Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Në fund të shtatzënisë, postimi emocionues i Aurela Gaçes

26.10.2016 - Ajo është në pritje për t’u bërë nënë për herë të dytë pas vajzës së madhe Grace. Këngëtarja Aurela Gaçe falënderon Zotin, për fëmijën që mban në bark, ndërsa e cilëson si një bekim dhe pasuri të madhe.

Ajo ka publikuar në Facebook një fotografi ku shihet e rrumbullakosur dukshëm, pasi po i afrohet fundit të shtatzënisë, ndërsa thotë se asgjë nuk krahasohet me ndjesinë e të qenit nënë.

Postimi i plotë i Aurelës

Djalë a vajzë? Kjo është çështja. 32 javë. Ajo zemra e vogël që në javët e para i dëgjojmë vetëm rrahjet, vjen e rritet e formohet në mënyrën më të bukur e më të mahnitshme të mundshme bashke me të gjitha organet e tjera, me gjymtyrët e vogla që lëvizin e lumturojnë nënën në çdo moment që i ndjen... Zot, kjo është ndjesia më e bukur e lutem për çdo grua e çdo çift të ketë mundësinë e të qenurit prind.

Çdo jetë që vjen në jetë, është mrekulli.

Nuk i kuptoj dot ata njerëz që duan edhe përzgjedhje në gjini, ata që më pyesin se çfarë pres e thartojnë turinjtë kur marrin vesh që brenda meje rritet një vajze. A thua do ta rrisin ata??

A thua do ta kenë ata “barrën” pë ta edukuar siç duhet që të përballojë jetën?

Unë vajzë linda e nuk më ka penguar asgjë të bëja realitet gjithçka doja për veten time.

Mund ta kisha më të lehtë në një shoqëri si e jona nëse do të isha djalë?? Se besoj.

Shumë mundësi do të kishte të bëja karrierë si “I forti i lagjes”? Ose mundet përsëri në skenë të bëja diçka... por Zoti nuk bën gabime... dhe ai zgjodhi të isha kështu. Mund të jesh djalë e ti sjellësh probleme familjes e po ashtu të jesh vajzë e të bëhesh krahu më i fortë i familjes tënde. Ose anasjelltas.

Çdo jetë që vjen në jetë është MREKULLI. ËSHTË BEKIM. ËSHTË PASURI.

Kur mendoj sa çifte ka që nuk arrijnë dot ti gëzohen lajmit më të rëndësishëm në jetë, se një zemër e vogël ka nisur të rrahë, kur mendoj se sa vajza e ëndërrojnë momentin kur trupi i tyre të shndërrohet në shtëpinë e një embrioni, aty ku do të marrë form, ku do të zhvillohet dita ditës, aty ku merr gjakun, frymën, ushqimin nga ajo që do ta thërrasë Mami... atëherë them Zot faleminderit për këtë mundësi.

Secili punon e ka një profesion. Mund të arrish shumë në jetë. Mund të kesh kaq shumë suksese... por asgjë, asgjë nuk mund të krahasohet me këtë ndjesi.

Unë do ta përsërisja prapë e prapë gjithçka, edhe pse ka raste mezi eci, edhe pse vjen një moment e ti nuk fle dot, edhe pse gishtat e tu marrin formën e salçiçeve, këmba nga 36 shkon nr 38 dhe dhimbjet s’të ndahen... edhe pse fytyra jote fillon ti përngjajë panines..., edhe kur mjeku të urdhëron të qëndrosh në shtrat për muaj të tërë, edhe kur ti ke kriza ëe tmerrshme urthi e duket sikur një llavë e nxehtë vjen nga stomaku e pret të shpërthejë...

Edhe sikur të sillja në jetë 10 vajza do të isha njeriu më i lumtur, sepse do të sillja në jetë, jetë tjetër...

Do të thosha vetëm ZOT FALEMINDERIT.

Burimi: noa.al

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

Jonida Vokshi bëhet nënë për herë të parë
22.06.2020 - Prezantuesja shqiptare, Jonida Vokshi dhe aktori nga Kosova, Besnik Krapi, janë bërë...

Remzie Osmani bëhet gjyshe, çifti gëzohen me një vajzë
16.03.2020 - Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Remzie Osmani, së fundmi është bërë gjyshe. Gëzimin...

“Drita e saj më ndriçoi fort shpirtin”, moderatorja bëhet nënë për herë të parë
20.12.2019 - Moderatorja e njohur e sportit, Vilma Masha është bërë nënë për herë të parë....

Së shpejti do të marrin rolin e mbretit dhe mbretëreshës, por William dhe Kate duan që fëmijët e tyre të jenë me këmbë në tokë
20.12.2019 - Kate Middleton dhe Princi William janë të vetëdijshëm se fëmijët e tyre kanë një...

Granit Xhaka vë vajzën në gjumë, publikoi foton më të ëmbël
28.10.2019 - Futbollisti i mirënjohur, Granit Xhaka dhe gruaja e tij, Leonita janë një çift shumë...

Publikohen pamje, ja si e ka dekoruar shtëpinë Leonita për ardhjen e vajzës
18.10.2019 - Leonita publikon pamje nga dekorimi i shtëpisë. Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe...

Miranda Hashani shfaqet e lumtur pranë fëmijëve të saj
14.10.2019 - Këngëtarja Miranda Hashani është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar....

Ermali dhe Ariana bëhen prindër për herë të katërt
26.09.2019 - Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana Fejzullahu,...

Nëse fëmijët tuaj bëjnë naze me ushqimin, lexoni këshillën e vyer të Aulona Mustës!
02.09.2019 - Aulona Musta, është një ndër gazetaret e cila është më aktive në rrjetet sociale,...

Genta Cana bëhet nënë për herë të parë
08.08.2019 - Moderatorja e njohur në emisionin e sportit në Klan Kosova është bërë nënë për...

Elita Rudi më në formë se kurrë, 5 muaj pasi solli në jetë Zërin shkruan dy fjalë për trupin e saj
07.08.2019 - Elita Rudi ka publikuar pak minuta më parë dy foto ku në fokus është fiziku i saj dhe...

I shpëtoi jeta për një fije, qëllohet makina e këngëtares shtatzënë
07.08.2019 - Ditën e sotme, reperja Yung Mami i ka shpëtuar jetës për mrekulli pas një skene të...

Ariana zbulon barkun në muajin e pestë të shtatzënisë
27.06.2019 - Shtatzënia duket se ka reflektuar shumë në pamjen e saj Gruaja e këngëtarit të njohur,...

Sara dhe Ledioni sërish prindër
31.05.2019 - Trashëgimtarja e Top Medias Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço do të bëhen prindër...

Aktori kosovar i bën një shkrim emocionues vajzës për ditëlindjen e gjashtë
31.05.2019 - Vajza e aktorit Jeton Zogiani ka festuar ditëlindjen e gjashtë. E me rastin e kësaj...

/komuniteti