Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Jorida: Kur menytë i përgatis bashkë me djemtë e mi

04.06.2015 - Të gatuash me fëmijët mund të jetë një nga momentet më të mira për të kaluar një kohë cilësore me ta. Gatimi është si ndërtimi. Një punë e përbashkët, që të shijon, për më tepër kur edhe receta është e shijshme.

Jorida, konkurrente e “MasterChef Albania 1”, teksa prezanton recetën e saj, tregon se, sa herë që i jepet mundësia, i vë djemtë e saj, Gregorin dhe Denin, të gatuajnë.

“Sa herë që na jepet mundësia, më së shumti në fundjavë, sepse jemi më të lirë nga aktivitetet e përditshme. Fundjava është një mundësi më e mirë për të eksperimentuar gjëra të reja, për t’i bërë ata të ndihen të lumtur. Nëse ka disa pjata, që fëmijët nuk i konsumojnë, kjo është një mundësi, që ata të shijojnë më tepër ushqimin”, thotë Jorida.

Është një aktivitet shumë i rëndësishëm, pasi kënaqësia dhe zbavitja, që provojnë duke gatuar, është e dobishme dhe çlodhëse njëherazi.

“Është pjesë e bukur, edhe pse bëhet një rrëmujë në guzhinë, kalimi i një dreke fantastike, apo e një fundjave, ndryshe nga përditshmëria. Është çlodhje edhe për mua”, pranon Jorida.

Meqenëse Jorida e ka shumë pasion gatimin, ajo kërkon t’ua përcjellë këtë dhunti edhe fëmijëve, pavarësisht se janë djem. Kjo bëhet edhe më e lehtë, kur janë edhe fëmijët që kanë dëshirë të angazhohen në gatim, me mamanë e tyre.

“Ushqimi është një pjesë shumë e rëndësishme në shtëpinë tonë. Duke qenë se ata janë të vegjël dhe kanë nevojë të ushqehen mirë, gjithashtu i bën të rriten më shëndetshëm. Tani kanë nisur të më bëjnë menynë që në mëngjes. Më thonë ‘mami do gatuajmë këtë sot’. Duke parë dashurinë që kam për gatimin, vetvetiu ata influencohen nga unë, kanë qejf të ndihen të rritur”, tregon Jorida.

Të edukosh fëmijën me përgatitjen e ushqimeve, pjatave të ndryshme, do të thotë të favorizosh dhe stimulosh kohën e tyre. Sigurisht që, kjo sjell devotshmërinë dhe avantazhe te zhvillimi dhe rritja e fëmijës.

“Fëmijët, duke eksperimentuar gjëra të reja, marrin përvoja të reja dhe rrisin vetëvlerësimin te vetja, madje edhe stimulohen. Duke qenë se ushqimi është pjesë e rëndësishme e drekës, ka të bëjë me rritjen dhe zhvillimin e trurit, i ndihmon të zbulojnë se, nëse do u pëlqejë kjo në të ardhmen, do të dinë të bëjnë përzgjedhjen e ushqimeve më të mira”, u shpreh Jorida.

Në fund e mbyll me “Do t’ua rekomandoja të gjitha nënave, që të stimulonin fëmijët e tyre në guzhinë, sepse është një kohë e vyer, që nuk do ta gjenin sërish”.

Burimi: Top Channel

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

Supriza e Amit pas lajmit të shtatzënisë
20.09.2017 - Pak pasi u bë publik lajmi se Ami është në pritje të ëmbël, filluan aludimet për...

Merita po bëhet nënë por ja si dukej ditën e dasmës
12.09.2017 - Merita Sekiraqa moderatorja e RTV21 edhe pak ditë do të bëhet nënë, shkruan “Kosovarja”. Siç...

Vali poston një fotografi të djalit me Adelinen
08.09.2017 - Bashkëshorti i Adelina Ismajlit, Val Krasniqi ka postuar një fotografi në Facebook ku...

Jeta prej princeshe e Coco Antonel, vajzës së Inis Gjonit
07.09.2017 - Motrat Gjoni janë njohur gjithmonë për jetën e tyre prej princeshash dhe të njëjtën...

Kastriot Tusha rrëfen emocionet kur u bë gjysh dhe na prezanton me mbesën e tij
07.09.2017 - Tenori i njohur Kastriot Tusha, dy muaj më parë ka marrë një status të ri. Djali i...

Mirsa Kërqeli shfaqet në një foto të rrallë pranë dy fëmijëve të saj
03.09.2017 - Ajo prej se është larguar nga Kosova, e u vendos në Kanada, duket se filloi totalisht...

Rrëfehet Alban Hoxha: Si është të rrisësh një fëmijë pa bashkëshorten
21.08.2017 - Të qenit një prind i vetëm në rritjen e fëmijës sigurisht është një rrugëtim i...

Shyhrete Behluli bëhet gjyshe, Learta solli në jetë fëmijën e saj të parë
18.08.2017 - Shyhrete Behluli bëhet gjyshe, Learta solli në jetë fëmijën e saj të parë Shyhrete...

Leonora Poloska bëhet nënë për herë të parë!
16.08.2017 - Leonora Poloska është bërë nënë për herë të parë, shkruan “Kosovarja”. Ajo...

Aurela Gaçe tregon si i humbi 17 kile për 8 muaj duke dhënë mesazhin më inkurajues për nënat!
16.08.2017 - “Ja ku po vjen ajo, toka ka tërmet!” – e thotë edhe kënga për Aurela...

Zbulohet gjinia e fëmijës në pritje të këngëtares shqiptare
08.08.2017 - Është tërhequr prej pak kohësh nga skena muzikore për t’iu dedikuar me kohë...

Kopertina e shtatzanisë është më e bukura që Georgina ka realizuar ndonjëherë
08.08.2017 - Pas konfirmimit të Ronaldo-s që e dashura e tij Georgina është shtatzënë, vjen edhe...

Kaq shumë dado për fëmijët e Beyonce dhe paga e tyre marramendëse
31.07.2017 - Binjakët e divës së muzikës pop Beyonce lindën më 14 qershor. Pasi u aludua gjërë...

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë
31.07.2017 - Këngëtarja Rezarta Smaja ka ndarë lajmin e mirë me miqtë në rrjetet sociale, ndërsa...

Vajza e `Zanës’ një fëmijë tejet i ëmbël
27.07.2017 - Yllka Gashi po vazhdon të qëndrojë në Kosovë. Aktorja e njohur shqiptare ka disa muaj...