Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Shkurta Ajeti Musa

Lumturia ime absolute – Mirani!

Shkurta Ajeti - Musa me djalin e saj Miranin

Shkurte Ajeti-Musa ka qenë ndër modelet më të kërkuara në Kosovë, por ajo më nuk e bën këtë punë. Prej kohësh ka vendosur që të krijojë familjen e saj dhe për këtë arsyje është martuar me njeriun që e ka në zemër, ku edhe kanë djalin e tyre, tashmë trevjeçar Miranin. Në këtë intervistë, Shkurte Ajeti-Musa flet për rëndësinë e të qenit nënë dhe po ashtu edhe për modelizmi, të cilit thotë se nuk do ti kthehet më.

 

Bebaime: Të gjithë e njohim Shkurte Ajeti si modele, por që disa kohë ju jeni e martuar dhe keni ndryshuar mbiemrin në Musa. A vazhdoni ende të jeni pjesë e modelizimit kosovar, pra të merrni pjesë nëpër sfilata apo evente të ndonjë prezantimi kreacionesh?

Shkurte Ajeti-Musa: Qysh para martesës kisha dyshime rreth modelizmit si profesion. Edhe pse mund të them se ende e kam pasion, qysh atëhëre pata vendosur të fokusohem në krijimin e familjes dhe ta lë modelizmin si profesion e të merrem me të më shumë vetem si hobi. Tash, i vizitoj sfilatat e kreatoreve dhe kreatorëve tonë me shumë kënaqësi, por nuk marrë pjese në to. Nuk do të thotë që në ndonjë rast në të ardhmen nëse me të vërtëtë do të ishte ndonjë projekt interesant nuk do të merrja pjesë. Njëkohësisht vazhdoj kohë pas kohe të marr pjesë edhe në foto sesione, mirëpo t’ju them të drejtën fotot sesionet më të dashura për mua janë ato që i bëj me familjen time.

 

Intervistë me modelen Shkurte Ajeti-Musa

 

Bebaime: Mbase deri tani nuk e keni folur për ndonjë medium për familjen tuaj. Na tregoni me disa fjalë rreth familjes tuaj.

Shkurte Ajeti-Musa: Nuk kam folur për familjen ngase mendoj se privatësia e familjes është e shenjtë dhe duhet të mbetet e tillë.

 

Intervistë me modelen Shkurte Ajeti-Musa

 

Bebaime: Ju nga martesa keni një djalë. Na tregoni disa fjalë për të. Si quhet, sa vjeçar është etj?

Shkurte Ajeti-Musa: Mirani është fëmija më i ëmbël në botë, tash ai i ka tri vjet dhe si shumë fëmijë të moshës së tij është bërë goxha i vështirë për t’u menaxhuar me sherre të shumta, por në të njejtën kohë nuk ka gjë në këtë botë që e bëj me më shumë kënaqësi se sa të kaloj kohë më të.

 

Intervistë me modelen Shkurte Ajeti-Musa

 

Bebaime: Kush vendosi që djali të quhet Miran dhe çfarë kuptimi ka ky emër?

Shkurte Ajeti-Musa: Kurrë nuk kam besuar se procesi i emërtimit do të jetë aq i gjatë dhe i vështirë. Mund t’ju garantoj që i kemi analizuar me mijëra emra. Sa më shumë analizon pastaj bëhet edhe më e vështirë. Emrin Miran gjithnjë e kemi pasë opcion të parë dhe të vetëm, me emrat tjerë vetëm se ia kemi komplikuar jetën vetës. Emri është shqip, tingëllon bukur, është i thjeshtë dhe është i mirë si Mirani.

 

Intervistë me modelen Shkurte Ajeti-Musa

 

Bebaime: Ju jeni nënë e përkushtuar që gjithmonë jeni pranë djalit tuaj. Na tregoni momentin e parë që keni kuptuar se jeni shtatzënë si jeni ndjerë?

Shkurte Ajeti-Musa: Çdo vajzë ëndërron një ditë të bëhet nënë, njësoj edhe unë. Por, gjithnjë të duket si diçka abstrakte, diçka që do të të ndodhë dikur, por asgjë nuk të pregatitë për momentin e parë që e kupton se do të bëhesh prind, të përshkon gëzimi, lumturia, por në të njejtën kohë të kalojnë njëqind e një mijë mendime nëpër kokë, mendime për të ardhmen, për të papriturat, për përgjegjësitë etj etj., megjithatë atë ndjenjën e lumturisë nuk mund të ta heq askush.

 

Intervistë me modelen Shkurte Ajeti-Musa

 

Bebaime: Si jeni ndjerë gjatë shtatzanisë, a shkuar gjithçka ashtu siç keni dëshiruar?

