Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Florian Binaj ndryshe Polici i “Portokalli”: Ju them të gjithëve të bëhen prindër, ku paskam qenë!

14.01.2018 - Çdo mbrëmje të diele teksa hapim një ndër show-t më të famshëm të humorit në Shqipëri, ai është padyshim më i dashur nga të gjithë. Pra bëhet fjalë për Florian Binaj, i cili është i ftuari i radhës së emisionit “Chic” nga Fjodora Fjora në News24

Ai nuk ka vetëm talent vetëm në aktrim por edhe në fusha të tjera. Në një rrëfim ndryshe Flori na ka treguar shumë gjëra, që na kanë befasuar sepse në jemi mësuar ta shohim vetëm në humor. Ai gjithashtu rrëfen se është edhe një baba shumë i përkushtuar dhe një djalë shumë serioz ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim në ‘Portokalli’. Ndiqni intervistën në vazhdim!

 

2018-ta sapo ka hyrë, çfarë të mirë la pas vetes 2017-ta dhe kush janë pritshmëritë e tua më të mëdha për këtë vit që sapo ka hyrë?

Viti që lamë pati shumë gjëra të mira për mua, pati aq shumë saqë jo vetëm tejkaloi çdo vit tjetër por tani kam një lloj frike që mos i ka marr të gjitha me vete dhe s’ka lënë gjë për 2018-ën.

Edhe pse unë jam i mendimit që çdo vit mbjell një gjë që të çeli vitin tjetër. Shpresoj që ky vit të jetë frytdhënës dhe të mbaroj atë shkollë.

Ti ke studiuar për pikturë dhe ke hapur një ekspozitë, ndërsa tani vazhdon të surprizosh sepse je duke marr një diplomë në arkitekturë.

E kam mbaruar në 2017-ën si shkollë por siç janë punët që këtu s’të del koha 24 orë janë pak. Kështu që nuk më ka dalë koha të mbyll tre provime dhe më vonë të diplomohem. Shpresoj ta mbyll para se vajza të shkojë në klasë të parë (qesh). Që mos të dalim njësoj me diplomë nga shkolla ajo me të parn dhe unë me arkitekturën.

Piktura dhe arkitektura lidhen me njëra-tjetrën, aktrimi nuk hyn tek asnjëra nga këto.

Puna e aktrimit është diçka e lindur, mund edhe ta kultivosh por në përgjithësi është e lindur. Ka fëmijë që të vegjël imitojnë bukur dhe unë kam qenë një nga këta dhe kjo ishte një kartë plus. P.sh edhe kur të ofendon dikush ti vetëm duke e imituar atë e ke mundur.

Në cilindo vend të botës, duke pasur një punë kaq të mirë dhe kaq popullor sa je ti, nuk do të kishte njeri që do kërkonte të diplomohej në arkitekturë.

Çdo gjë ka një kohë, edhe të qenit aktor shumë mirë i humorit apo i dramës ka procesin e vet do të vijë një brez tjetër që do jenë ndryshe nga ne por që do jenë më të mirë se ne dhe do ikë koha jonë. Në aktrim nuk është se mund të mbijetosh gjithë kohës, kurse me arkitekturën dhe pikturën e duke i ndërthurur bashkë janë të tuat e nuk je i varur nga asnjeri. Edhe p.sh 80 ose 90 vjeç ishalla edhe 100 vjeç (qesh) mund të pikturosh.

 

E shikon të ardhmen tënde me arkitekturën?

Të tria bashkë. Dua t’i ndërthur të tria, nuk dua ta lë as pjesën e të bërit humor sepse është një gjë që për sa kohë do të jem i zoti do e bëj. Sepse kënaqësia që marr unë nga njerëzit që qeshin nga njerëzit që u sjell buzëqeshjen nuk ka të paguar.

 

Viti i kaluar u shoqërua edhe me një zhurmë të madhe të largimit tënd nga Portokallia. U shkundën gjithë portalet për këtë lajm.

Mirë bënë që u shkundën por kanë zënë sërish pluhur (qesh). Problemi është që ka pasur mosmarrëveshje por jo deri në atë pikë sa t’i çonim deri në përfundim, sepse po të ishte ashtu të dyja palët do të kishim mbajtur një qëndrim zyrtar, si Top Channel si unë.

