Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

10 VIP-at që kaluan në depresion pas lindjes

08.11.2016 - Deri në 85% të grave përjetojnë çrregullime të ndjeshme të humorit, menjëherë pas lindjes. Gratë në Shqipëri e fshehin dhe nuk kërkojnë ndihmë, megjithatë edhe në perëndim stigma e depresionit postpartum është e fortë, pasi shoqëria pret që një nënë të jetë vetëm e lumtur.

Gjithandej reklamohen modele grash me humor të mire, të bukura dhe me linja perfekte, por edhe nëna të famshme kanë kaluar në depresion pas lindjes.

Aktorja dhe këngëtarja Hayden Panettiere ka folur publikisht për depresionin që e goditi, pasi lindi vajzën dhjetorin e shkuar. Bashkëshortja e kampionit botëror të boksit, Vladimir Klitçko po trajtohet aktualisht në një qendër të specializuar. Ajo u ka bërë thirrje grave që ta flasin hapur, pa patur frikë nga paragjykimet.

Drew Barrymore nisi të ndihej e rënë moralisht pasi lindi fëmijën e dytë. Zgjati për rreth 6 muaj, por aktorja beson se kjo përvojë e ka bërë nënë më të mirë.

Në 2010-ën këngëtarja kanadeze Celine Dion solli në jetë binjakët. Duke mos i përballuar dot, filloi të vuante nga mungesa e oreksit, lodhja, luhatja e humorit, qarjet pa shkak. “Një moment isha plot gezim, tjetren shume e trishtuar“, tregon ajo.

Gwyneth Paltrow nuk e mendonte se do të binte në depression pas lindjes së fëmijës së dytë. Ndihesha e veçuar, nuk lidhesha dot me familjarët, me dukej vetja si zombi. Me ndihmën e ish-bashkëshortit Kris Martin dhe të fëmijëve e tejkaloi gjithçka.

Aktorja Kristen Bell tregoi se nuk ndjente asnjë lidhje me vajzën që sapo solli në jetë. “Thosha nuk është e imja”, shprehet ajo duke shtuar se iu desh pak kohë të donte përsëri familjarët, hormonet u normalizuan dhe kuptoi se fëmija ishte i saj dhe se e donte më shumë nga sa mendonte.

Pasi lindi binjakët Maks dhe Ema në 2008, Jennifer Lopez pranoi se kishte kaluar luhatje të forta emocionale. Një javë pas lindjes, këngëtarja dhe aktorja pati simptoma të depresionit, përfshirë paranojën.

Britney Spears u godit rëndë nga depresioni postpartum. Ajo refuzoi ndihmën pas lindjes së djalit të parë. Gjendja u përkeqësua me lindjen e të dytit një vit më vonë.

Nëna e 6 fëmijëve dhe e ndarë së fundmi nga Brad Pitt, Angelina Jolie është mes miliona grave që vuajti depresionin. Lindja e binjakëve, mungesa e gjumit, ia rënduan gjendjen shpirtërore.

Courteney Cox, ylli i serialit “Friends” e kaloi depresionin, kur vajza e saj Koko ishte 6 muajsh. “Nuk vija gjumë në syn zemra sikur më shpërthente. Doktori më tha se kisha probleme me hormonet dhe më trajtoi me hormonin progesteron”, tregon ajo.

Brooke Shields lindi në 2003 një vajzë dhe dukej se kishte gjithçka, bukurinë, zgjuarsinë, martesë të lumtur dhe një bebe të mrekullueshme. Por aktorja dhe modelja rrinte me orë të tëra me shikim të fiksuar diku. Madje mendonte edhe vetëvrasjen. U diagnostikua në kohë dhe iu rikthyer shpejt normalitetit.

Burimi: Top Channel

 

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

Janet Jackson, nënë në moshën 50-vjeçare
04.01.2017 - Këngëtarja Janet Jackson është bërë nënë në moshën 50-vjeçare. Publicisti i saj...

Bëmë mama të të ngjaj
04.01.2017 - Vajza e Cindy Crawford është vetëm 15 vjeç, por duket qartë se ka një të ardhme të...

Rrëmujë dhe zhurmë në shtëpinë e Arbanës
22.12.2016 - Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë mikesha të pandara. Ato kanë zgjedhur të kalojnë...

Aurela Gaçe bëhet nënë për herë të dytë
12.12.2016 - Aurela Gaçe ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Këngëtarja shqiptare ka lindur...

Vajza e Inis Gjonit mbush 5 vjeçe, teze Ingriti i bën një urim të veçantë
12.12.2016 - Vajza e Inis Gjonit Coco Antonel mbush 5 vjeçe. Një ditë e lumtur për të, të ëmën,...

Kjo është gjendja e djalit të Mia Coluccit
12.12.2016 - Kanë kaluar pesë javë prej se është diagnostikuar me kancer në mëlçi, Noah, djali...

Edona Reshitaj, shtatzëna me set fotografish artistike
05.12.2016 - Këngëtarja dhe aktorja e njohur kosovare, Edona Reshitaj, i është i bashkuar trendit...

Arbana Osmani me të birin bëjnë pemën e festave të fundvitit
2911.2016 - Prezantuesja Arbana Osmani e ka sjellë pak më herët atmosferën e festave të fundvitit...

Teuta dhe Tara bëhen kuq e zi
28.11.2016 - Aktorja dhe prezantuesja e emisioneve Teuta Krasniqi me vajzën e madhe të saj Tarën sot...

Këngëtarja Elvana Gjata pret fëmijën e saj të parë
16.11.2016 - Këngëtari dhe autori i shumë këngëve, Flori Mumajesi, përherë e ka mbajtur larg mediave...

Këngëtarja e njohur i surprizon të gjithë, shtatzënë për herë të dytë
14.11.2016 - Pink e kishte mbajtur të fshehtë. Dhe ia kishte dalë shumë mirë. Fansat i ka vënë...

Vjen në jetë edhe një Renee tjetër, çifti i njohur bëhen prindër
14.11.2016 - Çifti njohur Blac Chyna dhe Rob Kardashian janë bërë prindër për herë të parë. Vajza...

Ardit Gjebrea ka një dedikim për vajzën tij, ku çdo baba mund ta gjejë veten
08.11.2016 - Shpesh moderatori i të Dielës Shqiptare, ndan me ndjekësit dhe miqtë e tij virtual çaste...

Valbona Selimllari: Ja arsyeja pse nuk i shfaq në publik fëmijët e mi
03.11.2016 - Janë vërtet të rralla rastet kur Valbona Selimallari flet për familjen dhe fëmijët...

Rrëfehet Adele pas depresionit postnatal: Pas lindjes nuk e doja djalin
03.11.2016 - Këngëtarja e njohur britanike, Adele ka zbuluar problemet me depresionin pas lindjes së...

/komuniteti