Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Kaltrina MIKUSHNICA MEROVCI

Të bërit nënë më ka bërë më të fortë

Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do ta shihni atë. Ajo para një muaji është bërë nënë për herë të dytë dhe në intervistën dhënë portalit tonë, shpalos në detaje të qenit nënë dhe periudhën e saj të lehonisë.

 

Bebaime.com: Kaltrina fillimisht të urojmë për lindjen e vajzës, meqë jo shumë vonë je bërë nënë për herë të dytë. Të gjithë ju njohin si moderatore e programit të mëngjesit në T7, por shumica kanë dëshirë të dinë më shumë për familjen tuaj. Na tregoni me disa fjalë për familjen tuaj?

Kaltrina Mikushnica Merovci: Dy persona me profesione krejt të kundërta, Besarti & Kaltrina, tashmë prindër të dy vajzave të mrekullueshme, po çfarë është më e rëndësishme të shëndetshme!

 

KaltrinaMikushnicaMerovci_01

 

Bebaime.com: Ju keni një vajzë më të rritur, një bukuroshe të cilën e keni emëruar me emrin Rana. Na flisni pak për të dhe se çfarë kuptimi ka ky emër i bukur?

Kaltrina Mikushnica Merovci: Emri Rana ka kuptimin e vajzës tërheqëse që merr vëmendje. Por edhe në gjuhën shqipe e merr një kuptim emri Rana (Rëra, Zalli).

 

KaltrinaMikushnicaMerovci

 

Bebaime.com: Na tregoni si jeni ndjerë në momentin e parë që keni parë fëmijën tuaj, keni thënë dhe ju si shumë nëna “është ashtu siç e kam imagjinuar”?

Kaltrina Mikushnica Merovci: Të qenurit nënë për herë të parë sigurisht që përveç gëzimit të sjellë edhe pak shqetësime, ke në kokë pyetje të shumta se si do t’ja bëjë, nëse nuk di?!, etj. Por sigurisht që me kalimin e kohës fillon të relaksohesh dhe ta shijosh këtë ndjesi në maksimum.

 

KaltrinaMikushnicaMerovci

 

Bebaime.com: Si e keni emëruar fëmijën tuaj të dytë dhe si ka qenë shtatzënia e juaj?

Kaltrina Mikushnica Merovci: Fëmijën e dytë e kemi emëru me emrin “Mara” , dhe me të vërtetë për momentin si emri edhe ajo ka ardhë e Mbarè . Faleminderit Zotit që edhe këtë shtatzëni e kam kaluar shumë mirë. Përveç lodhjes në muajt e fudit që e kam pas nga pesha nuk kam pas ndonjë ankesë tjetër.

 

KaltrinaMikushnicaMerovci

 

Bebaime.com: Çfarë ndjesi ka qenë kontakti i parë me Marën, si mund të na përshkruani ato çaste?

Kaltrina Mikushnica Merovci: Kontakti i parë me Marën, as nuk e kam imagjinuar se aq mirë do të ndihesha, aq e plotësuar, meqenëse e kam provuar edhe me Ranën këtë ndjesi, por me të vërtetë thash me vete erdhi edhe një MREKULLI në jetë.

 

KaltrinaMikushnicaMerovci

 

Bebaime.com: Jeni ballafaquar me ndonjë vështirësi në fillim të lindjes së vajzës të parë?

Kaltrina Mikushnica Merovci: Menjëherë pas lindjes së parë si çdo nënë po besoj që ka probleme me gjidhënjen edhe unë i kisha disa probleme, insistoja ta ushqeja me gji dhe ja dola.

 

KaltrinaMikushnicaMerovci

 

Bebaime.com: Shumë nëna kanë frikë që t’ia besojnë dikujt për t’ia lënë fëmijën e tyre në mbikëqyrje kur vjen koha të rikthehen në punë. Ju e keni pasur vështirë herën e parë?

Kaltrina Mikushnica Merovci: Edhe pse Rana ishte dy vjeçe kam qenë e emocionuar kur kam filluar ta dërgoj në kopësht, ajo në atë kohë vetëm se fliste pastër prandaj edhe e kisha më të lehtë ta lija për gjysmë orari atje.

 

KaltrinaMikushnicaMerovci

 

Bebaime.com: Sa ka ndryshuar jeta juaj që nga lindja e fëmijëve?

Kaltrina Mikushnica Merovci: Ka ndryshuar shumë, përveç ndryshimeve fizike të cilat duken, kam pasur edhe ndryshime emocionale. Të bërit nënë më ka bërë më të fortë tani, çkado që mendoj për vete është vetëm se si të jem e kthjellët dhe në top formë për ti shërbyer familjes time.

 

KaltrinaMikushnicaMerovci

 

Bebaime: Sa ju ndihmon bashkëshorti rreth fëmijës?

Kaltrina Mikushnica Merovci: Bashkëshorti më ndihmon shumë shumë, sidomos tash që i kemi dy fëmijë, ndryshe do të ishte shumë e vështirë për mua.

 

KaltrinaMikushnicaMerovci

 

Bebaime: Çka do t’ju sugjeroje nënave të reja, apo edhe atye që janë në prag të lindjes?

Kaltrina Mikushnica Merovci: Të relaksohen, ta shijojnë çdo lëvizje të bebit të tyre në bark dhe mos ta mendojnë peshën të cilën e fitojnë gjatë shtatzënise.

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente:

/Intervista të tjera