Albatrirt Muçiqi ska pak kohë që i dha fund beqarisë për tu martuar me...

Cili reper pritet që të bëhet baba për herë të dytë
18.04.2017 - Milot Hasangjekaj është baba i nje djali. Mirëpo, ai per E’Zone ka shpalosur se...

Kjo foto e Sinan Hoxhës me të birin do t’iu shkrijë
14.04.2017  - Është bërë pothuajse një vit qysh kur këngëtari Sinan Hoxha u bë baba për...

Tuna edhe më e bukur si shtatzënë
11.04.2017 - Altuna Sejdiu, këngëtarja joshëse shqiptare, duket mjaft bukur në pozën e fundit si...

Brenda festës madhështore në shtëpinë e Ciaras, ajo po bëhet nënë për herë të dytë
06.04.2017 - Ka mbetur edhe pak kohë deri në lindjen e fëmijës së dytë të këngëtares së famshme...

Festa super luksoze e ditëlindjes së parë të vajzës së Emina Çunmulajt
06.04.2017 - Festa super luksoze e ditëlindjes së parë të vajzës së Emina Çunmulajt  Një...

Candice poston foto me djalin 4 muajsh
20.02.2017 - Modelja nga Afrika e Jugut Candice Swanepoel ka postuar të premten një foto me djalin...

David Backham mbetet një baba model
20.02.2017 - David Beckham ka lënë mënjanë të gjitha shqetësimet dhe i ka kushtuar kohën vajzës...

Tuna me foto të shtatzënisë
06.02.2017 - Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu dhe instrumentisti i Filarmonisë së Kosovës, Patris...

Pas lajmit, Beyonce shtatzënë poston foto nudo
02.02.2017 - Lajmin për shtatzëninë e saj e konfirmoi publikisht një ditë më parë, duke u bërë...

Mel Gibson bëhet baba për herë të nëntë
25.01.2017 - Mel Gibson bëhet baba për herë të nëntë. 61-vjeçari dhe e dashura e tij Rosalind...

Ish Spice Girls bëhet me djalë
25.01.2017 - Geri Horner ka sjellë në jetë djalin e saj. Ish Spice Girls, sot 44 vjeçe ka bërë...

/komuniteti