Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Valbona Selimllari: Ja arsyeja pse nuk i shfaq në publik fëmijët e mi

03.11.2016 - Janë vërtet të rralla rastet kur Valbona Selimallari flet për familjen dhe fëmijët dhe ndan emocionet e mëmësisë me publikun, por sa herë ndodh kjo, është e pamundur që të mos përlotet.

Si të gjitha nënat, në fakt. Megjithatë, për Miss-in e përhershëm shqiptar, mëmësia është një ndjesi magjike, e papërshkrueshme dhe e paimagjinueshme derisa e provon dhe i përkushtohesh me gjithë shpirt krijasave që ke sjellë në jetë: “Mëmësia është ndjesia më magjike e një femre, ndjesi që shkojnë ne harmoni me frikën se nga ?asti në ?ast fëmijës mund t’i ndodhë ndonjë gjë e keqe…” – tregon ajo në programin e pasdites “Rudina”, ndërsa kujton eksperiencën e parë si nënë: “Eksperienca e parë kur kam lindur Denin ishte e paimagjinueshme. Kisha frikë edhe kur e prekja. Kam pasur një frikë të paimagjinueshme, nuk kam fjetur për dy muaj të tërë derisa gjërat u stabilizuan.”

Megjithatë është një nënë e lumtur, sepse fëmijët e saj janë fëmijë me personalitet, mbi të gjitha:

Ajo që më pëlqen më shumë është që janë fëmijë me personalitet. Më pëlqen edhe kur më kundërshtojnë. Natyrisht, asnjë nënë nuk që do ta kundërshtojnë, por mua më pëlqen kur e bëjnë, sepse kanë gjithmonë një argument.

Djemtë prej kohësh merren me sport, përve? shkollës, ndërsa Deni, i madhi, ka filluar edhe me studimin e pianos, si dikur e ëma. Gjatë kësaj kohe, Bona është duke i studiuar dëshirat dhe pasionet e tyre. Për të madhin, ajo do të kishte dëshirë të bëhej arkitekt, sepse e sheh që aty ka shumë prirje: “Deni është shumë i prirur për t’u bërë arkitekt. E shoh edhe në shtëpi kur zakonisht jep mendime dhe opinione. Dhe më pëlqejnë mendimet e tij…. Do të doja t’i shihja fëmijët edhe pjesë e artit, por nuk dua t’u imponohem.

Por Valbona është mjaft e kujdesshme kur është fjala te privatësia e fëmijëve të saj. Këtë pjesë e ka ruajtur gjithmonë me fanatizëm. Fotot me fëmijët në rrjetet sociale numërohem me gishtat e njërës dorë. Dhe këtë e bën me koshiencë dhe me një arsye të fortë:

E ruaj shumë privatësinë e tyre. E para unë nuk mendoj që fëmijët e mi kanë nevojë për famë. Fama është një peshë e rëndë, nuk është aq e thjeshtë për t’u mbajtur mbi supe. Unë nuk dua që fëmijët e mi të ndihen ndryshe. Ua them shpesh këtë: “Ty nuk të bën të ve?antë as një veshje e bukur, as paratë. Ai që të bën të jesh ndryshe është sa i aftë je ti në shkollë, sa mëson ti dhe ?farë do bësh në të ardhmen. Mendoj se ata nuk kanë nevojë për këtë lloj fame. Pasi të kenë marrë bazat e vlerave, atëherë të bëjnë ?’të duan.

E ndërsa tregon këto, Bona tregon edhe për rastet kur fëmijët e “manipulojnë” me punët e tyre të dorës. Shkrimet me zemra të kuqe sa herë duan t’i shprehin dashurinë dhe me zemra jeshile kur duan t’i kërkojnë të falur për gabimet që kanë bërë. Edhe pse e dinë që janë të falur… gjithmonë.

Burimi: Class

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

Supriza e Amit pas lajmit të shtatzënisë
20.09.2017 - Pak pasi u bë publik lajmi se Ami është në pritje të ëmbël, filluan aludimet për...

Merita po bëhet nënë por ja si dukej ditën e dasmës
12.09.2017 - Merita Sekiraqa moderatorja e RTV21 edhe pak ditë do të bëhet nënë, shkruan “Kosovarja”. Siç...

Vali poston një fotografi të djalit me Adelinen
08.09.2017 - Bashkëshorti i Adelina Ismajlit, Val Krasniqi ka postuar një fotografi në Facebook ku...

Jeta prej princeshe e Coco Antonel, vajzës së Inis Gjonit
07.09.2017 - Motrat Gjoni janë njohur gjithmonë për jetën e tyre prej princeshash dhe të njëjtën...

Kastriot Tusha rrëfen emocionet kur u bë gjysh dhe na prezanton me mbesën e tij
07.09.2017 - Tenori i njohur Kastriot Tusha, dy muaj më parë ka marrë një status të ri. Djali i...

Mirsa Kërqeli shfaqet në një foto të rrallë pranë dy fëmijëve të saj
03.09.2017 - Ajo prej se është larguar nga Kosova, e u vendos në Kanada, duket se filloi totalisht...

Rrëfehet Alban Hoxha: Si është të rrisësh një fëmijë pa bashkëshorten
21.08.2017 - Të qenit një prind i vetëm në rritjen e fëmijës sigurisht është një rrugëtim i...

Shyhrete Behluli bëhet gjyshe, Learta solli në jetë fëmijën e saj të parë
18.08.2017 - Shyhrete Behluli bëhet gjyshe, Learta solli në jetë fëmijën e saj të parë Shyhrete...

Leonora Poloska bëhet nënë për herë të parë!
16.08.2017 - Leonora Poloska është bërë nënë për herë të parë, shkruan “Kosovarja”. Ajo...

Aurela Gaçe tregon si i humbi 17 kile për 8 muaj duke dhënë mesazhin më inkurajues për nënat!
16.08.2017 - “Ja ku po vjen ajo, toka ka tërmet!” – e thotë edhe kënga për Aurela...

Zbulohet gjinia e fëmijës në pritje të këngëtares shqiptare
08.08.2017 - Është tërhequr prej pak kohësh nga skena muzikore për t’iu dedikuar me kohë...

Kopertina e shtatzanisë është më e bukura që Georgina ka realizuar ndonjëherë
08.08.2017 - Pas konfirmimit të Ronaldo-s që e dashura e tij Georgina është shtatzënë, vjen edhe...

Kaq shumë dado për fëmijët e Beyonce dhe paga e tyre marramendëse
31.07.2017 - Binjakët e divës së muzikës pop Beyonce lindën më 14 qershor. Pasi u aludua gjërë...

Këngëtarja shqiptare bëhet nënë
31.07.2017 - Këngëtarja Rezarta Smaja ka ndarë lajmin e mirë me miqtë në rrjetet sociale, ndërsa...

Vajza e `Zanës’ një fëmijë tejet i ëmbël
27.07.2017 - Yllka Gashi po vazhdon të qëndrojë në Kosovë. Aktorja e njohur shqiptare ka disa muaj...