Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Albulena Kryeziu-Bokshi: Mes dhimbjesh erdhi gëzimi më i madhi në jetë – DONI, atëherë kur vërtetë e DONim një fëmijë

Gjithnjë e hareshme, e buzëqeshur dhe me stil, teksa publikun arrin ta bëjë për vete në çdo shfaqje që merr pjesë. Është kjo aktorja Albulena Kryeziu-Bokshi, e cila vetëm pak javë më parë mori titullin më të bukur që mund t’i dhurojë jeta.

Ajo u bë nënë për herë të parë e një djali të cilin vendosi ta pagëzojë me emrin Don. Në një intervistë për Telegrafin, Lena kësaj radhe rrëfen se si e përjetoi ardhjen e Donit në jetën e saj, dhe sa ka ndryshuar tashmë rutina ditore me një person më shumë në familjen Bokshi

 

Albulena Kryeziu në një intervistë “përballë” pasqyrës së jetës së saj, rrëfen ndjenjën e të bërit nënë për herë të parë

Planet për aktrimin sigurisht nuk mbesin mbrapa, derisa Kryeziu-Bokshi potencon se publikut do t’i mungojë për pak kohë, e krejt kjo për shkak se prioritet për momentin për të, do të jetë magjia e mëmësisë…

 

Albulena, e përmbyllët vitin 2017 duke u bërë nënë për herë të parë. Na trego pak si e përjetuat këtë ndjenjë të veçantë?

Jam ende në fillet e para të mëmësisë, prandaj e kam shumë të vështirë ta shpjegoj. Tentova në një intervistë ta shprehë por definitivisht fjalët e mija janë te vobekta karshi ndjenjave që po i përjetojë këto ditë.

 

Si ka qenë momenti i takimit të parë me Donin?

Takimi i parë me Donin, njëjtë edhe kjo pyetje që vështirë se mund të ju tregoj saktësisht, e di që ende nuk i kishin kryer punën mjekët, mes dhimbjesh erdhi gëzimi më i madhi në jetë dhe më kujtohet që në atë moment kur bashkëshorti im e mori në dorë dhe erdhi pranë meje duke më uruar, unë pëshpërita “me fat”.

 

Po nata e ndërrimit të viteve, a ishte më e veçantë në familjen Bokshi, familje tashmë tri anëtarëshe?

Ende e pa-rehabilituar pas lindjes, por ishte mbrëmja e parë që u rregullova, bëra grim dhe të tre pritëm orën 00:00.

 

Sa ka ndryshuar jeta jote tani me marrjen e titullit nënë?

Fakti që shumicën e kohës e kaloj në shtëpi do të thotë që ka ndryshuar shumë. Prioritet kam rritjen e fëmijës tim dhe për sa të jetë kjo arsyeja nuk do të ankohem.

 

Po bashkëshorti juaj, si e ka përjetuar ardhjen në jetë të Donit?

Ka qenë rrugëtim i gjatë periudha e shtatzënisë dhe Ilirin gjithmonë e kam pasur krahë të fortë, normalisht që edhe ai ka përjetuar emocione të forta, lumturi pafund, njëjtë sikurse edhe unë.

 

Përse Doni? Dhe kush nga ju vendoi për këtë emër?

Don sepse rrjedh nga fjala dashuri, Don sepse e DONim një fëmijë, sepse raporti mesh nesh është i ndërtuar në baza të dashurisë së madhe. Iliri ishte ai që e propozoi këtë emër dhe unë u pajtova plotësisht.

 

Albulena, jeni ndër aktoret më të suksesshme në vend. A do të thotë që tashmë për shkak të mëmësisë nuk do ju shohim njëherë në projekte filmike ose teatrale?

Sidomos në gjashtëmujorin e parë do të mbesë larg skenës, larg profesionit tim, besoj që pas një punë dhjetë vjeçare kjo shkëputje ka qenë e mirëseardhur.

 

Cila shfaqje ose cili rol deri më tani mbetet i preferuari juaj?

Për mua mbetet projekti më i dashur shfaqja me regjisor Ilir Bokshin “Dorëzimi në Spokan”, në teatrin e Gjakovës ku si rrjedhojë rezultoi Doni.

 

Ju pëlqen më shumë filmi apo teatri?

Dikur kam pasur preferenca por tashmë me kalimin e viteve po bëhen të pandashëm për mua. Edhe filmi edhe teatri më plotësojnë secilin në formën e vetë dhe secili rol qoftë në film apo teatër është një sfidë e re, një aventurë në të cilën jam e gatshme të hidhem.

