Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Intervistë me prezantuesen, Flora Haradinaj

Në pritje për t’u bërë nënë për herë të dytë

Këshillë nënave: Stop duhanit gjatë shtatzënisë

Flora Haradinajn e njohin të gjithë. Ajo prej vitesh prezanton Loton në RTK. Po ashtu Flora, është bashëshortja e politikanit Daut Haradinaj, me të cilin kanë një djal Davidin 3 vjeç e gjysmë dhe presin së shpejti sërish të bëhen prindër. Flora për portalin bebaime tregon shumë momente interesante të jetës së saj si nënë.


Bebaime: Fillimisht na tregoni si është të jesh gruaja e një politikani, kur dihet se politikanët janë shumë të ngarkuar me angazhime të përditshme?

Flora Haradinaj: Mund të them se ndjehem krenare duke qenë bashkëshortja e një njeriu siç është Dauti, jo vetëm se është njeri publik, në këtë rast deputet, por mbi të gjitha se eshte njeri me virtyte vërtetë të larta dhe me një zemër të madhe. Por, shpeshherë të mirat kërkojnë dhe sakrificën e vet, siç është dhe angazhimi i tij në punë, e që kjo ndikon që ne shpesh të jemi jo dhe aq afër njëri-tjetrit për gjatë ditës. Por, megjithatë, në fund gjithkush ka jetën e tij private dhe njerëzore, të cilën gjë Dauti e menaxhon mjaft mirë.

 

Bebaime: Ju keni një djalë. Në flisni pak për të, çfarë moshe ka, a shkon ne kopësht, emrin e tij etj?

Flora Haradinaj: Davidi djali jonë ështe fëmija ynë i parë. Ai tani është 3 vjet e gjysmë dhe në tetor mbush 4. Nëse une si nënë filloj e flas për të sigurisht do të thoja gjithë të mirat e botës për ta përshkruar. Ka disa muaj që ka filluar të shkojë në kopësht, dhe si çdo fillim i ri edhe përshtatja në kopësht kërkon përkushtim. Megjithatë, për mua si nënë nuk ka qenë aspak e vështirë qe me dy tre fjalë ta bind se për të po fillon një kapitull i ri. Lirisht mund të them se Davidit nuk i duhet më shumë se një javë të mësoj dhe të pajtohet me diçka të re në jetën e tij. Është një fëmijë mjaft i gjallë, kureshtar, aktiv, por mbi të gjitha mjaft i diciplinuar. Kjo bërë që të sillem me të në disa raste edhe si me një person të rritur. Kjo pyetje ndoshta kërkon gjithë hapësirën e intervistës për t’u përgjigj, por po e përmbyllë duke thënë se jam nëna më e lumtur në botë që kam një djal, si Davidi.

David Haradinaj

Foto: David Haradinaj


Bebaime: Duke ditur se jeni e angazhuar në punë në RTK, si arrini që brenda një dite me kaq shumë angazhime të kujdeseni në mënyrë konstante edhe për djalin?

Flora Haradinaj: Në momentin kur djali erdhi në jetë, mora pushim nga puna. Kisha muaj që nuk dilja në ekran, sepse i gjithë fokusimi im ishte te rritja e Davidit. Më pastaj, edhe unë jam njeri dhe kam angazhimet e mia duke mos lënë anash asnjëherë Davidin, fillova të punoj përsëri. Dhe këtë fal vajzës qe kam tashmë e njëkohë që më ndihmon në kujdestarin e djalit, sigurisht deri sa ai u bë tre vjet. Dhe siç e ceka më lart tani ai vijon kopështin nga ora 9 e mengjesit deri në orën 15, dhe nga ky orar unë gjej mjaft kohë për angazhimet e ma si nënë dhe grua. Dhe si përfundim, puna ime është kontratë mbi vepër, dhe punoj vetëm gjatë kohës të transmetimit të lojës të fatit, Loto, dy herë në javë.

 

Bebaime: Po, bashkëshorti sa u ndihmon rreth fëmijës?

Flora Haradinaj: Kemi bërë marrëveshje në këtë çështje. Deri sa Davidi të bëhet 6 vjet, ai është i liruar nga obligimet. Në momentin që do të vijoj mësimet në shkollë fillore na është premtuar dhe ndihma e tij. Megjithatë lidhja e tyre është shumë e fortë. Pavarësisht, angazhimeve të Dautit jashtë shtëpisë, sa herë që ata bëhen bashkë gjejnë një gjuhë të përbashkët në çdo aspekt, si nga loja ashtu dhe nga diciplina.

