Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Rudina BËRDYNAJ

Vajzat janë lumturia e jetës time

Rudina BËRDYNAJ

Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga paslufta e ngjalli edhe aerobikun në Kosovë dhe e zhvillojë në një masë të konsiderueshme atë. Prej vitesh ajo ka shkollën e saj të baletit studioi “Rudina”, ku edukon breza të rinj për balet. Rudina në këtë intervistë flet për familjen, dy vajzat e saj dhe për profesionin që e do aq shumë.

 

Bebaime.com: Rudinën të gjithë e njohim si koreografen e parë dhe shumë të suksesshme të baletit për fëmijë në Kosovë dhe si eksperte në fushën e shkencave sportive, kryesisht mjaft e njohur për trajnimin e aerobisë dhe fitnesit , mirëpo pak dimë për jetën tuaj private. Na flisni disa fjalë, ku jetoni dhe me kë jeni e martuar?

Rudina Bërdynaj: Jeta ime private është shumë e dashur dhe fatmirësisht e kënaqshme në suazat e vendit ku jetojmë. Bashkë me bashkëshortin tim Kushtrim Jakupi, Zoti na ka bekuar me dy vajza që na e zbukurojnë jetën. Ne jetojmë në Prishtinë dhe pothuaj çdo fundjavë jemi pranë burimit të Drinit të bardhë.

 

Bebaime.com: Ka vite që keni edhe shkollën tuaj të baletit “Studio Rudina”, ku marrin mësim shumë balerinë të ardhshme. Prej cilave grup moshave punoni dhe sa jeni e kënaqur me punën e nxënësve tuaj?

Rudina Bërdynaj: Po kam shumë vite që punoj me fëmijët në artin e bukur të baletit. Shumë shpesh them se sa me fat është njeriu kur në punën e tij pasioni dhe profesioni janë një. Studio “Rudina”, tashmë është si një shtëpizë ku dhe balerinat që tashmë janë rritur dhe kanë vazhduar jetën e tyre kthehen herë pas herë dhe mua më pëlqen ta quaj “që kthehen si bletët në fole”. Gjithmonë ka balerina të reja dhe më të reja gjeneratë që i lënë vendin njëra-tjetrës, po ajo çka është më e rëndësishmja është magjia që balerinat marrin dhe lënë pas vetes. Grupmoshat janë prej 5 deri në 15 vjeç. Unë jam e kënaqur me punën e nxënësve të mi. Jam e kënaqur në çdo hap të ri që hedhin, jam e kënaqur në çdo koreografi që punojnë, në çdo buzëqeshje të tyre jam e kënaqur, dhe është pikërisht kjo ajo që më bën të eci përpara dhe të kërkoj më të mirën prej tyre dhe prej vetes.

 

Rudina Bërdynaj

 

Bebaime.com: Sa jeni të kënaqur me të arriturat e nxënësve tuaj?

Rudina Bërdynaj: Fëmijët tek unë në studio vijnë prej moshës 4 vjeç e gjysmë- 5 dhe në një farë mënyre kalojnë një pjesë të jetës së tyre para duarve te mia, dhe jam shume e lumtur për këtë. Është një përgjegjësi shumë e madhe, nuk është e thjesht të punosh me fëmijë, por është bukur. Lodhshëm, por magji më vete. Për mua çdo fëmijë ka prirjen e vet artistike, e sheh boten e artit të kërcimit sipas këndvështrimit të vet tërësisht individual, prirje kjo që unë mundohem ta zhvilloj me ta ndër vite duke krijuar një personalitet artistik. Kam qenë shumë e emocionuar para disa javësh kur shkova në premierën e Trupës së baletit kombëtar të Kosovës ku për herë të parë dy nga balerinat e mia do të performonin. Ishin të shkëlqyeshme. Gjithashtu më jep satisfaksion rritja profesionale e një tjetër balerine që vazhdon studimet të mëtejme universitare për koreografi. Balerina të tjera, nxënëse të miat që vijnë shumë shpesh ndihmojnë balerinat e reja apo balerina që kanë marrë drejtim tjetër apo të përafërt në jetën e tyre dhe janë po aq të suksesshme. Ndjej shumë emocion dhe jam e lumtur për arritjet e tyre. I ndjek në çdo hap.

 

Rudina Bërdynaj

 

Bebaime.com: Të flasim tani për familjen. Dimë se keni dy vajza. Na flisni për to, çfarë moshe kanë, shkojnë në shkollë?

