Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e ushtroj si Zyrtare Ligjore në Pallatin e Drejtësisë.
Pasioni im është foto, kam pozuar për shumë kompani të ndryshme qysh në moshën 14 vjeçare.
Vazhdoj edhe sot që një pjesë të kohës së lirë t'ia kushtoj fotomodelizmit dhe ta mbajë si një hobi.
1. Çfarë ka ndryshuar tek ty statusi prej nëne?
Prej se e kam marrë statusin e një nëne jeta ime ka marrë kahje tjetër, tani koha dhe e gjithë energjia ime i kushtohet të voglit tim.
2. Je rikthyer në formë shumë shpejt pas shtatzënisë, cili ka qenë sekreti?
Sekreti im është të ushqyerit shëndetshëm, nuk kam mundur të mbajë dieta strikte për arsye se Troi ushqehet me qumësht gjiri por kujdesem në ushqimin që e konsumoj dhe kohën e lirë bëjë aerobi.
3. Qumësht pluhur apo qumësht gjiri për Troin?
Siç e ceka edhe më lartë Troi ushqehet me qumësht gjiri, pa asnjë formulë shtesë.
4. Është fëmijë i qetë apo i grindur?
Për fat të mirë Troi për momentin është një bebe i qetë.
5. Sa të ndihmon bashkëshorti rreth Troit?
Ndihmesën më të madhe rreth përkujdesjes së bebit tim e kam nga bashkëshorti. Pasi që jetojmë vetëm ne të tre, mundohemi që përgjegjësitë dhe kohën për përkujdesjen e bebit t'a ndajmë së bashku.
6. A ka patur ndonjë moment kur nga lodhja e tepërt apo orët e gjata pa gjumë të merr malli për ditët kur zgjoheshe kur doje?
Nuk mund të them se nuk ka momente të tilla... Por ka edhe momente që kur shoh buzëqeshjen në fytyrën e bebit tim harroj gjithë lodhjen dhe netët pa gjumë.
7. Je rikthyer me kohë të plotë në punë?
Pasi bebi është vetëm tre muajsh ende nuk jam rikthyer në punë, vazhdoj të jem në pushim të lehonisë.
8. Çfarë planesh ke në të ardhmen?
Tani misioni im është që bebin ta rris me përkushtim dhe dashuri. Por, duke mos anashkaluar edhe profesionin apo punën time pasi kam plane të shumta për t'i realizuar.
9. Sa e plotësuar ndihet Elona në këtë moment të jetës?
Ndihem më e plotësuar se asnjëherë më parë. Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë tonë.
10. Një mesazh për nënat e portalit
Të bëhesh nënë është një nga gjërat më të bukura që një grua mund të përjetojë në jetën e saj. Megjithatë, askush nuk mund ta mohojë se është gjithashtu e vështirë! Ndryshimet e jetës dhe gjërat me të cilat duhet të merrem çdo ditë janë shumë më tepër se sa kur nuk je prind.