 

Bebaime: Natyrisht se fëmijët sjellin gëzim dhe hare në një familje, gëzim i cili shpesh herë shoqërohet edhe me nervozë, thyerje gotash, pjatave nga ana e fëmijëve. Cila nga këto që bëjnë fëmijët nuk e duroni dot apo ju bën nervoz?

Flora Haradinaj: Me shumë modesti e them që nga Davidi nuk kam pasur përvoja të tilla. Jam mjaft e ndjeshme në pastertinë dhe kujdesin e gjërave në shtepi. Më është thënë se kur të bëhem me fëmijë nuk do të kem shumë kohë për vëmendje në këto gjëra. Megjithatë, edhe pse u bëra nënë vazhdon akoma rregulli në shtëpinë tonë. Por, edhe Davidi si çdo fëmijë ka ndonjë mangësi të vogël, fare të vogël mund ta quaj. Nuk di saktësisht çfarë të ceki, por ja në këto momente kujtohem që sa herë jam në telefon ai e gjen atëherë kohën për të më bëre pyetje.

Familja Haradinaj

Foto: Familja Haradinaj


Bebaime: Të rritësh një fëmijë kërkon shumë mund e përkushtim. Na tregoni momentet e parë kur jeni bërë nënë. Si e keni pritur ardhjen në jetë të fëmijës së parë?

Flora Haradinaj: Në kohën kur vendosa të bëhesha nënë gjithçka ishte e planifikuar që nga momenti i parë, e deri në ditën kur erdhi në jetë, unë isha gati. Ditët apo muajtë e parë lirisht e them se kanë qenë të vështira si çdo nënë që i di dhe i përjeton. Por, ajo vështirësi të lehtësohet aq shumë kur sheh që ke sjellë në jetë një engjëll dhe që çdo ditë rritet dhe ti je personi më i dashur për të. Çdo fazë ka komplikimet e veta, por rritja e një fëmije është pasuri dhe asnjëherë e mundimshme. Dhe kot nuk thonë që Zoti të dërgon aq shumë forcë të të qenurit nënë, saqë në çdo dhimbje apo lodhje që përjeton gjatë asaj kohe fillon dhe bëhesh imune.

 

Bebaime: Si mund të na përshkruani momentet e ardhjes së fëmijës tuaj në shtëpi. Jeni frikësuar se mos nuk do t’ia dilni, kush ju ka ndihmuar në ditët e para?

Flora Haradinaj: E friksuar jo, e preokupuar sigurisht. Doja që gjithçka të shkonte si nëpër librat që kisha lexuar. Por, që në realitet shpeshherë është dhe ndryshe. Nëse e filloj nga momenti kur hapa sytë, mbaj mend që kisha mamin pranë meje dhe pyetja e parë që i kam bërë ka qenë: A ka ndonjë shenjë djali? Dhe pergjigja ishte jo, është shumë mirë. Gjatë kohës sa isha shtatëzenë më ishte fiksuar dhe dëgjuar aq shumë që nuk bën të kem lakmi në asnjë ushqim, sepse kjo gjë shkakton shenja në trupin e fëmijës, dhe kjo brengë më ka përcjellë shpeshherë në shtatëzani, saqë edhe për ujë nëse mendoja thoja se mos lë ndonjë shenjë. Kishte dhe anët e mira, sepse nuk lija ushqim të paktën pa e provuar. Për ta mbyllur, e thash që gjithë ky proces kishte vështirësitë e veta, por duke qenë e rrethuar nga një familje e madhe, kisha mjaft njerëz rreth vetes dhe sigurisht ka qenë mami ajo që më dha hapat e parë në çdo veprim ndaj fëmijës tim.

 

Bebaime: Keni pasur problem në përgatite të ushqimit të fëmijëve. Dhe a mund të na jepni një recetë gatimi për fëmijtë, kur dihet se protalin tonë e vizitojnë shumë nëna dhe dikuj mund ti hyjë në punë?

Flora Haradinaj: Këtu do të përgjigjem shumë thjesht. Jam adhuruese e flaktë e gjidhënies. Dhe nuk do të preferoja asgjë tjetër për një foshnje gjatë gjashtë mujorit të parë të jetës, përpos qumështit të nënës. Më pas, ushqimet e lehta nuk kërkojnë dhe aq shumë mund sa kërkojnë kreativitet dhe kujdes. Hap pas hapi të gjitha i mësova nga mami dhe motrat. E që tani Davidi ushqehet mjaft mirë, që nga ushqimet e lehta deri tek ato tradicionale. Recetë ndoshta nuk më takon mua të jap se çdokush ka preferencat e veta, por që ushqimi i konzervuar, lëngjet dhe pijet e gazuara të përdoren sa më pak. Unë përdor qumshtin, ujin dhe çajin për fëmijën tim, ndërsa nga lëngjet Davidi preferon atë ë panxharsheqerit.

