Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Intervistë me aktoren e njohur Adriana Matoshin

Nënë e katër fëmijëve

Qetësojeni veten, relaksohuni mendoni vetëm pozitivisht, dilni shëtitni, ecni, notoni nëse keni mundësi edhe bëni lindje normale AMAN

Aktorja e mirënjohur Adriana Matoshi, përpos që është aktore e përkushtuar në punën e saj, ajo mbi të gjitha është nënë e katër fëmijëve të mrekullueshëm, Kaonës, Bojkenit, Odejit dhe Pineas.

Lexojeni intervistën, për të kuptuar më shumë për familjen e aktores Adriana Matoshit.


Bebaime: Të gjithë ju njohin si aktore që keni aktruar në shumë filma të rëndësishëm, por pak dinë për jetën e Ardiana Matoshit. Na tregoni me kë jeni e martuara dhe sa fëmijë keni?

Adriana Matoshi: Unë jam gruaja e Albertit, e nëna e Kaonës, Bojkenit, Odejit dhe Pineas.

 

Familja e Adriana Matoshit

Foto familjare

 

Bebaime: Na flisni pak për fëmijët, sa vjeçar janë, me një fjalë për të gjithë na flisni disa fjalë?

Adriana Matoshi: Kaona sapo ka mbushur 14 vjet, është shumë e ëmbël, është e qetë me ca momente shpërthyse, e kuptueshme dhe e dëgjueshme! Bojkeni është 10 vjeçar, është i ndjeshëm, nervoz nganjëherë, humori që e ka ai na bën për të qesh me të madhe!

Odej është 4 vjeç, është shumë i dashtur, është më i terhequr me njerëzit që nuk i njeh, shikon shumë filma të animuar. Jeta e tij është e gjitha në aksion, dhe është shumë i urte kur flen. Pinea është 2 vjeçe, është ëmbëlsira e familjes, ajo na rri gati të gjithë neve, kujdeset shumë për motrën dhe vëllezërit, edhe pse më e vogla vetem dy vjet, ajo është e dhënë shumë pas të gjithëve.

 

Odej

Foto: Odej

 

Bebaime: Ka ndjekur ndonjë nga fëmijët rrugën tuaj, pra aktrimin?

Adriana Matoshi: Po, Kaona Sylejmani tashmë është e njohur shumë prej regjisorëve.

 

Adriana dhe Kaona

Foto: Adriana dhe Kaona

 

Bebaime: Meqë duket se ka kaluar një kohë nga sjellja në jetë e fëmijës së parë, megjithatë a mund ti ndani disa kujtime për lexuesit e portalit tonë. Si mund ta përshkruani kohën kur u bëtë nënë. Çfarë emocioni keni përjetuar?

Adriana Matoshi: Ajo ditë nuk harrohet kurrë, sepse ishte lindja ime e parë, kisha dhimbje e menzi e prisja momentin me ia pa sytë, hundën, veshët, buzët, duart, gishtat, thonjtë e vockel, me një fjale doja ta mbaja në dorë!

 

Familja

Foto familjare

 

Bebaime: Zakonisht nënat thonë se me fëmijën e parë e kanë pasur më vëshirë, vlen edhe për ju kjo?

Adriana Matoshi: Më vështirë në kuptimin se është hera e pare dhe ti s’ke haber, edhe pse kisha lexuar libra për bebe ato ishin vetëm libra, tjetër ishte përjetimi!

Bebaime: Na tregoni a shkojnë fëmijët në shkollë, ku shkojnë, në cilën klasë etj?

Adriana Matoshi: Dy fëmijët e mëdhenj shkojnë në shkollë, Kaona del ne klasën e 9-të, kurse Bojkeni në të 4-të,nganjëherë më të mirë, nganjëherë më dobët, por janë në disa faza që i kemi kaluar të gjithë!

 

Foto familjare

Foto familjare

 

Bebaime: Sa ju ka ndihmuar bashkëshorti në rritjen e fëmijëve, kur dihet se kryesisht barra për rritjën e fëmijëve i bie nënave?

Adriana Matoshi: Unë dhe bashkëshorti im kemi punuar vazhdimisht. E vërtet që barra u bie nënave, kësaj radhe barra i ka rënë nënës sime, ajo dhe babi im janë prindërit që i kanë rrit fëmijët. Unë dhe bashkëshorti im kemi qenë ata që jemi argëtuar me ta, por normalisht që përgjegjësia ka qenë edhe e jona!

 

Adriana Matoshi

Foto: Adriana Matoshi

 

Bebaime: Cilin moment do ta mbani mend më shumë nga fëmijëria e fëmijëve?

Adriana Matoshi: Erën, pafajësinë, gërrçet, vajin, e shumë gjëra të tjera.

Bebaime: Me kë janë më të lidhur fëmijët me ju apo bashkëshortin tuaj?

Adriana Matoshi: Me te dytë janë tepër të lidhur. Jemi nga ata prind që falim shumë, jemi më shumë shokë në raport me ta se sa prind-fëmije. Nuk mundemi pa njëri-tjetrin, një nëse mungon vërehet mungesa shumë.

 

Adriana dhe Pinea

Foto: Adriana dhe Pinea

 

Bebaime: Ngaqë portali ynë lexohet nga gratë shtatëzana dhe nënat e reja keni ndonjë këshillë për to?

Adriana Matoshi: Qetësojeni veten, relaksohuni mendoni vetëm pozitivisht, dilni shëtitni, ecni, notoni nëse keni mundësi edhe bëni lindje normale AMAN.

Bebaime: Keni në plan ta zgjeroni edhe më shumë familjen tuaj?

Adriana Matoshi: Falenderoj Zotin për këta që mi ka falë. Lutem ti udhëzoj në rrugë të drejtë. Me shumë dëshirë e kisha zgjeruar familjen, sepse ne duam shumë fëmijë, por në këto kushte...

 

Teuta SinanajIntervistoi: Teuta SINANAJ

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...