Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Albulena HAXHIU

Që nga lindja e Malit jam më e ndjeshme

Intervistë me deputeten Albulena Haxhiun

Albulena Haxhiu është ndër deputetet më aktive që ka Kuvendi i Kosovës. Ajo merr pjesë në secilin debat që bëhet dhe kështu do të vazhdojë edhe në të ardhmen, sepse mundohet që në mënyrë sa më dinjitoze të përfaqësojë qytetarët e Republikës së Kosovës. Kësaj, radhe me Albulena Haxhiun nuk do të flasim për politikën, por për familjen. Ajo në intervistën dhënë portalit për nëna dhe gra shtatzëna bebaime flet për familjen, kryesisht për djalin e saj, Malin.


Albulena Haxhiu


Bebaime: Deputeten Albulena Haxhiu e njohim të gjithë si mjaft aktive dhe energjike në Kuvendin e Kosovës, por pak dimë për jetën private tuaj. Mund të na flisni me disa fjalë, kush është Albulena Haxhiu jashtë politikës?

Albulena Haxhiu: Të qenit përfaqësuese e qytetarëve është përgjegjësi andaj edhe mundohem ta kryejë me përkushtimin më të madh këtë përgjegjësi. Jashtë politikës unë mbetem prapë e njëjta, nuk është se ndryshojë prej jetës private nga ajo politike. Kam lindur dhe jetoj në Prishtinë. Studimet i kam përfunduar në Universitetin e Prishtinës, Fakulteti Juridik. Për shkak të angazhimeve në jetën politike ende nuk kam përfunduar studimet e magjistraturës, mirëpo jam në përfundim e sipër. Jam e martuar dhe kam një fëmijë.

 

Albulena Haxhiu

 

Bebaime: Burri juaj po ashtu merret me politikë, sikurse ju dhe ai është pjesë e Vetëvendosjes. A do të thotë kjo se jeni në një vijë politike dhe mendoni njëjtë, apo edhe kundërshtoni njëri-tjetrin?

Albulena Haxhiu: Unë i jam bashkuar aktivisht Lëvizjes VETËVENDOSJE! në shtatorin e vitit 2010, aty takova edhe Albanin. Pavarësisht faktit se të dy përfaqësojmë të njëjtin koncept politik, ka shumë raste kur nuk biem dakord për ndonjë çështje, madje debatet më të ashpra i kemi për këtë dhe kjo i shërben demokracisë.

 

Albulena Haxhiu

Bebaime: A do të thotë kjo se përditshmëria politike bartet edhe në shtëpi?

Albulena Haxhiu: Në fakt duke e marr parasysh situatën politike, ekonomike dhe sociale, domosdo përditshmëria politike bartet edhe në shtëpi, megjithatë mundohemi të gjejmë kohën edhe për familjen, sidomos për Malin.

 

Albulena Haxhiu

 

Bebaime: Ju para ca kohe jeni bërë nënë. Na flisni më shumë për djalin tuaj. Kur ka lindur, si e keni pagëzuar?

Albulena Haxhiu: Data 29 gusht e vitit 2013 (kur u bëra nënë për herë të parë) është dita më e lumtur e jetës sime. Mbaj mend se ishte një ditë shumë e nxehtë. Malin e kam lindur në Qendrën Klinike Universitare të Prishtinës. Meqë jemi këtu më duhet të shfrytëzojë rastin edhe njëherë të falënderojë gjithë stafin e QKUK-së, në repartin e gjinekologjisë, për punën e bërë edhe përkundër kushteve mjaft të vështira të punës. Sa i përket emrit kemi filluar ta mendojmë prej momentit kur e kemi kuptuar gjininë e foshnjës. Meqenëse përcaktimi i emrit është mjaft i vështirë, i kemi dhënë mundësi familjes dhe shoqërisë të na propozojnë sa më shumë emra, kryesisht të shkurtër, në gjuhen shqipe dhe që kanë një kuptim. Emri Mal na ka pëlqyer edhe mua edhe Albanit, andaj edhe e pagëzuam kështu. Për mua ishte emër i mirë, sepse simbolizonte jetëgjatësinë, fortësinë, ndërsa pas dy muajve e kam kuptuar arsyen se pse i ka pëlqyer Albanit, sepse tri shkronjat e para lidhen me vendin prej nga vjen, pra Malishevën (qesh).

 

Albulena Haxhiu

 

Bebaime: Si ju ka shkuar shtatzënia?

Albulena Haxhiu: Përgjatë kohës sa isha shtatzënë, njëkohësisht kam qenë shumë e angazhuar me punë, për shkak të zhvillimeve politike në Kosovë, mirëpo mund të them se kam pasur një shtatzëni të lehtë dhe të shëndetshme, madje kam ngrënë shumë, për dallim nga shumë nëna të cilat kanë probleme me ushqimin kur janë shtatzënë. Jam përpjekur shumë që të bëj kujdes, pasi që nuk isha vetëm unë, por ishte foshnja që po rritej brenda meje.

