Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Nëse fëmijët tuaj bëjnë naze me ushqimin, lexoni këshillën e vyer të Aulona Mustës!

02.09.2019 - Aulona Musta, është një ndër gazetaret e cila është më aktive në rrjetet sociale, jo vetëm për të treguar ku është dhe çfarë po bën, por herë pas here edhe për të dhënë këshilla të ndryshme.

Në lidhje me shëndetin, sjelljen, por jo vetëm, këtë herë moderatorja ka një këshillë të vyer për të gjithë prindërit që i bashkon i njëjti problem: fëmija bën naze me ushqimin. Aulona ka treguar eksperiencën e saj, me të voglën Amarën, e cila që në vegjëli është rritur me rregulla të cilat sot i shërbejnë që të ushqehet sa më mirë.

Nëse edhe ju e keni këtë problem, ne ju sugjerojmë këshillën e mami Aulonës:

“Nje pyetjet qe, shume nga mamat’ qe me ndjekin, me bejne shpesh eshte: si ja ke dale qe Amara ha gjithcka. Shume nga ju me kerkojne keshilla qe ti zbatojne me femijet e tyre. Ne fakt, une mendoj se aq sa e nevojshme eshte te marresh keshilla mbi memesine ne pergjithesi, po aq e veshtire eshte te japesh. Kjo sepse prinderimi eshte dicka kaq personale dhe varet nga shume faktore.

Megjithate me shume se sa keshilla, une do te ndaj me ju eksperiencen time ne lidhje me menyren e ushqimit te Amares.

Kjo qe shikoni ne kete video ishte darka e Amares dje, te cilen Amara e hengri te gjithen, pa naze. Kjo vjen sepse Amara eshte mesuar qe diten e pare qe ka nisur te haje e deri me sot, qe duhet te haje perimet.

Te gjitha perimet. Ne te gjitha format e tyre, te gjalla, te gatuara, gjelle. Perimet duhen ngrene sepse jane te shendetshme. Por edhe sepse nuk ka alternative tjeter! Nese nuk hahen perimet, ose me sakte ushqimet qe une kam gatuar dhe qe jane me te shendetshme per te, nuk hahet asgje tjeter.

Femija mesohet me shembuj! Te njejten pjate qe hengri Amara, hengra dhe une dhe bashkeshorti. Amara s’ka pare kurre nje shishe pije me gaz, apo lengje kartoni ne frigorifer dhe rrjedhimisht e ka mesuar qe prinderit e saj mendojne se ato jane te demshme prandaj nuk i konsumojne per vete dhe rrjedhimisht nuk ja japin as asaj. Keshtu qe Amara nuk i kerkon. Ne pese vite une nuk kam skuqur asnjehere te vetme patate, si alternative ushqimi per Amaren.

Padyshim qe ajo ka ngrene patate te skuqura nese kemi qene per dreke te nena psh, ose diku tjeter. Ama keshtu e ka mesuar qe patatet e skuqura jane ushqim “festash”, qe hahen sh sh rralle sepse na bejne keq, keshtu qe nuk i kerkon.

Amara e di qe nuk vendos ajo cfare duhet te haje, por vendos une. Ashtu sic e di edhe qe, nese mund te kete ushqime qe s’i ka shume qejf, duhet ti haje sepse jane te shendetshme dhe i bejne mire.

Rregulli eshte nje tjeter faktor i rendesishem. Vaktet hahen ne orar. Para vakteve nuk hahet asgje qe mund te prese oreksin. Nese femija eshte psh mbasdite te lodrat dhe aty kerkon kokoshka, pastaj leng, pastaj embelsire, normalisht qe kur te shkoje ne shtepi s’do doje te haje me. Prandaj nuk i blihen!

Fëmija ndjek shembullin dhe jo këshillën. Ngrënia me orar te caktuar gjithashtu është mënyrë e mirë. Ne japim ide çfarë ka funksionuar për fëmijën tonë. Secili e bën vetë zgjidhjen. Ama, poste të tilla duhet të bëhen shembull për ata që duan të na lexojnë”, shkruan Aulona.

Burimi: kidstime

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

Genta Cana bëhet nënë për herë të parë
08.08.2019 - Moderatorja e njohur në emisionin e sportit në Klan Kosova është bërë nënë për...

Elita Rudi më në formë se kurrë, 5 muaj pasi solli në jetë Zërin shkruan dy fjalë për trupin e saj
07.08.2019 - Elita Rudi ka publikuar pak minuta më parë dy foto ku në fokus është fiziku i saj dhe...

I shpëtoi jeta për një fije, qëllohet makina e këngëtares shtatzënë
07.08.2019 - Ditën e sotme, reperja Yung Mami i ka shpëtuar jetës për mrekulli pas një skene të...

Ariana zbulon barkun në muajin e pestë të shtatzënisë
27.06.2019 - Shtatzënia duket se ka reflektuar shumë në pamjen e saj Gruaja e këngëtarit të njohur,...

Sara dhe Ledioni sërish prindër
31.05.2019 - Trashëgimtarja e Top Medias Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço do të bëhen prindër...

Aktori kosovar i bën një shkrim emocionues vajzës për ditëlindjen e gjashtë
31.05.2019 - Vajza e aktorit Jeton Zogiani ka festuar ditëlindjen e gjashtë. E me rastin e kësaj...

Rafiqe Tërnava bëhet nënë, ia lë një emër interesant djalit
21.05.2019 - Këshilltarja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Rafiqe Tërnava është bërë nënë,...

Lind djali mbretëror
08.05.2019 - Dukesha e Sussex ka sjellë në jetë djalin e saj të parë me Princ Harry. Princ Harry...

Shtatë muaj shtatzënë dhe në koncert, ja kur e pret lindjen Rona Nishliu
30.04.2019 - Teksa lançoi albumin e saj më të ri, këngëtarja Rona Nishliu dha në kopertinën e...

Diellza Kolgeci bëhet nënë
29.042.2019 - Ish-Missi Diellza Kolgeci është bërë nënë për herë të parë. Lindja ka ndodhur...

Gjira bëhet nënë!
29.04.2019 - Gjira Kajtazi është bërë nënë. Artistja solli në jetë fëmijën e saj të parë,...

Kroi është vetëm 1 vjeç, por gjuhën angleze ka filluar ta mësojë që tani me babi Albanin
Kroi Art është më i vogli në familjen Dudushi dhe sigurisht që gjithë vëmendja i dedikohet vetëm...

Almeda ngre shtanga në ditët e fundit të shtatzënisë dhe duhet parë për ta besuar
Ish-miss-i shqiptar Almeda Abazi është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe nga momenti në moment...

Pamje nga festa e datëlindjes së djalit të Adelina Ismailit
08.04.2019 - Uliks Krasniqi ka mbushur 2 vjet. Për këtë rast prindërit i kishin përgatitur atij...

Linda Halimi bëhet nënë
12.03.2019 - Këngëtarja Linda Halimi është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe i dashuri...

/komuniteti