Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Berat MIFTARI

Të jesh prind është një mision me vete!

Berat Miftari me familjen e tij

Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë e kudo qofshim. Zëri i Berat Miftarit është një bashkëudhëtar i yni tash e sa vite. Mezi presim që të fillojë “Metropoli”, për të dëgjuar gjëra interesante që nuk i dëgjojmë në asnjë emision tjetër. Kësaj radhe Berat Miftari flet për portalin bebaime.com për familjen, punën dhe jetën private.

 

Bebaime.com: Beratin të gjithë e njohin si një moderator shumë me famë, që pesë ditë në javë e dëgjojnë në RTK-Radio, por së fundmi edhe në televizion. Duket se puna në radio u kënaq më shumë?

Berat Miftari: E vërtet, radion e ruaj me xhelozinë më të madhe, botën që ta ofron radio është e pazëvendësueshme. Të lidhesh me njerëz nëpërmes zërit është diçka shumë, shumë e vështirë, gjë që pak kush mund ta kuptoj. Lidhja që kam krijuar me dëgjuesin përgjatë këtyre viteve nuk mund të përshkruhet.

 

 Intervistë me moderatorin Berat Miftarin

 

Bebaime.com: Emisioni i ri “Sonte me Berat Miftarin” në RTK është një risi, ta themi një freski jashtë klisheve të emisioneve të zakonshmeve. E kanë problem të ftuarit të vinë në emision apo u pëlqen dhe atyre emisioni?

Berat Miftari: Ju faleminderit për vlerësimin. Për mua televizioni është përvojë e re, e që kam filluar ta dua, ndërsa kam nis të hyjë brenda konceptit televiziv. Emisioni “Sonte me Berat Miftarin”, është një format amerikan që ka dekada e dekada traditë në SHBA. Thjeshtë ne, të njëjtin format, po ua prezantojmë edhe audiencës sonë. Amerikanët gjithmonë ia kanë qëlluar, kështu që deri më sot është përvoja më e mirë në gazetari. Edhe të ftuarit, mysafirët, e kanë kuptuar qysh në edicionet e para konceptin dhe ndihen shumë komod në “Sonte”. Sa për ilustrim këtë javë do të jetë një nga njerëzit më me ndikim në politikën e vendit, të martën LIVE, ndiqeni.

 

 Intervistë me moderatorin Berat Miftarin

 

Bebaime.com: Berati është i martuar, kaq dimë?

Berat Miftari: Po, edhe pak ditë edhe do të kremtoj tre vjetorin e martesës me Fluturën, bashkëshorten time, nënën e Oari-it. 3 vjetorin e festojmë pak ditë pasi kremtuar 1 vjetorin e fëmijës tonë të parë, Oar Miftarit, e që falënderojmë Perëndinë që na dha mundësinë të bëhemi prindër.

 

Bebaime.com: Na flisni disa fjalë për të, për kuptimin e emrit, kush vendosi ta pagëzoni kështu?

Berat Miftari: Emri ka kuptim në radhë të parë për ne si prindër. Ndryshe na pëlqen, edhe për faktin se ka dy zanore brenda 3 shkronjave dhe një emër që, pasi u pagëzua Oari, më 6 maj 2014, ka filluar të përhapet te shokët e tij, që është mrekulli.

 

 Intervistë me moderatorin Berat Miftarin

 

Bebaime.com: Kujt i ka ngjarë më shumë djali, juve apo bashkëshortes?

Berat Miftari: Ka raste kur më përngjanë mua, ka raste kur i përngjanë Fluturës. Thjeshtë ajo në çka ne jemi të fokusuar është që të ketë një jetë sa më të lumtur, sa më të shëndoshë dhe të bëjmë më të mirën për te. Unë lutem gjithmonë që të kemi edhe një vajzë, e që lutem gjithashtu t’i përngjajë Fluturës (qeshët) .

 

 Intervistë me moderatorin Berat Miftarin

 

Bebaime.com: Ka ndryshuar jeta juaj që nga lindja e djalit?

