Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Edona PODVORICA

Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!

Edona PODVORICA: Portali bebaime.com dritare e informimit për çdo nënë!

Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon është duke punuar prej disa vitesh. Në intervistën e dhënë portalit bebaime.com Edona shpalos detaje nga jeta e saj private dhe të qenurit nënë.

 

Bebaime.com: Edona Podvoricën publiku e njeh më shumë nga ekrani i RTV 21, si moderatore. Mund të na flisni disa fjalë që sa vjet jeni pjesë e RTV 21 dhe përpos moderimit të “Bon Bon”, moderoni dhe ndonjë emision tjetër?

Edona Podvorica: Përvojën time të parë në gazetari e kam nisur në Rtv21, në moshën 18 vjeçare. Pastaj pas një pauze, unë u bëra pjesë aktive e Rtv 21. Tashmë po bëhen 8 vjet prej kur unë punoj si gazetare dhe prezantuese. Unë në 4 vitet e fundit jam gazetare dhe prezantuese e emisionit të pasditës “Bon-Bon”, ndërsa vitet e para kam udhëhequr edhe programin e mëngjesit. Puna në televizion të bën për vete, mishërohesh aq shumë saqë s’mund të ndahesh më.

 

Edona Podvorica

 

Bebaime.com: Pak dimë për jetën private të Edonës. Mund të na flisni disa fjalë se kush është Edona në jetën private. Është e martuar, ku jeton etj?

Edona Podvorica: Unë jam martuar në moshën 22 vjeçare. Në fillim e kisha përshtypjen që u martova shumë e re, ende isha në studime dhe në kohën kur po punoja shumë për t’u ngritur në karrierë. Megjithatë, me angazhimin tim maksimal, përkrahjen e madhe të bashkëshortit, dy familjeve tona, sigurisht që ia kam dalë t’i bëj të gjitha gjërat që kam dashur, ani pse puna si gazetare dhe prezantuese ndonjëherë është pa orar dhe puna nuk dihet kur përfundon.

 

Edona Podvorica

 

Bebaime.com: Ju keni një djalë dhe familja për të qenë e kompetuar është fëmija që e bën të tillë. Na thoni disa fjalë për djalin. Çfarë moshe ka, shkon në kopsht apo shkollë?

Edona Podvorica: Anikun e kam lindur vetëm një vit pasi jam martuar. Sapo u bëra 23 vjeçare erdhi ne jetë Aniku. Në fillim kisha ndjenja shumë të përziera, bëja panik rreth kujdesit, kisha mungesë vetëbesimi se do t’ia dalë në detyrën timë te re si nënë, megjithatë kjo gjë me kohën ka ndryshuar dhe sot me gjithë vështirësitë mendoj se epiteti “nënë”, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër. Aniku shkon në çerdhën “Edina”, dhe jam shumë e lumtur që aty ka zënë shumë miq të rinj dhe ka një kujdes të madh. Aniku i ka ngjarë babait, dhe për këtë ndonjëherë xhelozoj, por shpresoj t’a kemi edhe një vajzë dhe ajo të më ngjajë mua.

 

Edona Podvorica

 

Bebaime.com: E kujt ka qenë ideja për ta pagëzuar me këtë emër djalin? Ju jeni bërë nënë në një moshë të re. Na tregoni a ka qenë kjo për ju sfidë?

Edona Podvorica: Emrin Anik, ia ka vënë bashkëshorti. Që në fillim jemi marrë vesh që nëse lindi vajzë emrin i’a vë unë, dhe, nëse është djalë, për emër do të vendoste ai. Dhe, kështu u bë që ai u përcaktua për emrin Anik. Tani, ky është emri më i mirë në botë për mua. Shpesh e dëgjoj në rrugët e qytetit teksa nënat i thërrasin në këtë emër djemtë e tyre, dhe sikur mbushëm frymë sa herë e dëgjoj. Një nënë e rë, bashkëshorte, studente dhe gazetare pa përmendur edhe sa punët të tjera që bëjmë ne gratë. Ka qenë jashtëzakonisht sfiduese, por sado që ka pasur stres, një pjesë e ditës ka qenë përqafim, dashuri me Anikun.

 

Edona Podvorica

Bebaime.com: Si ka qenë momenti kur për herë të parë keni mbajtur djalin në duar?

Edona Podvorica: Shtatzënia me ka ecur shumë mbarë. Sot kam nostalgji për ditet kur lexoja me orë të tëra këshilla në portalin për bebe dhe nënat www.bebaime.com. Bile, kam lexuar edhe për procesin e lindjes, si rrjedhë gjithçka dhe ndoshta edhe për shkak të dëshirës që sa me shpejt t’a marr Anikun në dorë, më të vërtet çdo gjë e kam harruar. Ka qenë, moment me ndjenja të përziera, edhe për faktin që po bëhesha nënë për herë të parë.

 

Edona Podvorica

Bebaime.com: Kush u ka ndihmuar në fillim për të mësuar më shumë rreth rritjes së fëmijëve?

Edona Podvorica: Këshillat më të mëdha i kam marr nga dy gjyshet e Anikut. Ato me kanë ndihmuar shumë rredh gjithçkaje. Sigurisht edhe pjesa tjetër e familjes kanë qenë aty sa herë unë kam pasur nevojë. Por, duke jetuar me një foshnje të vogel nën të njëjtin kulm, njeriu po mësoke çdo ditë diçka të re. Portali bebaime.com dritare e informimit për çdo nënë!

 

Edona Podvorica

 

Bebaime.com: Ku keni marrë apo lexuar informata për shtatzani dhe po ashtu këshilla për fëmijët?

Edona Podvorica: Tani jetojmë në një përiudhë kur internet është çdo kund, dhe aty po që gjen cdo gjë. Por, portali “Bebaime”, ka qenë dritarja ku unë kam gjetur gjithçka sa i përket mbarëvajtjes së shtatëzënisë, por edhe rritjes së vogëlushit tim.

 

Edona Podvorica

 

Bebaime.com: Meqë jeni e re dhe sot çiftet planifikojnë familjen, ju keni menduar që në të ardhmen ta zgjeroni edhe më shumë familjen tuaj?

Edona Podvorica: Po, për qejfin tim dua ti kem edhe dy fëmijë, mundësisht vajza (qeshët). Një vajzë ka nevojë gjithmonë për një motër, prandaj shpresoj t’i kem dy vajza. Mendoj që familja me tre fëmijë është ideale.

 

Edona Podvorica

 

Bebaime.com: Cili është mesazhi juaj për nënat e reja?

Edona Podvorica: Mos u ndieni asnjëherë të lodhura, mos mendoni që vogëlushet e kanë ngushtuar aktivitetin tuaj dhe ju kanë lënë mbrapa me disa punë të tjera, sado që në shikim të parë mund t’ju duket kështu. Nëna ime thotë “fëmijet rritën sa hapë e mbyllë sytë”, prandaj të mundohemi ta shijojmë cdo sekondë me dashuri.

 

Intervistoi: Teuta SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...
Të qenit prind ndërron rrënjësisht rrjedhën e jetës!
Vajza e bukur e ekranit të RTK-së, Njomza Berisha-Miftari është personazhi tjetër që në një intervistë...