Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Gjylshahe BEQIRAJ-IBRAHIMI

Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë

Shtatzënia dhe lindja e fëmijës është gjëja më e mrekullueshme që mund t’ju ndodh në jetë

Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë vjet me radhë. Më pas është bërë redaktore në këtë televizion, të cilën punë e bën edhe tash. Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi në një intervistë për portalin tonë bebaime.com flet pë profesionin e saj, familjen, djalin dhe shumë gjëra të tjera interesante.

 

Bebaime.com: Gjylshahe Beqiraj- Ibrahimi ka vite të tëra që është duke punuar në RTV 21. Duket se jeni e lidhur shumë me këtë televizion?

Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi: Realisht edhe rrugëtimin në profesionin gazetarisë e kam filluar në këtë televizion. Në këtë profesion jam zhvilluar falë këtij televizonin. Ky fakt dëshmon se unë jam e lidhur edhe emocionalisht më këtë shtëpi mediale të cilen konsideroj edhe si shtepinë time të dyte tash e 13 vjet.

 

 

Bebaime.com: Kur keni nisur punën në këtë televizion dhe për momentin çfarë pozite keni?

Gjylshahe Beqiraj – Ibrahimi: Gjithçka filloj në muajin qershor të viti 2003. Aplikuam 300 të rinj për tu bërë pjesë e këtij televizoni, nga ta u zgjodhem 13 për punë praktike dhe pas 6 muajsh sa zgjaste praktika atëherë udhëheqësit e televizonit 21 vlerësuan punën time dhe zyrtarisht filluam bashkëpunimin. Nga ajo kohë për pesë vjet ushtrova profesionin e gazetares së terrenit, ku kam përgatitur kronika të ndryshme, emisione dhe reportazhe. Në këtë periudhe filloj edhe paraqitja ime e parë televizive në programin e mëngjesit. Pas kësaj eksperience të pa harruar drejtuesit e televizonit 21 vendosen të më emronin redaktore të programit kulturor, artistik, dokumentar dhe të akualitetit, detyrë të cilën e ushtroj edhe tani.

 

Bebaime.com: Të flasim për familjen. Dimë qe jeni e martuar dhe keni një djalë. Mund të na flisni diçka me konkrete për familjen tuaj?

Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi: Keni të drejtë. Familja ime e ngusht përbehet nga tre anëtar unë, bashkëshorti im (Besimi) dhe djali ynë Denisi, i cili sapo ka mbushur tre vjet. Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtepinë tonë, atmosfera është krejt ndryshe . Shtepia është e mbushur me plotë jetë. Denisi është shumë i gjallë dhe kërkon përkushtim shumë të madh. Edhe pse unë dhe bashkëshorti kemi profesione të ndryshme jemi koordinuar në atë menyrë që Denisi të ketë çdo herë kujdesin e duhur.

 

 

Bebaime.com: Si ishte ai moment apo më mirë të themi si jeni ndje kur për herë të parë keni kupuar se jeni shtëtzën?

Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi: Ishte ndjenjë e pa përshkruar. Nuk e di si ta shpjegoj, nuk e dija si të veproja në atë moment. Thjeshtënuk mund ta besoja.

 

Bebaime.com: Si ju ka shkuar shtatzania dhe keni hulumuar nëpër porale për të gjetur sa më shumë informata?

Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi: Sigurisht se edhe unë si gjithë nënat e reja isha e shqetësuar se si të veproja muajt e parë të shtazanisë, si të kem kujdes, si të ushqehem e shumë çështje të tjera. Përveç këshillave të mjekës, natyrisht çdo ditë lexoja në portale se si të veproja. Nder portalet atë që e kam klikuar më së shumti ka qenë bebaime, përmes të cilit u informoja shumë se si të kujdesem për shtatzanin, nga dita në ditë, nga muaji në muaj. Madje edhe pas lindjes ky portal më ka ndihmuar shumë në kujdesin e Denisit ushqimin e tij dhe për shumë gjëra të tjera, prandaj edhe sot është një nga portalet e mia favorite.

