Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista

Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë

Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi per veten dhe sidomos që di të çmojë çfarë fati i ka dhuruar: mëmsinë dhe një familje të lumtur. Kështu e gjeti ky 8 Mars bukuroshen Suada Sherifi. E lumtur dhe e organizuar në jetën e saj, pa u privuar nga asgjë. I vetmi i lënë pas dore është televizioni.

 

Kjo sepse Suada ka të tjera prioritete në këtë moment, për të cilat flet në këtë intervistë të gjatë për “revistawho.com“: kujdesi per vajzën dhe për veten, marrëdhënia me bashkëshortin dhe një biznes që njeh vetëm rritje…

 

Suada, ky është 8 Marsi i dytë që e feston si nënë, cilat janë përjetimet?

 

Ne koleksionojmë kujtime të veçanta në ditë të shënuara dhe unë kam fatin t’i kem mbresëlënëse, jo sepse festoj fuqishëm, por sepse vlerësoj edhe gjërat e vogla. Deizi më ka dhënë statusin e nënës dhe kjo është dhurata më e bukur, por edhe bashkëshorti është i kujdesshëm për të më bërë të lumtur, aq më tepër që ne jemi takuar në datën 8 mars për herë të parë.

 

Çfarë ka ndryshuar tek ty statusi prej nëne?

 

Kanë ndryshuar prioritetet e mia, jam përkushtuar totalisht familjes dhe punës. Për mua familja është gjithçka, por edhe puna dhe pavarësia financiare, sepse procesi që kalojmë për t’u realizuar në aspektin profesional bashkë me sfidat dhe lodhjen sjellin edhe kënaqësi.

 

 

 

Je rikthyer në formë shumë shpejt pas shtatzënisë, cili ka qenë sekreti?

 

Duket për të qeshur, por sekreti im ka qenë lodhja, sepse jam perfeksioniste. Mendoj që asnjë nuk di t’i bëj gjërat më mirë se unë (gjë që e kam shumë të gabuar) sepse nuk është e vërtetë! Përshembull Deizin e çoj dhe e marr vetë në çerdhe pavarësisht se shkolla i ofron edhe transportin e bebeve. Pasi e çoj Deizin në çerdhe, me rrobat e palestrës futem një orë bëj pak stërvitje, muskuj barku pak vegla dhe pastaj nis ditën me takime pune kryesisht në zyrë. Falenderoj Zotin që kam mamin që më bën pazar dhe më gatuan me dorën e saj gjëra të shëndetshme shtëpie. Këto janë “sekretet” e mia, pak nga të gjitha.

 

Qumësht pluhur apo qumësht gjiri për Deizin?

 

Qumësht pluhur dhe një dietë me ushqime të shëndetshme perime dhe fruta.

 

Është fëmijë i qetë apo i grindur?

 

Kur ishte më e vogël ishte më e qetë, tani është në fazën që nuk shpreh dot me fjalë çfarë do dhe ulërin nëqoftëse nuk ja plotëson tekat. Është një fazë delikate, sepse nuk dua që ajo të bëhet tekanjoze dhe ua kam ndaluar të gjithëve t’ia plotësojnë tekat kur ajo sillet ashtu! I themi vetëm “Jo” dhe ia shpjegojmë. Ajo kuptohet vazhdon të qajë, por unë e lë deri sa lodhet dhe pushon vet. Është shumë e sikletshme për një prind.

 

Kujt i ngjan më shumë në tipare dhe karakter?

 

Është ende e vogël ndryshon shumë gjatë gjithë kohës. Herë është kopja ime, herë duket kopja e të atit. Mendoj se është shumë miks prandaj na bën lëmsh edhe neve. Përsa i përket karakterit është shumë e vogël akoma.

 

Dado apo gjyshja? Kush kujdeset për Deizin?

 

Gjatë gjithë kësaj kohe kam tentuar edhe me dado, por tani jo më sepse Deizin e çoj në çerdhe 8 me 4. Gjatë kësaj kohe unë mbaroj punët e mia dhe më pas unë qëndroj me të. Nëse kam ndonjë darkë e çoj nga mami im ose vjen ajo nga ne. Mendoj se nuk ka si kujdesi dhe dashuria e gjysheve.

 

Mami, juriste, biznesi, udhëtime dhe shumë përkujdesje ndaj vetes. Si e menaxhon kohën për t’i bërë të gjitha këto?

 

Po ta organizosh kohën e shfrytëzon në mënyrën më të mirë. Unë nuk kam më kohë për shumë gjëra, por nga kujdesi për veten nuk heq dot dorë sepse është pjesë e natyrës dhe kulturës sime, çdo ditë jam në punë dhe dy herë në vit i lejoj vetes pak pushim me familjen, por nuk udhëtoj shpesh si dikur, sepse kur je me fëmijë të vogël është e lodhshme.

 

Je rikthyer me kohë të plotë në punë?

 

Po jam kthyer me kohë të plotë, sepse nuk më mban shtëpia (qesh). Kur ti bën një investim nuk investon vetëm paratë, por vazhdon investon për të realizuar ëndrrat e tua që unë i kam shumë të mëdha dhe vetëm me përkushtim dhe punë mund të realizohen. Jam shumë e lumtur dhe krenare për suksesin e klinikës, por kjo nuk është vetëm për meritat e mia. Ne si staf kemi të njëjtin qëllim dhe punojmë si një ekip për më të mirën e biznesit.

 

Sa të ndihmon bashkëshorti në rritjen e vajzës?

 

Bashkëshorti nuk më ndihmon fare, madje ma vështirëson punën sepse ai e llaston dhe kur ai vjen në shtëpi, e vogla tërbohet nga lumturia. Ata luajnë bashkë dhe ajo lodhet pak më shpejt dhe bëhet gati për gjumë. Kjo është njëfarë ndihme po ta mendosh. Unë mendoj se i takon nënës të kujdeset për fëmijët sidomos kur është akoma bebe.

 

Mami apo vjehrra, kush kujdeset më shumë për vogëlushen?

 

Të dyja janë të jashtëzakonshme dhe bëjnë maksimumin e tyre. Jemi me fat, edhe unë, edhe Deizi.

 

Çfarë planesh ke lidhur me rikthimin në televizion?

 

Nuk kam asnjë plan sepse nuk e përballoj dot. M’u propozuan shumë gjëra të bukura këtë vit, por është e pamundur për mua ta ndjek një obligim të tillë.

 

A ka patur ndonjë moment kur nga lodhja e tepërt apo orët e gjata pa gjumë të merr malli për ditët kur zgjoheshe kur doje? Një moment the?

 

Kjo gjë më ndodh çdo ditë.

 

Sa e plotësuar ndihet Suada në këtë moment të jetës?

 

Jam e lumtur, zemrën e kam plot me dashuri dhe kjo është gjëja që më mbush më shumë!

 

Cilat janë planet e afërta?

 

Lidhen me biznesin. Presim të zgjerohemi sepse jemi rritur dhe kemi nevojë për më shumë staf dhe më shumë hapësirë.

 

Burimi: RW

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...
Të qenit prind ndërron rrënjësisht rrjedhën e jetës!
Vajza e bukur e ekranit të RTK-së, Njomza Berisha-Miftari është personazhi tjetër që në një intervistë...