 

Nuk e ndjeve nevojën të dilje e të sqaroje vetë?

Qëndrova i qetë deri në momentin që nxora një njoftim e thashë “Duke bërë provat e Portokallisë”.

 

Ti nuk shet shumë në portale, mund të kishe bërë miliona klikime por ti ruan më fanatizëm jetën tënde familjare?

Nuk besoj se jeta personale duhet bërë publike sepse nuk do të quhej e tillë nëse bëhej publike. Dua ta mbroj familjen time nga kontakti i tepërt me jetën publike.

Një ndër pikat e forta që kemi diskutuar është plani jot njerëzor, i cili është shtrirë në ndihmë të atyre që kanë pasur nevojë. Si ia del të jesh kaq i mirë, një baba i përkushtuar, një njeri që bën për familjen për të tjerët gati e vë në dyshim. S’mund të jesh kaq i mirë.

Është shumë e thjeshtë, të jesh i mirë kushton zero lekë, kushton zero mund, kushton zero gjithçka. Gjithmonë kemi një që është më mirë dhe një që është më dobët se në të gjithë kemi mundësi ta ndihmojmë atë që është më keq se ne, sado pak që të kemi mundësi. Mjafton edhe ta pyesim si je, ca bën, çfarë të mungon. Nuk po them të lemë rrogën sepse njerëzit kanë shumë halle por sado pak të bëjmë nuk ka kënaqësi më të madhe.

 

A ka ndonjë pikë të veçantë që në 2017-ën je përfshirë nga ana sociale?

Kam ndihmuar një familje në fillim viti dhe jam ndier shumë i lumtur për këtë gjë. Gjëra të vogla ka pasur dhe vazhdon të ketë por nuk më pëlqen shumë të bëhen publike. Publike e bëj vetëm kur dua të sensibilizoj disa njerëz. Kur bëj postime për sensibilizim marr më pak “like” sesa kur postoj gjëra me humor dhe për këtë gjë më vjen keq.

 

Nëse do të pyesja bashkëshorten tënde se kush është e meta më e madhe e Florit, si do të më përgjigjej ajo? Ku çalon ti në shtëpi?

Në shtëpi unë kam qenë shumë i rregullt ndërsa tani kam filluar të jem shumë rrëmujaxhi. Lë një gjë këtu një atje e nuk i mbaj mend ku i kam lënë. Jam pak i rënduar nga puna dhe truri ndonjëherë nuk ka qetësi t’i gjykojë gjërat me qetësi dhe pa dashje ia vë fajin të tjerëve për harresën time.

 

Djali jot është vetëm një vjeç dhe sigurisht është një gëzim i ri në familje kurse vajza është 3 vjeçe. A ka filluar të të ngjajë ndopak ajo?

Ajo më habit nga dita në ditë sepse imiton shumë mirë, është karagjoze si unë do të bëj të tjerët për të qeshur dhe detyrën kryesore ka të bëj për të qeshur vëllain kur qan. Është e para që i bën lojëra derisa ai lë të qarën e fillon të qeshë. Ata janë kënaqësia më e madhe në botë dhe sa herë i shoh them “Lum unë dhe ku kam qenë më përpara”.

 

Nuk je bërë pishman që je bërë shpejt baba?

Shpejt? 29 vjeç jam bërë. Te bërit baba vonë është modë por dhe një çik hall, pra është hall-mode. Sepse tek të gjithë të rinjtë ka një pasiguri dhe ndonjëherë njerëzit presin, të bëjmë njëherë ca gjëra pastaj kur zgjohen kanë shkuar 60 vjeç. Kështu që u them të gjithëve kush ka mundësi të bëhen prindër.

 

Është gjë e mirë apo e keqe që bashkëshortja është krejt e kundërta juaj në lidhje me profesionin e saj?

Për mua është gjë e mirë sepse po të jesh me një profesion do fillosh “ta kishe bërë kështu apo ta kishe bërë ashtu”. Ndërsa kur jemi i cik të ndarë problemet e punës i lëmë në punë nuk vijnë në shtëpi.

 

Kush ju ndihmon në gjithë këto angazhime me fëmijët në shtëpi me fëmijët?