Rudina Bërdynaj: Po i kam dy vajza që janë lumturia e jetës time. Si çdo prind as unë nuk bëj përjashtim kur them se janë më të mirat në botë. Juna është gëzimi im i parë që më dha emrin nënë për herë të parë para 8 vjetësh dhe Lura është gëzimi im i dytë që më lumturoi jetën para 4 vjetësh. Të dyja janë një burim i pashtershëm dashurie dhe mirësie që mua më japin frymë dhe arsye për gjithçka të mirë. Juna është në klasën e tretë në shkollën” Mileniumi i tretë”, ndërsa Lura është në çerdhen “Ardhmëria”. Duke qenë natyra shumë të shoqërueshme, që të dyja nuk kam pasur problem që të jenë të inkuadruar në shkollë dhe çerdhe.

 

Rudina Bërdynaj

 

Bebaime.com: Çka kanë të përbashkët vajzat dhe ku dallojnë njëra tjetra, në kuptimin kush mbanë inat më shumë etj?

Rudina Bërdynaj: Janë komplet ndryshe nga njëra tjetra dhe në fakt shumë të ngjashme. Juna është një princeshë e vërtetë, e qetë, e matur e dashur zgjedh me kujdes çdo gjë që thotë, mundohet të ndihmojë në çdo gjë që mundet. Dëgjon muzikë shumë të zgjedhur për moshën e saj, vallëzon bukur balet, pikturon bukur, interpreton shumë bukur poezi të ndryshme etj. Lura është energjia e pashtershme e shtëpisë në çdo fraksion sekonde është duke bërë diçka çfarëdo qoftë ajo a luan, a pyet, a bën sikur lexon, a bën sikur bën balet, a imiton dikë, a pyet diçka, a gjuhet në përqafim, a këndon, a reciton, kurrë nuk ndalet, vetëm kur flenë. Kanë dhe shumë gjëra të përbashkëta, në thelb janë tepër të ndjeshme të dyja, me plot emocione dhe duhet të kemi shumë kujdes me to mos ti lëndojmë. Te dyja janë motra shumë të mira për njëra-tjetrën. Në fillim isha shumë e shqetësuar se mos do të xhelozonin njëra-tjetërn, po fatmirësisht, deri tani shkojnë shumë mirë. Te dyja kanë qejf të këndojnë dhe të vallëzojnë, sajojnë bashkë koncerte që i prezantojnë vetë, këndojnë vetë, kërcejnë vetë recitojnë vetë e gjëra të tilla. Për inate, inat jo nuk mbajnë asnjëra, po Juna duke qenë dhe më e madhe gjithmonë mundohet të mbajë një lloj ekuilibri pak më shumë se Lura.

 

Rudina Bërdynaj

 

Bebaime.com: Na flisni disa fjalë për kohën kur kuptuat se për herë të parë do të bëheni nënë. Si ka qenë ai moment, si jeni ndjerë?

Rudina Bërdynaj: Kur kuptova se do të bëhesha nënë nuk është që ishte ndonjë surprizë, sepse ishte diçka që bashkë me Kushtrimin kishim planifikuar qoftë herën e parë dhe qoftë herën e dytë. Por, që gjithsesi “nga e thënë në të bërët e ndan në mes një det I tërë“, kështu thuhet të paktën. Në momentin që e pash testin me dy vija nuk dija çfarë të bëja nga gëzimi. E mbaj mend që kam qenë në palestër bashkë me një shoqen time Vjollcën dhe nuk dinim çfarë bënim ishte një pështjellim ndjenjash, gjë që vazhdoi për një kohë dhe me Kushtrimin. Gëzim, ankth, përgjegjësi ,dyshim nuk di çfarë, por prindërit, motrat ishin një mbështetje shumë e mirë që të stabilizoja këtë pështjellim dhe ta ktheja ashtu siç ishte vërtet, ndjenja më e bukur që njeriu mund të provojë në jetë.

 

Rudina Bërdynaj

 

Bebaime.com: Po në lindjen e parë si keni kaluar. Dhe çka keni thënë pasi keni mbajtur në duar vajzën?