Berat Miftari: Thuajse në të gjitha aspektet. Primatin tashmë e mbanë fëmija ynë, ndryshe ndihem i bekuar që Oari ka një nënë siç është Flutura, e që merret me çdo detaj të tij. Është Flutura që punon jashtëzakonisht shumë me te, ndërsa unë pres të përfundoj sa ma shpejt punën çdo ditë, edhe të shijoj çdo detaj që ka të bëjë me Oarin.

 

 Intervistë me moderatorin Berat Miftarin

 

Bebaime.com: Sa arrini ti ndihmoni bashkëshortes në rritjen e djalit, kur dihet se në fëmijën e parë duhet më shumë përkushtim, kjo për shkak se është hera e parë?

Berat Miftari: Shumë pak, nëse e krahasoj me punën dhe përkushtimin që bënë Flutura, dhe kam përshtypjen pjesa më e madhe e nënave. Unë mundohem të krijoj kushte sa më të mira, e që në ditët e sotme është jashtëzakonisht e vështirë të arrihen, ndërsa mundohem me aq sa mundem e dijë edhe t’i dal në ndihmë. Nuk e kam telashe aspak t’ia ndërroj pelenat, ta veshi, ta ushqej, të luaj, t’i bëjë hapat e parë me te dhe gjithçka që di e mundem. Por prapë është shumë pak me atë që bënë nëna e tij.

 

 Intervistë me moderatorin Berat Miftarin

Bebaime.com: Të qenurit baba dhe nënë është gjë e mrekullueshme, gjë që Zoti ua dhuron njerëzve në tokë. Ju si ndjeheni me këtë fjalë dhe të qenurit baba sa e shton përgjegjësinë te një prind?

Berat Miftari: Pa asnjë diskutim. Të jesh prind është një mision me vete. Ne jemi të bekuar që e kemi këtë mundësi, që Zoti na ka besuar, dhe se mundohemi në çdo sekondë të tregojmë se e gjithçka tjetër vjen pas krijesës që Zoti na ka falë.

 

Bebaime.com: A duhet sipas jush edhe ne kosovarët më në fund ta planifikojmë familjen, për të cilën gjë së fundmi është bërë shumë zhurmë?

Berat Miftari: Shqiptarët gjithmonë kanë planifikuar familjen, një nga arsyet është edhe liria e vendit. Secili në mënyrën e vet i bënë planifikimet dhe nuk e besoj që ka prind që nuk bënë kalkulime derisa sjellë në botë një fëmijë. E keqja është se te ne nuk ka asnjë benificion për fëmijët e lindur, ose janë të paka rastet kur fëmijët përfitojnë. Ndryshe, sot shohim që trendi i natalitetit është në rënie, do të ndihesha shumë keq, nëse një nga arsyet është edhe papunësia apo varfëria. Andaj, kjo më tepër është thirrje për shtetin që të ndihmojnë nënat, familjet e reja, se sa thirrje që të ndalet lindja e fëmijëve.

 

 Intervistë me moderatorin Berat Miftarin

 

Bebaime.com: Keni në plan në të ardhmen ta zgjeroni familjen?

Berat Miftari: Planifikimet janë, urojmë që gjithçka të shkoj mirë e mbarë me ndihmën e Perëndisë.

 

Bebaime.com: Dëshironi që djali juaj, Oar ta ndjek rrugën tënd të moderatorit?

Berat Miftari: Dëshiroj që t’ia ofroj kushtet, që nuk do të dalloj asnjëherë nga bashkë-kohanikët e tij, ndërsa profesioni mbetet në dëshirën e tij.

 

Bebaime.com: Cila është këshilla juaj për prindërit e Kosovës?

Berat Miftari: Ajo që Amerikanët e thonë gjithmonë, një familje e fortë nënkupton një shtet të fortë. Ne si shqiptar e dimë këtë shumë mirë.

 

Intervistoi: TEUTA SINANAJ

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente:

/Intervista të tjera