 

Si është një ditë e juaja e zakonshme?

Para lindjes së Donit ka qenë e mbushur me prova, me shfaqje, me orët në “iStar”, kurse tani është Doni ai qe ma dikton mbarëvajtjen ditore. Me një fjalë tash është e kuptueshme që gjithçka sillet rreth tij.

 

Thënia juaj e jetës?

Nuk kam as nuk me pëlqen të kem një thënie të caktuar. Thjeshtë varet prej momentin në të cilin gjendem, gjejë të themi kushtimisht thënje që më duhen për të më motivuar, për të ecur tutje sidomos në momentet e dobësisë qe secili njeri mund t’i ketë.

 

Lena, faleminderit shumë që ishe në këtë intervistë. Cili do ishte mesazhi yt për lexuesit në fund?

Faleminderit shumë Telegrafit që gjithmonë e ka përcjellë punën time. Sa i përket mesazhit pa dashur të tingëllojë arrogantë por jam person që nuk parapëlqej të japë mesazhe, thjeshtë do t’ i falënderoja të gjithë ata që e përcjellin punën time dhe më kanë përkrahur si aktore.

Burimi: Telegrafi

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

Jonida Vokshi bëhet nënë për herë të parë
22.06.2020 - Prezantuesja shqiptare, Jonida Vokshi dhe aktori nga Kosova, Besnik Krapi, janë bërë...

Remzie Osmani bëhet gjyshe, çifti gëzohen me një vajzë
16.03.2020 - Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Remzie Osmani, së fundmi është bërë gjyshe. Gëzimin...

“Drita e saj më ndriçoi fort shpirtin”, moderatorja bëhet nënë për herë të parë
20.12.2019 - Moderatorja e njohur e sportit, Vilma Masha është bërë nënë për herë të parë....

Së shpejti do të marrin rolin e mbretit dhe mbretëreshës, por William dhe Kate duan që fëmijët e tyre të jenë me këmbë në tokë
20.12.2019 - Kate Middleton dhe Princi William janë të vetëdijshëm se fëmijët e tyre kanë një...

Granit Xhaka vë vajzën në gjumë, publikoi foton më të ëmbël
28.10.2019 - Futbollisti i mirënjohur, Granit Xhaka dhe gruaja e tij, Leonita janë një çift shumë...

Publikohen pamje, ja si e ka dekoruar shtëpinë Leonita për ardhjen e vajzës
18.10.2019 - Leonita publikon pamje nga dekorimi i shtëpisë. Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe...

Miranda Hashani shfaqet e lumtur pranë fëmijëve të saj
14.10.2019 - Këngëtarja Miranda Hashani është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar....

Ermali dhe Ariana bëhen prindër për herë të katërt
26.09.2019 - Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana Fejzullahu,...

Nëse fëmijët tuaj bëjnë naze me ushqimin, lexoni këshillën e vyer të Aulona Mustës!
02.09.2019 - Aulona Musta, është një ndër gazetaret e cila është më aktive në rrjetet sociale,...

Genta Cana bëhet nënë për herë të parë
08.08.2019 - Moderatorja e njohur në emisionin e sportit në Klan Kosova është bërë nënë për...

Elita Rudi më në formë se kurrë, 5 muaj pasi solli në jetë Zërin shkruan dy fjalë për trupin e saj
07.08.2019 - Elita Rudi ka publikuar pak minuta më parë dy foto ku në fokus është fiziku i saj dhe...

I shpëtoi jeta për një fije, qëllohet makina e këngëtares shtatzënë
07.08.2019 - Ditën e sotme, reperja Yung Mami i ka shpëtuar jetës për mrekulli pas një skene të...

Ariana zbulon barkun në muajin e pestë të shtatzënisë
27.06.2019 - Shtatzënia duket se ka reflektuar shumë në pamjen e saj Gruaja e këngëtarit të njohur,...

Sara dhe Ledioni sërish prindër
31.05.2019 - Trashëgimtarja e Top Medias Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço do të bëhen prindër...

Aktori kosovar i bën një shkrim emocionues vajzës për ditëlindjen e gjashtë
31.05.2019 - Vajza e aktorit Jeton Zogiani ka festuar ditëlindjen e gjashtë. E me rastin e kësaj...

/komuniteti