Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Çifti mbretëror, foto të reja të Princit George

20.08.2013 - Kensington Palace ka publikuar foto të reja të Princit George, të parat pas atyre të publikuara vetëm pak pas lindjes së tij.

Nëna, babai, djaloshi i vogël dhe dy qen simpatikë, ka qenë kjo njëra prej fotove të shfaqura gjatë orëve të para të së martës nga Pallati Mbretëror, ku shfaqen Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, djali i porsalindur i tyre, Princi George, dhe një çift miqsh me katër këmbë.

Fotot janë kryer nga Michael Middleton, babai i Catherine, në fillim të gushtit, në kopshtin e shtëpisë së familjes Middleton, në Bucklebury, Berkshire.

Një prej portreteve shfaq Catherine-n, Dukeshën e Kembrixhit, rrezatuese teksa mban Princin George të mbështjellë me pelena, i cili është i treti në radhë për fronin britanik. Edhe Princi William, bashkëshorti i lumtur, gjendet në krah të tyre gjithë buzëqeshje.

Ata shoqërohen nga e majta nga Tilly, një qen gjahu i familjes Middleton, dhe në të djathtë nga Lupo, langoi qimegjatë e veshërënë i çiftit.

Në portretin tjetër shfaqet çifti mbretëror vetëm me Princin e ri.

Në intervistën e tij të parë zyrtare, që prej lindjes së Princit George më 22 korrik, William tha për CNN se Lupo është duke zënë një vend të veçantë në familjen mbretërore.

“Ai po përshtatet shumë mirë për momentin”, tha William. “Siç e dinë shumë veta, që kanë pasur qen dhe sapo janë shtuar në familje me një foshnje, ata kërkojnë pak kohë sa të adaptohen, por deri më tani Lupo ia ka dalë mbanë shumë mirë. Ai vërtitet rreth shtëpisë, kështu që ndihet gjithashtu i lumtur”.

Lupo mund të jetë një shok perfekt për George, të cilin William e quan “paksa laro”. “Ai më kujton mua apo vëllanë tim, kur kemi qenë të vegjël. Nuk jam i sigurt, por deri më tani po shkon gjithçka mirë”, ka thënë William për CNN, teksa përshkruan anëtarin më të ri të familjes mbretërore.

“Ai po rritet disi shpejt, por është paksa luftarak. Ai është shumë i lëvizshëm dhe nuk dëshiron të flejë për shumë kohë”./tch/

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

Candice poston foto me djalin 4 muajsh
20.02.2017 - Modelja nga Afrika e Jugut Candice Swanepoel ka postuar të premten një foto me djalin...

David Backham mbetet një baba model
20.02.2017 - David Beckham ka lënë mënjanë të gjitha shqetësimet dhe i ka kushtuar kohën vajzës...

Tuna me foto të shtatzënisë
06.02.2017 - Këngëtarja e njohur Altuna Sejdiu dhe instrumentisti i Filarmonisë së Kosovës, Patris...

Pas lajmit, Beyonce shtatzënë poston foto nudo
02.02.2017 - Lajmin për shtatzëninë e saj e konfirmoi publikisht një ditë më parë, duke u bërë...

Mel Gibson bëhet baba për herë të nëntë
25.01.2017 - Mel Gibson bëhet baba për herë të nëntë. 61-vjeçari dhe e dashura e tij Rosalind...

Ish Spice Girls bëhet me djalë
25.01.2017 - Geri Horner ka sjellë në jetë djalin e saj. Ish Spice Girls, sot 44 vjeçe ka bërë...

Janet Jackson, nënë në moshën 50-vjeçare
04.01.2017 - Këngëtarja Janet Jackson është bërë nënë në moshën 50-vjeçare. Publicisti i saj...

Bëmë mama të të ngjaj
04.01.2017 - Vajza e Cindy Crawford është vetëm 15 vjeç, por duket qartë se ka një të ardhme të...

Rrëmujë dhe zhurmë në shtëpinë e Arbanës
22.12.2016 - Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë mikesha të pandara. Ato kanë zgjedhur të kalojnë...

Aurela Gaçe bëhet nënë për herë të dytë
12.12.2016 - Aurela Gaçe ka sjellë në jetë fëmijën e saj të dytë. Këngëtarja shqiptare ka lindur...

Vajza e Inis Gjonit mbush 5 vjeçe, teze Ingriti i bën një urim të veçantë
12.12.2016 - Vajza e Inis Gjonit Coco Antonel mbush 5 vjeçe. Një ditë e lumtur për të, të ëmën,...

Kjo është gjendja e djalit të Mia Coluccit
12.12.2016 - Kanë kaluar pesë javë prej se është diagnostikuar me kancer në mëlçi, Noah, djali...

Edona Reshitaj, shtatzëna me set fotografish artistike
05.12.2016 - Këngëtarja dhe aktorja e njohur kosovare, Edona Reshitaj, i është i bashkuar trendit...

Arbana Osmani me të birin bëjnë pemën e festave të fundvitit
2911.2016 - Prezantuesja Arbana Osmani e ka sjellë pak më herët atmosferën e festave të fundvitit...

Teuta dhe Tara bëhen kuq e zi
28.11.2016 - Aktorja dhe prezantuesja e emisioneve Teuta Krasniqi me vajzën e madhe të saj Tarën sot...

/komuniteti