Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Rrëfehet Alban Hoxha: Si është të rrisësh një fëmijë pa bashkëshorten

21.08.2017 - Të qenit një prind i vetëm në rritjen e fëmijës sigurisht është një rrugëtim i vështirë. Duhet dije, mirëqenie ekonomike, forcë karakteri dhe shumë kohë e vullnet për t’ju përkushtuar fëmijës e për ta përgatitur atë për jetën.

Çdo ditë e jetës së fëmijës përbën një ngjarje të re, ku prindi duhet të jetë gjithmonë gati. Jemi mësuar të shohim zakonisht nëna që i rrisin të vegjlit e tyre të vetme shpesh duke punuar disa punë për t’u përmbushur atyre çdo nevojë.

Kështu kishte qenë e shkruar, që bashkëshortja e Albanit, Doriana, me të cilën ishte lidhur që i fare i ri, të merrte frymën e saj të fundit për shkak të një komplikimi shëndetësor, disa ditë pas lindjes së fëmijës së tyre të parë. Albanit ajo i la pas një dashuri të madhe, një pjesë të sajën, një krijesë te cilës ai do i dedikonte jetën në vazhdim. Sot pas dy viteve, Albani ka ditur të rigjejë forcën e të pranojë fatin e tij të trishtë me Dorianën, por edhe bekimin e tij, Bekon e vogël e të jetë një prind i mirë për të.

Albani ka arritur të përjetojë ndjenjën më të madhe të dashurisë përmes të birit. Ditët kalojnë, por vëmendja nuk shkëputet asnjëherë prej djalit i cili duket se ka trashëguar cilësitë më të mira të dy prindërve. Portjeri i njohur na fton në fushën ku stërvitet çdo ditë në Petrelë, teksa ndan me çiltërsi dhe emocion rrugëtimin e tij jetësor deri tani, ëndrrat që ai thur për të ardhmen e Bekos dhe jetës së tyre bashkë në vazhdimësi.

Pavarësisht se nuk e kishte menduar të qenit vetëm në prindërimin e Bekos, fati kështu deshi për të dhe Albani e ka pranuar këtë tashmë. Ai tregon për atë dashurinë dhe dëshirën e madhe që kishte që herët për t’u bërë baba, pritjen e ëmbël të Bekos nga të dy bashkëshortët. Edhe pse gjendet në çdo moment dhe përpiqet të jetë prezent në jetën e djalit, përkushtimi në futboll, stërvitjet, ndeshjet dhe angazhimet me ekipin nuk ja lejojnë që Albani të merret 100% të kohës me djalin.

Fatmirësisht, nëna e Albanit është një ndihmesë e paçmuar në rritjen e nipit, ardhja në jetë e të cilit e ka gjallëruar dhe lumturuar. Të qenit një lojtar shumë i rëndësishëm dhe i suksesshëm i futbollit shqiptar dhe i angazhuar maksimalisht në këtë pjesë, nuk e ka penguar Alban Hoxhën të jetë një baba i mirë. Ai arrin të menaxhojë kohën që t’i përkushtohet profesionit dhe ta rrisë të birin siç duhet, duke synuar vazhdimisht më të mirën për të.

Burimi: klan.tv

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

Ariana zbulon barkun në muajin e pestë të shtatzënisë
27.06.2019 - Shtatzënia duket se ka reflektuar shumë në pamjen e saj Gruaja e këngëtarit të njohur,...

Sara dhe Ledioni sërish prindër
31.05.2019 - Trashëgimtarja e Top Medias Sara Hoxha dhe moderatori Ledion Liço do të bëhen prindër...

Aktori kosovar i bën një shkrim emocionues vajzës për ditëlindjen e gjashtë
31.05.2019 - Vajza e aktorit Jeton Zogiani ka festuar ditëlindjen e gjashtë. E me rastin e kësaj...

Rafiqe Tërnava bëhet nënë, ia lë një emër interesant djalit
21.05.2019 - Këshilltarja e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Rafiqe Tërnava është bërë nënë,...

Lind djali mbretëror
08.05.2019 - Dukesha e Sussex ka sjellë në jetë djalin e saj të parë me Princ Harry. Princ Harry...

Shtatë muaj shtatzënë dhe në koncert, ja kur e pret lindjen Rona Nishliu
30.04.2019 - Teksa lançoi albumin e saj më të ri, këngëtarja Rona Nishliu dha në kopertinën e...

Diellza Kolgeci bëhet nënë
29.042.2019 - Ish-Missi Diellza Kolgeci është bërë nënë për herë të parë. Lindja ka ndodhur...

Gjira bëhet nënë!
29.04.2019 - Gjira Kajtazi është bërë nënë. Artistja solli në jetë fëmijën e saj të parë,...

Kroi është vetëm 1 vjeç, por gjuhën angleze ka filluar ta mësojë që tani me babi Albanin
Kroi Art është më i vogli në familjen Dudushi dhe sigurisht që gjithë vëmendja i dedikohet vetëm...

Almeda ngre shtanga në ditët e fundit të shtatzënisë dhe duhet parë për ta besuar
Ish-miss-i shqiptar Almeda Abazi është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe nga momenti në moment...

Pamje nga festa e datëlindjes së djalit të Adelina Ismailit
08.04.2019 - Uliks Krasniqi ka mbushur 2 vjet. Për këtë rast prindërit i kishin përgatitur atij...

Linda Halimi bëhet nënë
12.03.2019 - Këngëtarja Linda Halimi është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe i dashuri...

Milot Llalloshi bëhet baba i një vajze me një emër të bukur
26.02.2019 - Milot Llalloshi është bërë sërish baba. Miloti dhe Erxhina janë bërë sërish prindër. Vetë...

Shtatzënia e Diellzës drejt fundit, ja kur dhe si do të lindë modelja
25.02.2019 - Diellza Kolgeci, modelja prishtinase, është në pritje të ëmbël, lajm i cili u bë...

Në muajt e fundit të shtatzënisë, fansat zbulojnë gjininë e bebes së Elitës
19.02.2019 - Elita Rudi është në muajt e fundit të shtatzënisë, por ende nuk ka dhënë asnjë...

/komuniteti