Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Elmaze NURA

Kur ke djalë dhe vajzë, Zoti të ka falë botën

Intervistë me regjisoren Elmaze NURA

Elmaze Nura është ndër regjisoret më të mira që ka Kosova. Ajo deri tani ka bërë regjinë e disa shfaqjeve, si “Ku...çka”, “Lisistrata”, “Trojanët”, “Çifti i hapur”, etj. Po ashtu shfaqjet e saj kudo ku kanë marrë pjesë janë shpërblyer me çmime të rëndësishme. Në një intervistë për portalin Bebaime, Elmaze Nura, flet për familjen e saj.


Bebaime: Eli Nurën e njohin të gjithë si regjisore shumë të suksesshme të disa shfaqjeve teatrale. Mirëpo, publiku di pak për jetën private të Elit. Mund të na thoni disa fjalë se nga kush përbëhet familja e Elmazes?

Elmaze Nura: Familja ime përbëhet nga unë, Blerimi dhe dy fëmijët tanë Glauku dhe Janina.

 

Intervistë me regjisoren Elmaze Nura

Bebaime: Para disa ditësh sërish keni sjellë në jetë një fëmijë tjetër. Na tregoni me disa fjalë për vajzën, kur ka lindur dhe ku?

Elmaze Nura: Vajza jonë të cilin e kemi pagëzuar më emrin Janina, ka ardhur në jetë më 17 Mars, ditën e martë në orën 08:50 të mëngjesit në QKUK. Dua të them se nën përkujdesin e mjekëve të kësaj klinike kam kaluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Ata që ishin më mua në lindje, mjekët dhe motrat dua ta falënderoj pa masë. Një falënderim i veçantë shkon për doktoreshën, Myrvete Paçarada.

 

Bebaime: Pas një periudhe të gjatë keni sjellë në jetë Janinën. Na tregoni se çfarë emocioni është që të kesh edhe një vajzë, pas kaq vitesh?

Elmaze Nura: Për gati dhjetë vjet ne kemi pasur si fëmijë të vetëm Glaukun. Ai na ka dhuruar shumë dashuri dhe lumturi përgjatë gjithë këtyre viteve. Aq të plotësuar kemi qenë saqë duket se nuk e kemi ndjerë nevojën e një fëmije tjetër në familje, por me kalimin e kohës e sheh se vetëm një është pak. Janina ka ardhur si dëshirë që Glauku të këtë një motër ose vëlla. Por, për më shumë se kaq, të pasurit edhe i një fëmije tjetër është gëzim i madh. Është ndjenjë që po të provoj ta përshkruaj vetëm do t’i humbas magjinë. Ai momenti i ardhjes në jetë të Janinës, momenti i takimit të parë, mbajtja në dorë e pastaj të gjitha kontaktet më fëmijën nuk mund të përshkruhen ndryshe përveç se dhuratë që Zoti ta jep. Kur e kam sjell në jetë Glaukun, me 25 maj 2005, ka qenë dita më e lumtur e jetës sime. Po, ajo lumturi më është përsëritur më Janinën. Para dhjetë vjetësh kam qenë më e re dhe ndoshta edhe nuk kam qenë plotësisht e vetëdijshme për mrekullinë e quajtur fëmijë. Për Janinën jam shumë më e përgatitur dhe po e shijoj çdo moment që po e kaloj më të.

 

Intervistë me regjisoren Elmaze Nura

 

Bebaime: Duket se vajza e ka kompletuar familjen tuaj?

Elmaze Nura: Siç e thash më herët, bashkë me Blerimin donim që Glaukun të mos e linim pa motër ose vëlla. Për mua edhe të qenit djalë do të ishte i mirëseardhur, por të qenit vajzë e ka kompletuar mozaikun e familjes. Në kultura të ndryshme thuhet se kur ke djalë dhe vajzë, Zoti të ka falë botën.

 

Bebaime: Siç e përmendet edhe më lartë keni edhe një djalë, Glaukun, i cili shkon në shkollë. Mund të na flisni më shumë për Glaukun, në cilën shkollë shkon?

Elmaze Nura: Glauku në maj mbush 10 vjet. Shkon në klasën e IV në shkollën “Mileniumi i Tretë”. Po ashtu po studion klarinetën, në Shkollën e Ulët të Muzikës “Prenk Jakova”, në Prishtinë. Mëson shumë mirë dhe mbi të gjitha është një fëmijë i mbarë. Unë lutem që të rritet i shëndetshëm, i mençur, i dashur dhe edukuar ashtu sic e është.

 

Intervistë me regjisoren Elmaze Nura

Bebaime: Si e ka pritur, Glauku ardhjen e një anëtari tjetër në familjen tuaj?