 

Bebaime.com: Si ka qenë ai moment kur për herë të parë i keni dëgjuar të qarat e djalit tuaj?

Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi: Në momentin kur Denisi erdhi në jetë nuk ka qarë, për dallim që shumë nëna thonë se fëmija i tyre ka qarë. Denisi ka vazhduar të jetë edhe sot ashtu për zor të madh qan, përndryshe tre vjet të jetës së tij asnjëherë natën s’ka qarë. Ndoshta këtë e ka trashëguar nga i ati për të cilin motrat e tij thonë se ka qenë i urtë dhe më tipare të cilat tashmë i ka Denisi. Thjesht është fëmije i urtë, i dashur dhe shumë i buzëqeshur.

 

 

Bebaime.com: Zakonisht prindërit e rinj kanë vështirësi në fëmijën e parë, në kuptimin se a po kujdesen aq sa duhet, a e ushqejnë mirë etj., ju keni pasur këto vëshirsi?

Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi: Ditët e para edhe ne si prinder të rinj ishim në dilemë nese po kujdesemi mirë për të. Kishte momente kur isha në siklet a po veproja mirë a jo. Besimi ka qenë krah meje çdo herë në kujdesin e Denisit, kështu kur unë kisha pasiguri ai çdo herë ka qenë i gatshëm ta ushqejë, pastrojë dhe veshë. Më kujtohet vaksina e parë e Denisit, kur kishte temperaturë dhe gjatë gjithë natës nuk fjetëm asnjëri, duke qëndruar afër tij nga frika mos po i ngritet temperatura e ne si të veprojmë pastaj.

 

Bebaime.com: Denisi a është duke shkuar në çerdhe?

Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi: Realisht Denisin e kemi dërguar në kopsht kur ka qenë 11 muaj. Ishte muaji i 11 për parapërgatitje të qëndrimit të tij në kopsht. Sepse unë pas përfundimit të pushimit të lehonisë në muajin e 12 doja të dilja në punë. Kështu nga atëherë Denisi rregullisht është në kopsht. Mendoj se kjo përveç që i ka ndihmuar atij në socializmin më fëmijët, më ka ndihmuar edhe mua dhe Besimit që të vazhdojmë punën. Ai çdo herë e dinë se dita e hënë deri të premten është i angazhuar sikurse ne. Ne mëngjes dalim bashkë nga shtëpia atë e dërgojmë në kopsht dhe ne vazhdojmë për në punë. E pas punës serish bëhemi bashkë për t’u kthyer në shtëpi. Është pajtuar më këtë. E kur vjen fundjava ai çdo herë thotë “mami a i kemi tani dy ditë pushim”.

 

Bebaime.com: Mendoni në të ardhmen që ta zgjeroni ende familjen?

Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi: Sigurisht...do të ishte e pakuptimit ta lemë Denisin vetëm! Ai i donë shumë fëmijët kështu më bën të kuptoj se ai ka nevojë për një fëmijs tjetër në familje. Tashmë shpesh pyet “mami si do t’ia lëms emrin motrës”.

 

Bebaime.com: Cila është këshilla juaj për gratë shtatzana dhe nënat e reja?

Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi: Ta shijojnë çdo moment të shtazanisë dhe lindjes së fëmijës së tyre. Shtatzënia dhe lindja e fëmijës është gjëja më e mrekullueshme që mund t’ju ndodh në jetë. Çdo periudhë kalon shpejt qoftq e lehtë apo e vështirë. Andaj shijojeni, sepse më vonë do të pendoheni për çdo veprim tuajin.

 

Intervistoi: Teuta SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...
Të qenit prind ndërron rrënjësisht rrjedhën e jetës!
Vajza e bukur e ekranit të RTK-së, Njomza Berisha-Miftari është personazhi tjetër që në një intervistë...