Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Intervistë me aktoren Vlora Merovcin

Dioni dhe Ea dy engjëjt që ma zbukuruan jetën

Vlora Merovci për vite të tëra ka aktruar në serinë kosovare “Familja moderne”. Ajo, ka luajtur edhe në shumë role në teatër. Vlora Merovci është e martuar me aktorin dhe vokalistin e grupit të mirënjohur “Troja”, Bujar Berishën. Ata kanë dy fëmijë, Dionin dhe Ea.

 

Bebaime: Të gjithë ju njohin si aktore e njohur, sidomos nga seria "Familja moderne", por pak dinë për jetën e Vlora Merovcit. Na tregoni me kë jeni e martuara dhe sa fëmijë keni?

Vlora Merovci: Unë jam e martuar për aktorin Bujar Berisha para 10 vjetësh. Në këtë shtator festojmë 10 vjetorin e martesës. Zoti na ka fal dy fëmijë të shëndosh, Dionin dhe Ea.

 

Ea dhe Dioni

Foto: Dioni dhe Ea

 

Bebaime: Na flisni pak për fëmijët?

Vlora Merovci: Dioni i ka mbush 7, ndërsa Ea 4 vjet. Dioni është djalë shume i dëgjueshëm, tolerant, këshillues dhe shume i përkushtuar ndaj matematikës. Ndërsa, Ea është shumë energjike, dominonte, imponuese, kureshtare dhe ka një sharmë të pa rezistueshme.

 

Dioni

Foto: Dioni

 

Ea

Foto: Ea

 

Bebaime: Meqë duket se ka kaluar një kohë nga sjellja në jetë e fëmijës së parë, megjithatë a mund ti ndani disa kujtime për lexuesit e portalit tonë. Si mund ta përshkruani kohën kur u bëtë nënë. Çfarë emocioni keni përjetuar?

Vlora Merovci: Një femër mrekullinë dhe pasurinë e kësaj jete e fiton me titullin NËNË. Unë nënë u bëra para 7 vjetësh, por emocionet e atyre ditëve do ti kem të freskëta gjatë tërë jetës. Çdo emocion i pa përsëritshëm është shumë i veçantë, por pikën kulmore e kam pas në ditën e parë kur e linda djalin. Në dhomë hyri nëna ime dhe unë për herë të parë e shihja dikë ashtu siç më kishte parë nëna ime 28 vjet me radhë, ishte diçka e pa përshkueshme.

 

Vlora me Ean dhe Dionin

Foto: Vlora me Dionin dhe Ea-n 

 

Bebaime: Zakonisht nënat thonë se me fëmijën e parë e kanë pasur më vështirë, vlen edhe për ju kjo?

Vlora Merovci: Sigurisht që vlen edhe për mua. Në lindjen e parë çdo gjë që di është nga librat dhe interneti, është një praktikë virtuale për të cilën ti mendon se ke marrë njohuri të mjaftueshme. Por, kur e mora në dorë një krijesë 4.5 kg çdo gjë nga ajo praktika virtuale përfundoj. Realiteti ishte ndryshe, kur e mora djalin në dorë e pash që nuk po dija asgjë dhe fillova të mësoj hap pas hapi çdo gjë që ishte e nevojshme për një fëmijë, i cili ishte 24 orë i varur vetëm prej meje. Ndërsa, me fëmijën e dytë rrugën e dija. Me Dionin e mësova rrugën dhe të gjitha kthesat, ndalesat e epërsitë, kështu që e kisha shumë të lehtë, sepse për çdo gjë e kisha një pikë krahasuese që ishte Dioni.

 

Vlora me familje

Foto: Familja e Vlora Merovcit

 

Bebaime: Kujtoni ndonjë moment nga fëmijëria e fëmijëve tuaj që ju ka gëzuar apo lumturuar më së shumti?

Vlora Merovci: Vetë ekzistenca e dy fëmijëve të mi më lumturon tej mase. Çdo ditë marrë gëzime prej tyre. Por, ndoshta mund ta përmendi ditën që e kujtoj shumë shpesh. Në ditën që Dioni mbushi 3 vjet unë erdha prej spitalit në shtëpi me vajzën, dhe ajo ishte dhurata e Dionit prej nesh për 3 vjetorin e lindjes. Ai e ka pranuar shumë mirë motrën si dhuratë për 3 vjetor, edhe sot e kësaj ditë e kujton atë ditë me shumë entuziazëm.

 

Familja e Vlores

Foto: Vlora me familjen e saj

 

Bebaime: Na tregoni a shkojnë fëmijët në shkollë, ku shkojnë, në cilën klasë etj?

Vlora Merovci: Dioni ka përfunduar klasën e parë në shkollën më të mirë në Prishtinë" Ismail Qemali", dhe Ea shkon për disa orë në ditë në çerdhen më të mirë të Prishtinës "Ardhmëria”.

 

Bebaime: Sa ju ka ndihmuar bashkëshorti në rritjen e fëmijëve, kur dihet se kryesisht barra për rritjen e fëmijëve i bie nënave?

Vlora Merovci: Normalisht që i takon nënës prej faktit që 6 muaj fëmija ushqehet vetëm nga nëna e tij, por edhe babai përkushtohet në mënyra tjera. Unë kam shumë fat që Bujari është babai i fëmijëve të mi.

Ai është shumë familjar dhe punëtor i madh. Në fëmijën e parë kam pas shumë nevojë për ndihmë, të cilën ma ka ofruar Bujari në masë tejet të madhe, sepse me fëmijën e parë kemi pas më shumë "telashe" dhe shqetësime, kështu që Bujari ma ka mundësuar që ta rrisim fëmijën më lehtë, më të relaksuar dhe të përballojmë çdo gjë së bashke.

 

Vlora me familje

Foto: Vlora me familjen e saj 

 

Bebaime: Me kë janë më të lidhur fëmijët me ju apo bashkëshortin tuaj?

Vlora Merovci: Djali është shumë i lidhur me mua, ndërsa vajza me të dy, ajo nuk rehatohet pa e pas afër edhe nënën edhe babin.

 

Bebaime: Ngaqë portali ynë lexohet nga gratë shtatzëna dhe nënat e reja keni ndonjë këshillë për to?

Vlora Merovci: Shtatëzania është periudha më e veçantë në jetë, është diçka që nuk përsëritet (shtatëzania përsëritet, por kurrë nuk është e njëjtë me atë paraprake), dhe duhet të shijohet në maksimum. Ndoshta dikujt i duken gjatë 9 muaj, por më vonë e vëren që paskan kaluar tepër shpejt. E unë si nënë mendoj që duhet ti përkushtohemi shumë fëmijëve, sepse përkushtimi ndaj tyre, kujdesi, siguria të gjitha këto kanë rezultat në të ardhmen. Asgjë nuk është më e vlefshme se koha jonë që e kalojmë me fëmijët tanë. Unë çfarëdo pune që e mas me kalimin e kohës me fëmijë, kjo e dyta gjithmonë peshon më rëndë. Edhe nuk duhet të harrojmë që do të vijë dita që ne kemi me i ndjek fëmijët tanë të rrinë me ne, e ata s’do të kenë kohë të rrinë, shkaku i punëve të tyre, obligimeve dhe qejfeve të ndryshme.

 

Bebaime: Keni në plan ta zgjeroni edhe më shumë familjen tuaj?

Vlora Merovci: Me plan jo. Por, jeta është e gjatë dhe kurrë nuk them kurrë. Çka do që vjen prej Zotit është e mirëseardhur!

 

Teuta SinanajIntervistoi: TEUTA SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...