 

Bebaime: Nënat janë të lidhur emocionalisht me fëmijët e tyre. Ju ka ndodhur ndonjëherë që edhe ju të qani bashkë me djalin tuaj?

Flora Haradinaj: Në ndonjë rast të përjetojmë emicione së bashku sigurisht që po. Por, të qajmë njëkohësisht nuk e kujtoj këtë gjë. Preferoj që kjo mos të ndodh. E di që fëmjtë janë shumë të ndjeshëm dhe sidomos Davidi, nëse më sheh të mërzitur. Ka ndodhur njëherë të qaj për mungesën e mamit tim në prezencen e tij, dhe sot e kësaj dite e kujton dhe më pyet.

 

Bebaime: Jeni në pritje edhe të një fëmije tjetër, na tregoni nëse nuk është sekret i cilës gjini është dhe kur pritet që sërish të bëheni nënë?

Flora Haradinaj: Ështe vajzë dhe pres të lind nga fundi i gushtit apo fillimi i shtatorit të këtij viti.

 

Bebaime: Keni menduar për emrin?

Flora Haradinaj: Kam menduar dhe diskutuar me familjarët dhe ca nga miqtë e mi, por që akoma nuk kemi vendosur diçka konkrete.

 

Bebaime: Çka do t’ju sugjeroje nënave të reja, apo edhe atye që janë në prag të lindjes?

Flora Haradinaj: Nënave sa më shumë qetësi dhe përkushtim ndaj fëmijëve të tyre, ndersa atyre që presin të bëhen nëna stop duhanit dhe ushqehuni shëndetshëm. Si dhe çfarë jemi ne gjatë 9 mujorit të shtatëzanisë ashtu do të jete dhe femija gjatë jetës së tij.

 

Teuta Sinanaj  Intervistoi: Teuta Sinanaj

Teuta Sinanaj (10 vite më parë)
flm shume per komentet e juaja.
Fitesa * (10 vite më parë)
Ju lumte per risine qe keni sjell tek portali. Me pelqeu shume intervista me floren. Ishte personi qe me se paku eshte folur ndonjehere ne media, apo qe une nuk kam hasur dicka per te. Ta them te drejten, u mahnita me pergjigjet e kthjellta dhe te matura te saj. Jo qe kam pritur dicka me ndryshe paraprakisht, por me pelqeu perkushtimi i saj ndaj familjes dhe shtepise qe verehej permes intervistes. Po ashtu, me pelqeu tejmase fakti qe ajo qenka perkrahese e gjidhenjes :) dhe ushqimeve te shendetshme. Te lumte flora. I uroj davidit dhe motres rritje te shendetshme dhe te lumtur prane jush.
Dita Rrustemi (10 vite më parë)
Ju pergezoj qe na sollet nje freski ne portal...dhe ju flm njekohesisht vazhdoni te frytshem tutje,flora djalin e paske mashaAllah shume i kendshem,shtatzani te mbare lindje te lehte bebi te shendoshe inshaAllah,emrin davidi e paska identik si babi vet daut qe ne version orgjinal eshte dawud por shqiptaret thone daut hehehe ky emer dawud ka qene preferenca per djalin e pare por e dija se do i thone daut dhe nuk e emerova keshtu...njs.......teuta te deshiroj pune te palodhshme....sa her ne muaj do kemi intervista me ke do jete e rradhes;)ju prsh nga shkupi sukseseeeeee
Albasn (10 vite më parë)
Rubrike interesante, se pak dime per vip-at ne kosove. Permes kesaj rubrike do te kuptojme ma shume per familjet e te famshmeve ne kosove. Pergezime.
Kosovare 1 (10 vite më parë)
Urime,paskeni shtuar edhe nje risi ne portal,eshte hera e pare qe lexoj nje interviste me vip-a dhe me pelqeu shum,ju lutem qe se paaku nje here ne jave te lansohet nga nje interviste me vip-at tane e sidomos me ato qe jane nena...Me pelqen pa mase nje interviste me Mimoza Kusarin edhe pse nuk e di a eshte nene apo jo por edhe nese nuk eshte bere ende nene instikti i nenes e ndjek edhe ne jeten politike...
Arta Hoxha (10 vite më parë)
Urime Flora, shpresoj me te shku shtatzenia e dyte si eshte me se miri, e djalin e paske si rrush!

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...