Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Intervistë me reperin Loco

Djali ma ndryshoj jetën!

Reperi i njohur Luan Mahmutaj, i njohur si Loco para një viti është bërë baba. Ai ka vite që është në skenën e muzikës shqiptare, ku ka sjellë disa hite të ndryshme. Së shpejti publikut do ti sjellë edhe disa këngë të reja, të cilat do të jenë befasi e këndshmë për publikun. Ai në këtë intervistë flet për familjen e tij, për djalin Ennasin dhe shumë gjëra të tjera.

 

Bebaime: Të gjithë ju njohin si reper i njohur, por pak dinë për familjen tuaj. Në tregoni me disa fjalë për familjen tuaj?

Loco: Edhe ne jemi si gjithë familjet tjera dhe nuk dallojmë shumë prej tyre. Bëjmë jetë të zakonshme, pavarësisht famës që kemi, sepse e rëndësishme është që të jem modest në jetë dhe ta japim më të mirën për familjen, që për mua është gjëja më e shenjtë në këtë botë.

 

Lloko 9

 

Bebaime: Sa fëmijë i keni. Si quhet fëmija dhe çfarë kuptimi ka emri?

Loco: Kam një djalë, i cili sapo ka mbushur 1 vit dhe quhet Ennas që po të përkthehet bukfalisht i bie të përkthehet si njerëzim, por ka edhe kuptimin tjeter me vlerë të veçantë, pasi që En nas është edhe surja e fundit e librit të shenjtë, Kur’anit.

 

Lloko 3

 

Bebaime: Na tregoni çfarë gëzimi pati në jetën tuaj kur për herë të parë u bëtë baba. Si ishte ai moment?

Loco: Ishte ndjenjë e pa përshkrueshme, të cilën mund ta shpjegojnë vetëm ata që janë prindër. Diçka shumë e mrekullueshme që s’ka fjalë për ta përshkruar. Pa dyshim se momenti më emocionues është kur e kap në duar për herë të parë dhe e kupton peshën e të qenit prind.

 

Lloko 6

 

Bebaime: Duket se jeni baba i përkushtuar. Çka ju bën që të jeni kaq shumë i dhënë pas djalit tuaj?

Loco: Si çdo baba tjetër në botë edhe unë mundohem të bëjë më të mirën për djalin tim dhe thjesht bëjë atë që duhet bërë, i fal tërë dashurinë që kam.

 

Lloko 10

 

Bebaime: Me kë është i lidhur më shumë djali, me ju apo bashkëshorten tuaj?

Loco: Me të dy, por një nuancë më mua (qeshët).

 

Lloko 2

 

Bebaime: Sa i ndihmoni bashkëshortes rreth djalit?

Loco: Mendoj që i ndihmoj mjaftueshëm. Nuk jam nga ata njerëz që mendojnë që vetëm nëna duhet të kujdeset për fëmijët. Unë i ndihmoj aq sa duhet dhe sa ka nevojë bashkëshortja, mendoj se kur të dy kujdesemi paralelisht, atëherë djali rritet ashtu si duhet.

 

Lloko 7

 

Bebaime: Na flisni pak për djalin. Ju ka ngjarë juve apo bashkëshortes?

Loco: Djali ka një karakter të fortë. Edhe pse tash është 1 vjeçar, ai shpreh dëshirat e veta, është kokëfort dhe ka dëshirë që vetëm atë që do ai ti realizohet, në këtë pikë më ka ngjarë mua.

 

Bebaime: I gatuani ndonjëherë djalit dhe nëse po çka konkretisht?

Loco: Ka raste kur e ushqej, mirëpo gruaja kujdeset për përgatitjen e ushqimit. Atë që bëjë në shumë raste është që ushqimin e përgatitur t’ia jap për ta ngrënë.

 

Lloko 5

 

Bebaime: Cili është mesazhi juaj për prindërit e Kosovës. Si duhet ata ti ushqejnë, edukojnë fëmijët e tyre?

Loco: Mesazhi im kishte me qenë që prindërit të kujdesen sa më shumë për fëmijët e tyre, sepse ata janë e ardhmja jonë. Sa i përket ushqimit do të doja t’u bëjë thirrje të gjithë prindërit që fëmijët e tyre t’i ushqejnë në mënyrë të shëndetshëm, t’u kushtojnë më shumë vëmendje asaj se çka ha fëmija i tyre. Sot ka shumë ushqime të konservuara në treg, dhe e mira do të ishte që fëmijëve, sidomos fëmijëve deri në moshën 1 vjet t’u përgatitin vetë ushqime dhe lëngje, kjo do të ishte ushqyerja më e mirë dhe natyrisht fëmijët do të rriten më të shëndetshëm.

 

Bebaime: Keni në plan në të ardhmen ta zgjeroni edhe më shumë familjen tuaj?

Loco: E ardhmja është diçka që nuk i dihet. Unë për vete nuk jap tip që planifikoj shumë, sepse kam dëshirë që gjërat të vinë në mënyrë spontane, ku i dihet ndoshta po.

 

Teuta SinanajIntervistoi: TEUTA SINANAJ

 

Teuta Sinanaj (8 vite më parë)
Faleminderit shume arjeta edhe une te pershendes ty shume, e etnen perqafoje shume nga une dhe arona.
Etna Etna (8 vite më parë)
Teuta te pergezoj per keto intervista te mrekulleshme,ms,arijeta, perqafma aronen shum.

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...