Kemi nënat, kemi hallën, kemi tezen, kemi xhaxhain kemi gjyshin që na ndihmojmë shumë, duke na e bërë më të lehtë sidomos mua. Nuk jemi vetëm katër veta në familje por jemi bërë një ingranazh i madh në familje, ku gjithsekush jep ndihmën e vet dhe asnjë pikë nuk lëmë të rrjedhë dhe jemi shumë të lumtur për këtë.

 

Tani po shijon pak kohë pushim sa të fillojë sezoni i dytë i ‘Portokallisë’, çfarë bën kur je pushim apo kryen punët që s’ke pas kohë t’i bësh më parë?

Këtë më thotë dhe gruaja bëj ndonjë ditë pushim dhe unë i them që nuk më rri ai krimbi sepse më duket se po pushova më ikën shumë kohë. Kjo është shumë periudhë e mirë edhe për të pikturuar, tani po pikturoj, studio nuk kam pikturoj në shtëpi pranë fëmijëve, sidomos kur flenë.

Burimi: kidstime

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

Jonida Vokshi bëhet nënë për herë të parë
22.06.2020 - Prezantuesja shqiptare, Jonida Vokshi dhe aktori nga Kosova, Besnik Krapi, janë bërë...

Remzie Osmani bëhet gjyshe, çifti gëzohen me një vajzë
16.03.2020 - Këngëtarja e njohur e muzikës popullore Remzie Osmani, së fundmi është bërë gjyshe. Gëzimin...

“Drita e saj më ndriçoi fort shpirtin”, moderatorja bëhet nënë për herë të parë
20.12.2019 - Moderatorja e njohur e sportit, Vilma Masha është bërë nënë për herë të parë....

Së shpejti do të marrin rolin e mbretit dhe mbretëreshës, por William dhe Kate duan që fëmijët e tyre të jenë me këmbë në tokë
20.12.2019 - Kate Middleton dhe Princi William janë të vetëdijshëm se fëmijët e tyre kanë një...

Granit Xhaka vë vajzën në gjumë, publikoi foton më të ëmbël
28.10.2019 - Futbollisti i mirënjohur, Granit Xhaka dhe gruaja e tij, Leonita janë një çift shumë...

Publikohen pamje, ja si e ka dekoruar shtëpinë Leonita për ardhjen e vajzës
18.10.2019 - Leonita publikon pamje nga dekorimi i shtëpisë. Futbollisti i njohur Granit Xhaka dhe...

Miranda Hashani shfaqet e lumtur pranë fëmijëve të saj
14.10.2019 - Këngëtarja Miranda Hashani është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar....

Ermali dhe Ariana bëhen prindër për herë të katërt
26.09.2019 - Këngëtari i njohur shqiptar, Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, Ariana Fejzullahu,...

Nëse fëmijët tuaj bëjnë naze me ushqimin, lexoni këshillën e vyer të Aulona Mustës!
02.09.2019 - Aulona Musta, është një ndër gazetaret e cila është më aktive në rrjetet sociale,...

Genta Cana bëhet nënë për herë të parë
08.08.2019 - Moderatorja e njohur në emisionin e sportit në Klan Kosova është bërë nënë për...

Elita Rudi më në formë se kurrë, 5 muaj pasi solli në jetë Zërin shkruan dy fjalë për trupin e saj
07.08.2019 - Elita Rudi ka publikuar pak minuta më parë dy foto ku në fokus është fiziku i saj dhe...

I shpëtoi jeta për një fije, qëllohet makina e këngëtares shtatzënë
07.08.2019 - Ditën e sotme, reperja Yung Mami i ka shpëtuar jetës për mrekulli pas një skene të...

Ariana zbulon barkun në muajin e pestë të shtatzënisë
27.06.2019 - Shtatzënia duket se ka reflektuar shumë në pamjen e saj Gruaja e këngëtarit të njohur,...

Sara dhe Ledioni sërish prindër
31.05.2019 - Trashëgimtarja e Top Medias Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço do të bëhen prindër...

Aktori kosovar i bën një shkrim emocionues vajzës për ditëlindjen e gjashtë
31.05.2019 - Vajza e aktorit Jeton Zogiani ka festuar ditëlindjen e gjashtë. E me rastin e kësaj...

/komuniteti