Shkurte Ajeti-Musa: Jam shumë e lumtur se kam pasur fatin që të jem e rrethuar me njerëz të mrekullueshëm në jetën time, pikë së pari jam shumë mirënjohëse që të këm një bashkëshort shumë përkrahës dhe shumë të durueshëm dhe që më ka qëndruar pranë për gjithçka. Jam shumë me fat që nëna dhe motra ime kanë qenë shtylla përkrahëse të jashtëzakonshme për mua gjatë gjithë procesit. Më kanë udhëzuar dhe më kanë qëndruar pranë në mënyrë që të jem e prëgatitur për çdo eventualitet. Dhe gjithçka ka shkuar si është më së miri.

 

Intervistë me modelen Shkurte Ajeti-Musa

 

Bebaime: Pa dyshim se momenti më kulmor në jetën e një nënë është kur sjellë një jetë një qenie njerëzore. Si kanë qenë ato momente kur për herë të parë e keni mbajtur djalin tuaj në dorë?

Shkurte Ajeti-Musa: Edhe tash rrënqethem kur i kujtoj ato momente. Janë vërtëtë të papërshkrueshme. Mban në duar një qenie që ke krijuar, e shikon e përqafon, pastaj e shikon, duke mos besuar se ti ke bërë mrekullinë më të bukur që mund të bëjë njeriu, ke krijuar edhe një jetë. Lumturi absolute.

 

Intervistë me modelen Shkurte Ajeti-Musa

 

Bebaime: Sa ka ndyshuar jeta juaj që nga lindja e Miranit?

Shkurte Ajeti-Musa: Kurrë disi nuk e kam marrë seriozisht kur i dëgjoja të tjerët tek thonin kur të bëhesh prind e kupton se vetja jote më nuk është prioritet, por ajo e fëmijës. Tash e kam parë se sa e vërtetë është ajo punë. Mirani më është bërë alfa dhe omega e prioriteteve të mia, dhe në çdo sekondë të çdo minuti mundohem ti jap pikë së pari dashuri, e pastaj të gjitha tjerat.

 

Intervistë me modelen Shkurte Ajeti-Musa

 

Bebaime: Fëmija i parë do më shumë kujdes, kjo për shkak se gjithmonë hera e parë është e vështirë. Kë e ke pasur afër vetes në momentet e para, pra kush u ka ndihmuar në shtëpi për djalin?

Shkurte Ajeti-Musa: Çdo fëmijë do shumë kujdes, por e veçanta e fëmijës të parë është se ballafaqohesh me befasi, me të papritura, të cilat janë të paevitueshme. Siç e thashë edhe më lartë kam qenë shumë me fat që e kam nje bashkëshort të mrekullueshëm, që më përkrahë në çdo gjë, dhe po ashtu shumë me fat që nëna dhe motra me përvojat e tyre më kanë qëndruar pranë për të më përgatitur sa më mirë që është e mundur për të gjitha që do më shoqërojnë në procesin e mrekullueshëm të amësisë.

 

Intervistë me modelen Shkurte Ajeti-Musa

 

Bebaime: Nënat janë shumë të lidhura me fëmijët, saqë bashkëndjejnë atë që e përjeton foshnja e tyre. Ju keni pasur ndonjë moment që bashkë me djalin keni qarë?

Shkurte Ajeti-Musa: Ka shumë situata të ndryshme gjatë gjithë procesit të shtatëzanisë, e mëpastaj të të qenit nënë. Secila nënë mendoj se ka lidhje specifike me femijën e saj. Është krejt e natyrshme lidhshmëria, është ndjenja më e bukur, është dashuria absolute ndaj dikujt që është pjesë e jotja dhe tash është pjesa më e rëndësishme e jetës. Kur të qan fëmija, të qan jo vetëm fytyra, por edhe zemra e shpirti, por kur të qesh, e të buzëqesh e të shikon me ata sy të mëdhenj, të kënaq loçkën e zemrës, e të bën të ndjesh lumturi absolute në thelllësi të shpirtit.

 

Intervistë me modelen Shkurte Ajeti-Musa

 

Bebaime: Sa u ka ndihmuar bashkëshorti rreth djalit?

Shkurte Ajeti-Musa: E lëvdërova përkrahjen e bashkëshorit në dy nga pyetjet tuaja paraprake, tash po e lëvdëroj edhe një herë ngase ka qenë, është dhe do të jetë ai pa të cilin nuk e di se si do t’ja dilja mbanë. Fëmija ka nevojë për dashurinë e të dy prindërve, i ka raportet e tij unike, e te veçanta me të dy prindërit, e këtu mund të them se që të dy pa asnjë dallim mundohemi të jemi prind ekzemplar për Miranin.

 

Bebaime: Keni menduar në të ardhmen ta zgjëroni familjen tuaj?

Shkurte Ajeti-Musa: Absolutisht.

 

Intervistoi: TEUTA SINANAJ

Lirjeta (9 vite më parë)
Shume e bukur dhe modeste je shkurta, ishalla femijen tjeter e lind nje vajze te bukur sikur ti :)

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...