Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Shpresa KRASNIQI

Astriti, baba i përkryer

Bebaime kësaj radhe ju sjellë intervistën e bashkëshortes të aktorit dhe skenaristit të njohur Astrit Kabashit, Shpresa Krasniqi, e cila flet për familjen e saj. Si u njohën me Astritin? Si është të jesh e martuar me njeri të famshëm? A e kanë në plan që ta zgjerojnë familjen? Këto e shumë gjëra të tjera do ti mësoni në intervistën në vijim.

 

Bebaime: Fillimisht na thoni disa fjalë për familjen tuaj?

Shpresa Krasniqi: Familjen tonë e përbëjnë katër anëtarë unë, Astriti edhe dy fëmijët tanë, Leka dhe Amelia që definitivisht janë lumturia e familjes. Leka është fëmija më i madh, është 9 vjeçar, ndërsa Amelia është ëmbëlsira e familjes dhe është 4 vjeçare. Leka është nxënës i klasës së 4-të, ndërsa Amelia shkon në kopësht.

 

Astrit Kabashi

 

Bebaime: Ju jeni e martuar me aktorin dhe skenaristin e mirënjohur Astrit Kabashin. Mund të na flisni si jeni njohur dhe që sa kohë jeni martuar?

Shpresa Krasniqi: Jemi njohur në fund të vitit 1999, unë isha nxënëse, kurse Astriti ishte më i pjekur në moshë dhe më bëri për vete shumë shpejt, d.m.th njihemi që 15 vjet, kurse të martuar jemi që 10 vjet.

 

Astrit Kabashi

 

Bebaime: Si është të jesh e martuar me një njeri që ka famë dhe tërë kohën është i angazhuar, siç është Astriti?

Shpresa Krasniqi: Nuk është edhe e lehtë, duke marr parasysh angazhimeve që ka Astriti, mirëpo mundohet që ti mbuloj mungesen gjatë javës me vikendet e këndshme që i organizon për ne.

 

Astrit Kabashi

 

Bebaime: Të rikthehemi te fëmijët. Edhe pse ka kaluar një kohë nga sjellja në jetë e fëmijës së parë, megjithatë mund ti ndani disa kujtime për lexuesit e portalit tonë. Si mund ta përshkruani kohën kur u bëtë nënë për herë të parë. Çfarë emocioni keni përjetuar?

Shpresa Krasniqi: Kjo është pjesa që me kënaqësi e flas. Ardhja e Lekës në botën tonë ishte kënaqësi që vështirë të përshkruhet me fjalë. Ishte ndjesia me e fuqishme që kam pasur në jetë. Leka ishte një bebe plotë energji, por 24 orët ishin të rezervuara vetëm për të me kënaqësi merresha. Kishte shumë nevojë për mua, por Astritin gjithmonë e kishte më për zemër (qeshët), mendoj që edhe tani mbetet pjesa më e mirë e jetës. Ishte dhe është fëmijë i shëndosh, çapkën dhe mjaft tërheqës.

 

Astrit Kabashi

Bebaime: Zakonisht nënat thonë se me fëmijën e parë e kanë pasur më vëshirë, vlen edhe për ju kjo?

Shpresa Krasniqi: Ndoshta për shkak të përvojës, pastaj me fëmijën e dytë ndjesheh më e përgatitur, por mendoj që për një nuancë fëmija i parë e ka vëmendjen dhe perkushtimin më të madh.

 

Astrit Kabashi

 

Bebaime: Kujtoni ndonjë moment nga fëmirija e fëmijëve tuaj që ju ka lënë më shumë përshtyje?

Shpresa Krasniqi: Ka shumë momente, gati çdo ditë më bëjnë të ndihem nënë e veçantë dhe shumë e lumtur, po mund të them që hapat e parë, fjalët e parë, regjistrimi në klasën e parë do ti kujtoj gjithmonë.

 

Astrit Kabashi

 

Bebaime: Sa ju ka ndihmuar bashkëshorti në rritjen e fëmijëve?

Shpresa Krasniqi: Është munduar shumë. Të them të drejtën, edhe pse vërtetë është shumë i angazhuar, është munduar që të mos na mungoj asnjëherë asgjë dhe ia ka dal shumë mirë, por edhe kohën kur është në shtëpi na kushton kohën e vetë neve.

 

Astrit Kabashi

 

Bebaime: Ju përgatit ndonjëherë ndonjë ushqim Astriti fëmijëve, kur ju nuk jeni në shtëpi dhe çka përgatit ai më mirë?

Shpresa Krasniqi: (Qeshët), po pica në Proper, ndoshta vezë, sepse omletin e përgatit mirë.

 

Bebaime: Me kë janë më të lidhur fëmijët me ju apo bashkëshortin tuaj?

Shpresa Krasniqi: Me babin, ndoshta që me mua janë gjatë gjithë ditës, kurse babin e kanë më të preferuar, sidomos vajza Amelia e ka idol babin.

 

Astrit Kabashi

 

Bebaime: Ngaqë portali ynë lexohet nga gratë shtatzëna dhe nënat e reja keni ndonjë këshillë për to?

Shpresa Krasniqi: I këshilloj të gjitha nënat që të kenë durimin e botës ti rrisin fëmijët me buzëqeshje, ngase fëmijët rriten shumë shpejt dhe janë kënaqësia jonë. Pa ta ne s’do të identifikohemi me emrin më të mirë në botë NËNË.

 

Astrit Kabashi

Bebaime: Keni në plan ta zgjeroni edhe më shumë familjen tuaj?

Shpresa Krasniqi: Nuk i dihet asgjë nuk është përfundimtare. Jemi të ri ende (qeshët), ndoshta kurrë si dihet.

 

INTERVISTOI: TEUTA SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...