Rudina Bërdynaj: Kam kaluar shumë mirë në të dyja shtatzanitë dhe lindjet e vajzave fatmirësisht nuk kam pasur absolutisht asnjë problem. Bashkëshorti dhe familja kanë një rol shumë të rëndësishëm në periudhën e shtatzënisë dhe paslindjes sa më të kuptueshëm dhe tolerant të jenë ata aq më mirë kalon kjo periudhë. Çfarë kam thënë kur e mora në krah për herë të pare. “Goca ime….asgjë tjetër në këtë botë nuk ka rëndësi, ti je dashuria ime, pasuria ime…”.

 

Rudina Bërdynaj

 

Bebaime.com: Nënat e reja te fëmija i parë kanë probleme, kjo për shkak se është hera e parë dhe gjithmonë ekziston frika se a mund t’ia dalë. Ju keni pasur probleme të këtilla?

Rudina Bërdynaj: Prirem nga ideja që njeriu mund t’ia dalë nëse përpiqet dhe unë pjesën më të vështire e kisha bërë deri tani. Jo jo nuk kam pasur problem të tilla, fatmirësisht në vajzën e parë e kam pasur mamin afër, gjë që ma ka lehtësuar shumë përkujdesjen përmes këshillave mjaft të vlefshme, gjithashtu dhe motrat. Nëna dhe babai sado të rinj të jenë, sado vështirë ta kenë në fëmijën e parë, prapë kur janë bashkë e kanë shumë më të lehtë.

 

Bebaime.com: Është ashtu siç thuhet se fëmija të ndryshon komplet jetën për të mirë dhe të jep më shumë motiv për çdo gjë?

Rudina Bërdynaj: Pa dyshim qe po. Te ne kështu ka ndodhur. Kanë ndryshuar tërësisht prioritetet .Të tjera gjëra kishin marrë tashmë vëmendjen tone ( timen dhe të Kushtrimit). Ne tashme ishim prindër dhe e vetmja gjë e rëndësishme për ne ishte vajza. Mirëqenia e saj e plotë. Automatikisht me sa unë kuptoj bëhesh dhe njeri më i mirë, më pozitiv dhe më i ndjeshëm ndaj personave të tjerë. Familja e ka këtë aftësi që përmirëson edhe më shumë çdo veti të mirë, ashtu si kundër duhet të zbusë dhe ndonjë veti jo të mirë .Sigurisht të motivon dhe fëmija është vetë motiv i jetës tonë. Ne për to frymojmë dhe punojmë dhe gëzojmë dhe gjithçka.

 

Bebaime.com: Ju keni shumë angazhime gjatë ditës. Si ia dilni që të përkujdeseni edhe për vajzat dhe të kryeni gjithë ato obligime që keni?

Rudina Bërdynaj: Është e vërtetë që pothuaj e gjithë dita ime është e ngarkuar me angazhime të shumta dhe siç e cilësoj shpesh nuk është sasia ajo që përcakton vlerat, por cilësia. Unë mundohem maksimalisht të qëndroj me familjen time, por asnjëherë aq sa dua, por që gjithmonë mundohem që në kohën që jam me ta të jem 100%. Me dashuri dhe dëshirë mund të mbërrish gjithçka. Deri tani ia kam dal ,uroj të vazhdoj t’ia dal dhe më tutje.

 

Bebaime.com: Cila është këshilla juaj për nënat?

Rudina Bërdynaj: Nuk mendoj se jam në pozitë për të dhënë këshilla për nënat e reja, pasi që secila e zgjedh vetë rrugën dhe mënyrën e saj më të mirë për fëmijën e vet. Por nga përvoja ime unë do të thosha që këshilla më e mirë është që tu falim sa më shume dashuri fëmijëve tanë në çdo sekondë të jetës së tyre. Ata duhet ta dine që ne prindërit e tyre i duam shumë dhe jemi gjithmonë aty për ti ndihmuar për çdo gjë.

 

Rudina Bërdynaj

Bebaime.com: Mendoni në të ardhmen ta zgjeroni edhe më shumë familjen tuaj?

Rudina Bërdynaj: I dua shume fëmijët dhe më duan. Më pëlqejnë shumë familjet e mëdha, pasi që dhe vetë kam katër motra. Por ne nuk mendojmë të kemi një familje më të madhe. Jemi të lumtur me dy perlat tona që Zoti i bekoftë.

 

Intervistoi: TEUTA SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Të qenit prind ndërron rrënjësisht rrjedhën e jetës!
Vajza e bukur e ekranit të RTK-së, Njomza Berisha-Miftari është personazhi tjetër që në një intervistë...