Elmaze Nura: Glauku që nga marrja e lajmit për shtatzëni, ka qenë shumë i lumtur. Nuk e kam menduar se do ta priste ardhjen e Janinës si diçka të tillë. Gjatë periudhës së shtatzënisë, sa herë është afruar të më përqafoj mua, nuk ka ndodhur që të mos i flasë edhe Janinës. E që dy javë ai mezi po pret të vijë në shtëpi nga shkolla, meqë Janina tashmë është në mesin tonë. Glauku po provon që ta shfaq vetën si të dobishëm në përkujdesin që po i duhet Janinës dhe për çdo moment shfaq gatishmërinë për të ndihmuar.

 

Bebaime: Glauku ka trashëguar pjesë nga profesioni juaj?

Elmaze Nura: Glauku ka “asht artisti”. Ai ka luajtur në filmin “Heroi”, ku pa drojë do të them se ishte i mrekullueshëm. Po këto lëvdata i ka marrë nga të gjithë ata që e kanë parë filmin. Ka luajtura edhe në filma të metrazhit të shkurtër. Po ashtu edhe në dy shfaqje të mia ka luajtur në Teatër. Glauku, është shumë i natyrshëm në teatër dhe film, merr pjesë edhe në aktivitetet artistike të shkollës. Ai ka një zë të bukur dhe e do shumë muzikën. Në anën tjetër është edhe në kursin e karatesë. Por, pavarësisht aktiviteteve të tij, unë dua që Glauku ta zgjedhë rrjedhën e jetës së tij, pa i imponuar drejtim.

 

Intervistë me regjisoren Elmaze Nura

Bebaime: Po bashkëshorti sa ju ndihmon rreth fëmijëve?

Elmaze Nura: Blerimi është një bashkëshort dhe baba shumë i kujdesshëm. Është gati të marr përsipër pjesën e kujdesit që i takon. E kam pasur krah edhe në familje, edhe në profesion. Ai më ka lehtësuar detyrat dhe përgjegjësitë e mia, dhe më ka bërë të ndjehem mirë si grua, nënë, regjisore dhe profesoreshë.

 

Bebaime: Na përshkruaj me disa fjalë si jeni ndjerë në momentin kur e keni kuptuar se do të bëheni sërish nënë pas nëntë vitesh?

Elmaze Nura: Është një lajm sa i pritur aq edhe i papritur. Është e pamundur të ngjitesh menjëherë dhe të fluturosh nga gëzimi. Trurit i duhet pak kohë për të procesuar një lajm kaq të madh. Por, me kohë, ditë pas ditë e kupton se diçka e madhe po ndodh më organizmin tënd, që si rrjedhojë do të këtë efekt në gjithë jetën tënde. Çdo ditë je më e sigurt në mrekullinë që po rritet brenda teje.

 

Bebaime: Çfarë ndjesi është kur fëmijët të thërrasin nënë?

Elmaze Nura: “Nënë”, kjo fjalë magjikë që shkrin gjithçka. Një femër ka shumë role gjatë jetës së saj, atë të vajzës, të gruas, të motrës, por mbi të gjitha qëndron roli i nënës. Nëna, është mishërim i dashurisë dhe kujdesit në rritjen e fëmijëve të saj. Përpjekja që të ushqejë fëmijën e saj me një dashuri të pakrahasueshme është thelbi i amësisë.

 

Intervistë me regjisoren Elmaze Nura

Bebaime: Cila është këshilla juaj për nënat dhe gratë që janë shtatzëna?

Elmaze Nura: Shtatzënia nuk është proces i lehtë. Trupi dhe mendja i nënshtrohen shumë ndryshimeve, por të menduarit pozitiv, qetësia dhe dëshira e madhe për të pasur në krah atë qenie që rritet brenda trupit tënd është më e madhe se sa çdo sfidë që të del para. Gra, merreni shtruar dhe gëzojuni faktit që ju do të bëheni nëna.

 

Bebaime: Sa kohë do ti mungojë Elmaze Nura publikut me shfaqjet e saj të mrekullueshme?

Elmaze Nura: Unë nuk e kuptoj të qenit nënë si privim për të ushtruar profesionin tënd. Fëmijëve të mi përpiqem që t’u jap gjithë dashurinë dhe kujdesin e botës, por nëse unë kam mundësi që të punoj, pse jo. Tek e fundit të qenit e plotësuar edhe në profesion të bënë të lumtur dhe kjo lumturi reflektohen në kujdesin e përditshëm në familje.

 

Intervistoi: TEUTA SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...