Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Ka disa arsye pse Xhensila e mbajti të fshehtë kaq gjatë shtatzëninë

31.03.2018 - Më në fund, lajmi që shumë shpejt Xhensila dhe Besi do të bëhen prindër, është zyrtar. Pas shumë thashethemeve, aludimeve e spekulimeve mediatike (të cilat asnjëherë nuk u mohuan dhe as u konfirmuan nga çifti), nga këngëtarja dhe aktori i njohur sekreti mori fund. Ata do të bëhen prindër dhe nuk kanë pse të mos e ndajnë këtë me të gjithë.

Edhe pse kanë qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes, prej disa muajsh gati ‘të përndjekur’ për të zbuluar shtatzëninë, si Xhensila, ashtu edhe Besi nuk e kanë prishur terezinë për lajmet dhe titujt nëpër portale. Të dy, me sa duket, kanë gjetur kohën më të mirë për ta ndarë me të gjithë, ndonëse të gjithë nuk kishin më asnjë dyshim në rrumbullakësinë e barkut të Xhensilës.

Po pse e mbajti të fshehtë për kaq shumë kohë? Arsyet mund të jenë disa:

E para (ndoshta edhe më e rëndësishmja) ka të bëjë me Xhensilën, natyrisht. Këngëtarja e ka thënë shpeshherë edhe publikisht – ajo është natyrë supesticioze dhe meqenëse është kështu, s’mund ta ndante menjëherë lajmin e shtatzënisë. Të njëjtën gjë, këngëtarja bëri edhe me datën e martesës. Pas shumë aludimeve për data të ndryshme gjatë gjithë verës, vetëm kur dasma u afrua, mësuam se nuk ishte vera, por fillimi i vjeshtës koha kur ata kurorëzuan dashurinë.

Një arsye e dytë pse Xhensila nuk preferoi ta publikonte që në fillim, me siguri, është edhe shëndetësore. Pas disa analizave, kontrolleve, vajtje – ardhjeve në Itali, gjendja shëndetësore e psikologjike (edhe sipas shkencës) e nënës në pritje duhet të jetë në nivele të kënaqshme për të përballuar emocionin. Le të mos harrojmë se Besi, në këtë rast, është një ndihmë ‘aspak e mirë’ për emocionet. Ai gjithmonë ndihmon për t’i shtuar ato.

Pas dasmës së çiftit, madje vetëm pak javë pas zhurmës së madhe që shkaktoi ajo, Xhensila ka nisur menjëherë turet muzikore dhe, që nga vjeshta e vitit të kaluar e deri më sot, kalendari muzikor ka qenë i tejmbushur. Lajmi që këngëtarja i ka anuluar koncertet sepse ishte e sëmurë me grip nuk u konfirmua nga Xhensila. Ndoshta ato ishin problemet e para të shtatzënisë. Edhe projektet muzikore gjatë kësaj kohe, mund ta ‘kenë penguar” Xhenin për ta ndarë pritjen e ëmbël.

Lajmi për shtatzëninë nuk mund të ndahej me të gjithë pa krijuar në fillim zhurmën e madhe. Duket se VIP-ave shqiptarë u pëlqen zhurma para se të shpërthejë tullumbacja. Një pjesë e mirë e tyre e preferojnë zhurmën mediatike dhe zgjedhin ta kalojnë në heshtje kur lajmi është i vërtetë. Nëse ju kujtohet, edhe Tuna bëri të njëjtën gjë rreth dy vjet më parë. Kur të gjithë flisnin për pritjen e saj të ëmbël, ajo nuk foli, madje edhe u mbyll për tre muaj në shtëpi, derisa publikisht, kur prezantoi këngën “Duam” në Këngën Magjike, tha se në barkun e saj kishte një fëmijë.

Nëse mund të renditet si një arsye e pestë, tjetra dhe më konkrete për Xhensilën është përballja me fëmijët këtë të hënë “Në kurthin e Piter Panit”. Duhet të jetë gati për të pritur çdo lloj pyetje nga ata. Po si mund ta fshihte barkun para syve kritikë të tyre? A mund t’i gënjejë fëmijët? Nesër, me siguri, Xhensila do të zbulojë gjininë e bebes që pritet të vijë në jetë, ndoshta edhe sa muajshe është…

Apo edhe këto të dyja i dimë tashmë? Kush tha që është 5 muajshe dhe po pret një vajzë? Siç e ka ëndërruar veten gjithmonë, në fund të fundit: nënë të një vajze.

Burimi: Revista Class

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

Jonida Vokshi bëhet nënë për herë të parë
22.06.2020 - Prezantuesja shqiptare, Jonida Vokshi dhe aktori nga Kosova, Besnik Krapi, janë bërë...

Remzie Osmani bëhet gjyshe, çifti gëzohen me një vajzë
16.03.2020 - Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Remzie Osmani, së fundmi është bërë gjyshe. Gëzimin...

“Drita e saj më ndriçoi fort shpirtin”, moderatorja bëhet nënë për herë të parë
20.12.2019 - Moderatorja e njohur e sportit, Vilma Masha është bërë nënë për herë të parë....

Së shpejti do të marrin rolin e mbretit dhe mbretëreshës, por William dhe Kate duan që fëmijët e tyre të jenë me këmbë në tokë
20.12.2019 - Kate Middleton dhe Princi William janë të vetëdijshëm se fëmijët e tyre kanë një...

Granit Xhaka vë vajzën në gjumë, publikoi foton më të ëmbël
28.10.2019 - Futbollisti i mirënjohur, Granit Xhaka dhe gruaja e tij, Leonita janë një çift shumë...

Publikohen pamje, ja si e ka dekoruar shtëpinë Leonita për ardhjen e vajzës
18.10.2019 - Leonita publikon pamje nga dekorimi i shtëpisë. Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe...

Miranda Hashani shfaqet e lumtur pranë fëmijëve të saj
14.10.2019 - Këngëtarja Miranda Hashani është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar....

Ermali dhe Ariana bëhen prindër për herë të katërt
26.09.2019 - Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana Fejzullahu,...

Nëse fëmijët tuaj bëjnë naze me ushqimin, lexoni këshillën e vyer të Aulona Mustës!
02.09.2019 - Aulona Musta, është një ndër gazetaret e cila është më aktive në rrjetet sociale,...

Genta Cana bëhet nënë për herë të parë
08.08.2019 - Moderatorja e njohur në emisionin e sportit në Klan Kosova është bërë nënë për...

Elita Rudi më në formë se kurrë, 5 muaj pasi solli në jetë Zërin shkruan dy fjalë për trupin e saj
07.08.2019 - Elita Rudi ka publikuar pak minuta më parë dy foto ku në fokus është fiziku i saj dhe...

I shpëtoi jeta për një fije, qëllohet makina e këngëtares shtatzënë
07.08.2019 - Ditën e sotme, reperja Yung Mami i ka shpëtuar jetës për mrekulli pas një skene të...

Ariana zbulon barkun në muajin e pestë të shtatzënisë
27.06.2019 - Shtatzënia duket se ka reflektuar shumë në pamjen e saj Gruaja e këngëtarit të njohur,...

Sara dhe Ledioni sërish prindër
31.05.2019 - Trashëgimtarja e Top Medias Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço do të bëhen prindër...

Aktori kosovar i bën një shkrim emocionues vajzës për ditëlindjen e gjashtë
31.05.2019 - Vajza e aktorit Jeton Zogiani ka festuar ditëlindjen e gjashtë. E me rastin e kësaj...

/komuniteti