Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”, e cila këtë punë e bën me shumë përkushtim. Ajo gjithashtu është pronare e biznesit të çokolatave, si dhe anëtare e bordit në “Kusa”. Ajo në një intervistë për portalin bebaime.com flet për mësimdhënien, biznesin dhe për rolin e nënës, pasi para pak ditësh i ka lindur një djalë.
Bebaime.com: Fillimisht na thoni me disa fjalë kush është Bleta Zeqiri?
Bleta Zeqiri: Bleta Zeqiri me prapavijë lidhet me edukim, respektivisht në mësimdhënie, merrem edhe me biznesin e çokolatave.
Bebaime.com: Përmendet se jeni profesoreshë e anglishtes. Na flisni disa fjalë për rolin e mësimdhënësit, sidomos të gjuhës angleze tani kur është bërë nevojë universale?
Bleta Zeqiri: Po e vërtete. Unë punoj si mësimdhënese e gjuhës angleze në shkollën private të gjuhëve më të mirë në vend, “Oxford Studio”. Përveç që është kënëqesi të punosh në një institucion me mbi 5000 mijë kandidatë ekzistues dhe vazhdimisht të tjerë potnecial të interesuar që të mësojnë gjuhën angleze. Është satisfaksion edhe më i madh të jesh ajo që i ndritë mendjen shumë gjeneratave dhe inspiron si shkollë, por edhe si individ shumë të rinj që të zhvillohen në mënyrë që të jenë ekuivalent në komunikim me të rinjtë e tjerë në gjithë botën. Duke e marr parasysh rëndësinë e gjuhës edhe në vendin tonë në ditët e sotme është e domosdoshme njohja e gjuhës angleze.
Bebaime.com: Ju gjithashtu zotroni edhe një biznes që merret me çokolata. Na flisni disa fjalë për biznesin si ju ecën dhe cilin produkt e posedoni?
Bleta Zeqiri: Biznesi i çokollatave fillimisht “Leonidas”, pastaj edhe “Chocolate Corner”, e që një kohë të shkurtër edhe me prodhim punë dore, në Kosovë funksionon për 9 vjet dhe jemi jashtëzakonisht të lumtur me kërkesën dhe kënaqësinë e klienteles për produktet dhe shërbimet tona. Jemi munduar që nga fillimi ti gërshetojmë dhuratat me stil të Evroës dhe ato me kërkesë vendore që ka zgjuara interesim të madh të qytetarët e Kosovës dhe më gjërë. Fortesia e biznesit tonë qëndron në faktin se ne mundohemi që të gjitha kërkesat pa perjashtim të konsumatorit tonë t’i realizojmë me shumë vullnet dhe dashuri.
Bebaime.com: A janë të prirur shqiptarët për të bërë dhuratë çokolata?
Bleta Zeqiri: Në Kosovë është traditë shumë vjeçare që ti kemi shumë ëmbëlsira në tavolinat tona. Por, tani konsumi është zgjeruare dhe te dhuratat me çokollata ato edhe dhurohen me simbolikë, tek të afërmit, te më të dashurit tone, jo vetëm për ditë speciale, por edhe për konsum ditor.
Bebaime.com: Ka qenë e vështirë për një grua të ngrit një biznes kaq stabil?
Bleta Zeqiri: Unë mendoj që të kesh biznes stabil është e vështirë, sepse duhet të jesh në hap me kohën dhe në çdo moment të jesh afër klientit dhe trendit. Por, mendoj që sfidat janë të njëjta edhe për femra.
Bebaime.com: Të flasim tani për familjen. Nga kush përbëhet familja juaj?
Bleta Zeqiri: Familja ime është shumë e madhe dhe shumë përkrahëse nga babi, nëna, Zana motra dhe Blini vëllai, të cilët janë pa limit përkrahësit në biznes, por edhe moralisht. Unë lirisht mund të them që pa këta nuk mund të funksiononte biznesi i çokolatave në Kosovë. Të gjithë në një mënyrë apo tjetrën janë të përfshirë në planet, qëllimet e punës tonë. Por, tani jam e martuar, e kam edhe një bebe të porsalindur, por prapë të gjithë funksionojmë njëjtë si më parë, sepse vlen të përmendet që obligimet janë shumë më të mëdha dhe biznesi prapë funksionon njëjtë duke e pasur ndihmën prej familjes, por tani edhe të bashkëshortit.
Bebaime.com : Para një muaji jeni bërë nënë. Na flisni disa fjalë për fëmijën. Si e keni pagëzuar?
Bleta Zeqiri: Nuk kam mundur ta imagjinoj që përveç punës, dashurinë mund ta kem edhe për dikë tjetër, Fronin. Është ndjenjë e jashtëzakonshme për mua dhe Florentin. Jeta jonë ka ndryshuar plotësisht për të mirë, Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë.
Bebaime.com: Si ka qenë ndjenja kur për herë të parë keni marrë në dorë fëmijën. Si mund ta përshkruani takimin e parë me bebën?
Bleta Zeqiri: Shumë ndjenja të përziera, me lot. Nuk kam mundur të besoj që jam bërë nënë. Me të vërtetë siç edhe thuhet është moment që nuk mund të përshkruhet, por ndjenjat janë shumë të forta dhe me përgjegjësi ndaj një qenie shumë të vogël, e cila përgjithmonë do të jetë e lidhur për ty.
Bebaime.com: Tash që jeni nënë mund të na tregoni disa fjalë sa ka ndryshuar jeta juaj që nga lindja e fëmijës?
Bleta Zeqiri: Nuk mund të them se ka ndryshuar shumë. E thash edhe më larë e kam ndihmën shumë të madhe prej familjes se padyshim që është sfidë e madhe t'i menaxhosh të gjitha projektet si kane qenë më parë. Tani krahas projekteve të çokolatave ka hyrë edhe një ëmbëlsire tjetër, Froni që më jep më shumë vullnet të vazhdoj përpara dhe t'i jap Fronit shembull të punës.
Bebaime.com: Për nënat e reja lindja e fëmijës është sfidë. Na tregoni me disa fjalë se sa sfiduese ka qenë për ju të bërit nënë?
Bleta Zeqiri: Çdo ditë është befasi në rritjen e fëmijës. Pak qesharake, por edhe shndërrohesh në person të mëngjesit, me shumë pak orë gjumë dhe shëtitjet tash janë më të rralla, sidomos me qenin tim Otto që dikur ishte beba ime.
Bebaime.com: Ku zakonisht keni marrë këshillat apo keni lexuar për këto gjëra?
Bleta Zeqiri: Në “Baby center”, dhe disa libra tjerë bashkëkohor si p.sh, “What to expectwhen u'r expecting”, dhe gjithmonë e lidhur me komunitetin e nënave tjera në Kosove dhe më gjerë.
Bebaime.com: Cili është mesazhi juaj për nënat e reja?
Bleta Zeqiri: Thoni po fëmijëve. Është sakrificë, por pasuria më e madhe që mund të keni, dhe mburreni me ta.
otot
Intervistoi: Teuta SINANAJ