Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Fitore REXHEPI

Mrekullia ime ka vetëm një emër, Majda!

Fitore Rexhepin të gjithë e njihni si moderatore e disa programeve në RTK. Fitorja sapo është bërë nënë dhe në këtë intervistë flet për jetën e saj, mirëpo tani si nënë dhe për vajzën katër muajshe, Majdën.

 

Bebaime: Ju keni një vajze të cilën e keni pagëzuar me emrin Majda. Na flsini pak se çfarë kuptimi ka ky emër dhe pse vendoset ta pëgëzoni kështu?

Fitore Rexhepi: Fillimisht faleminderit për intervistën, sepse është hera e parë që po intervistohem si nënë, e qenka ndjenjë shumë e mirë. Emrin Majda e kam dëshiruar ende pa e ditur gjininë e foshnjës sime, dëshiroja shumë që të ishte vajzë dhe emri ishte gati Majda. Majda do të thotë nder dhe lavdi, por i ëshë përshtatur shumë, sepse ka lindur edhe në muajin maj.

 

 Fitore Rexhepi dhe vajza e saj Majda

 

Bebaime: Në flisni pak për Majdën, nga dita e parë e gjer tani?

Fitore Rexhepi: Momenti i parë me kujton të qarën e saj dhe fytyrën e saj pranë times. E kujtoj shpesh atë moment. Majda është fëmijë i urtë, e mbarë që të lumturon shumë. Sot ajo është 4 muajshe dhe çdo mëngjes ë buzëqesh dhe të qarat i ka shumë të rralla. Jam nënë me fat.

 

Familja e Fitore Rexhepit

 

Bebaime: Na tregoni si jeni ndjer në momentin e parë që keni parë fëmijën tuaj, keni thënë dhe ju si shumë nëna “ashtu siç e kam imagjinuar”?

Fitore Rexhepi: Unë gjatë kohës kur isha shtatëzanë shpeshherë mendoja fytyren e saj se si do të dukej, por doli më e bukur se që e kisha imagjinuar. Nuk më kishte mjaftuar imagjinata për ta krijuar këtë Majda që sot e kam në duar.

 

Majda

 

Bebaime: Çfarë ndjesi ka qenë kontakti i parë me të, si mund ti përshkruani ato çaste?

Fitore Rexhepi: Unë kam thënë njëherë, po e them prapë edhe po t'i dija që të gjitha gjuhët e botës nuk do të mund ta përshkruaja atë moment. Une i dua shumë femijët, këtë e dinë të gjithë ata që më njohin dhe imagjinoni sa e dua fëmijën tim.

 

Majda

 

Bebaime: Si mund të na përshkruani momentet e ardhjes së fëmijës tuaj në shtëpi. Jeni frikësuar se mos nuk do t’ia dilni, kush ju ka ndihmuar në ditët e para?

Fitore Rexhepi: E prisja me padurim daljen nga spitali. Nuk kisha frikë, sepse isha e përgatitur, edhe pse stresi për të dhënë maksimumin nuk mungonte. Më kanë ndihmuar dy gjyshet e Majdës në javët e para, e nëna ime është gjithmone kur më duhet, sepse e kam afër. Ndonjëherë nuk pyesja askënd, sepse mendoja se askush nuk di më mirë se une për Majden (qeshët), janë edhe këto momente, të cilat besoj se i përjetojnë shumë nëna.

 

Majda dy muajshe

 

Bebaime: Sa ju ndihmon bashkëshorti rreth fëmijës?

Fitore Rexhepi: Beni punon gjatë tërë ditës, por pasditet i kalon me Majden. Mua më fascionon mënyra se si e shikon një foshnje 4 muajshe babain e saj. Më ndihmon dhe kjo i duhet një nëne, një mbështetje nga bashkëshorti dhe fatmirësisht këtë po e shoh që po ndryshon në shoqërinë shqiptare. Baballarët po ndihmojnë.

 

Fitore Rexhepi dhe vajza e saj Majda

 

Bebaime: Çka do t’ju sugjeroje nënave të reja, apo edhe atye që janë në prag të lindjes?

Fitore Rexhepi: Si nëne e re nuk e di sa mund t'i sygjeroj, por dua t’ju them që të kenë sa më pak panik dhe dëgjoni shumë, pyesni të tjerët e në fund bëni ashtu si ju e ndjeni, sepse nëna e kupton më së miri çka e mundon fëmijën e saj. Edhe insistoni në orarin e fëmijës tuaj, të cilin mos e prishni për asgjë dhe askënd.

 

 Majda tre muajshe

 

Bebaime: Keni menduar në të ardhmen ta zgjeroni familjen edhe me ndonjë fëmijë tjetër?

Fitore Rexhepi: Po gjithsesi. Me këtë lumturi që na e ka dhënë Majda sigurisht që do ta zgjerojmë familje, dhe jo shumë larg, jo shumë diferencë, natyrisht me ndihmën e Zotit.

 

 Majda

 

Bebaime: Tani që jeni bërë nënë si fillon një dite për ju?

Fitore Rexhepi: Dita tani fillon me Majdën dhe përfundon po me Majdën. Mëngjeset i nisim duke buzëqeshur, folur e luajtur, pastaj nisin procedurat e të ushqyerit dhe vjen gjumi, kështu ikë dita dhe po ikin edhe muajt shpejt, sa më duket sikur nesër do të filloj punën.

 

Bebaime: Na përshkruaj pak se çfarë emocioni ka qenë momenti kur keni kuptuar se do të bëheni nënë?

Fitore Rexhepi: Gjithmonë kam thënë që kur të martohem nuk dua ë pres shumë, dua fëmij. Zoti deshti të plotesojë këtë dëshië timen. Ndjenja kur e kuptova që do të bëhem nënë ishte shumë e fuqishme dhe më bëri të ndjehem e plotësuar.

 

Bebaime: Sa ka ndryshuar jeta juaj që kur lindi Majda?

Fitore Rexhepi: Gjithsesi që ka ndryshuar, por ka ndryshuar për mirë dhe po më pelqen ky ndryshim. Tani gjithçka duhet planifikuar, daljet, kryerjen e obligimeve, sepse kam një prioritet vajzën time.

 

 Majda 4 muajshe

 

Bebaime: Si mund ta përkufizoni fjalën “nënë”, kur tash edhe ju jeni nënë?

Fitore Rexhepi: Unë me plotë gojë e thërrasë nënën time Nanë dhe kam një raport shumë të ngushtë me të, si duket e kam kuptuar herët që nuk ka fjalë më të mirë.

 

Familja e Fitore Rexhepit

 

Bebaime: Cila është këshilla e juaj për nënat?

Fitore Rexhepi: Uroj që të gjitha femrat ta përjetojnë këtë ndjenjë, e tani ju them jetojeni çdo moment të kësaj ndjenje.

 

Intervistoi: TEUTA SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...