 

Albulena Haxhiu

 

Albulena Haxhiu

Bebaime: Natyrisht, momenti më rëndësishëm në jetën e një njeriut është kur bëhet prind. Na flisni për momentet e para kur keni mbajtur në krah djalin tuaj?

Albulena Haxhiu: Takimi i parë me Malin ka qenë një moment shumë prekës, ishin lotët dhe të qeshurat në fytyrën time, në të njëjtën kohë. Ishte shumë e rëndësishme që foshnja të ishte e shëndoshë, pastaj kurreshtja se kujt i ngjante (qesh). Them të drejtën, mjaft prezent ishte edhe frika, edhe pse gjithë e dimë se foshnjat e porsalindura nuk kanë shikim të kthjellët, unë përsëri besoja se ai më shikonte dhe mendonte se a do të jem një nënë e mirë për të.

 

Albulena Haxhiu

 

Bebaime: Sa ka ndryshuar jeta juaj që kur lindi djali juaj?

Albulena Haxhiu: Të qenurit nënë, padyshim që të ndryshon mënyrën e jetës. Agjenda ditore tani më përcaktohet nga Mali, dekoret e dhomës janë zëvendësuar me lodrat e tij, takimet me familjarë e miq përfundojnë para orë 20:00, e shumë ndryshime të tjera. Të qenurit nënë të bën të ndryshosh edhe si personalitet, që nga lindja e Malit kam filluar të bëhem më e ndjeshme.

 

Albulena Haxhiu

Bebaime: Në flisni pak për djalin nga dita e parë e gjer tani?

Albulena Haxhiu: Mali siç e kam përmendur edhe më lartë ka lindur më 29 gusht 2013 ne orën 08:55. Ka peshuar 3.900 kg dhe me gjatësi 50 cm. Hapat e tij të parë i ka bërë kur ishte 1 vit e 6 muaj. Fjalën e parë e ka shqiptuar kur ishte 7 muaj e gjysmë dhe ajo ishte “babi”. Sa i përket karakterit më shumë ngjanë me Albanin, kurse në dukje më shumë ngjanë me mua. Është fëmijë mjaft aktiv dhe i shoqërueshëm. Besojë që ka marr veti të mira edhe nga unë, por edhe nga Albani. Nuk i ka shumë në qejf lodrat. Gjatë tërë ditës dëshiron të mbaj lapsa në duar dhe të luaj me gjësendet e kuzhinës. Buzëqeshjen e parë ia dhuroi vajzës së tezës Kleës. Me qëllim të socializmit me fëmijët e tjerë, pasi që i ka mbushur një vit e kemi regjistruar në kopshtin publik “Buzëqeshja”. Procesi i adaptimit në kopsht nuk ka qenë fare i lehtë as për Malin as për ne, por tani çdo gjë është në rregull dhe jemi mjaft të kënaqur me përkujdesjen që i bëhet.

 

Albulena Haxhiu

Bebaime: Fëmija i parë kërkon mund dhe përkushtim më të madh, kjo për shkak se nënat e reja janë në siklet se a mund t’ia dalin vetë në ditët e para të fëmijës. Keni pasur ju këto vështirësi dhe kush u është gjendur afër?

Albulena Haxhiu: Mendoj se për çdo nënë, në ditët e para të lindjes së foshnjës, ndihma është më se e nevojshme. Unë kam pasur fatin që prej momentit të parë ta kem afër nënë time, e cila është përkujdesur për Malin deri në moshën një vjeçare dhe ende vazhdon të përkujdeset, duke e marr parasysh orarin tim jo të rregull të punës.

 

Albulena Haxhiu

 

Albulena Haxhiu

 

Bebaime: Sigurisht bashkëshorti luan rolin e vetë në rritjen e një fëmije. Juve sa u ka ndihmuar bashkëshorti, kur dihet se në ditët e para të lindjes së fëmijës bashkëshortët kanë një lloj te themi frike?

Albulena Haxhiu: Ndihma e bashkëshortit përveç se është e nevojshme, është edhe e rëndësishme, pasi që përkujdesi ndaj fëmijës të bën prind, mirëpo Albani në kohën kur unë kam lindur ka qenë i angazhuar në zgjedhjet lokale të asaj kohe, dilte në orën 08:00 të mëngjesit dhe kthehej në orën 20:00 të mbrëmjes, andaj edhe ishte e pamundur ndihma e tij, dhe do të ishte jo fer prej anës time nëse i kisha kërkuar një gjë të tillë. Gjatë kësaj kohe, më ka ndihmuar shumë familja ime.

 

Albulena Haxhiu

 

Bebaime: Shumë nëna kanë frikë që t’ia besojnë dikujt për t’ia lënë fëmijën e tyre në mbikëqyrje kur vjen koha të rikthehen në punë. Ju e keni pasur vështirë?

Albulena Haxhiu: Jam rikthyer në punë pas dy muajve, mirëpo me orar të shkurtuar. Mali ka qenë në përkujdesjen e nënës dhe nuk e kam pasur fare vështirë përkundrazi ka qenë një lehtësim.

 

Albulena Haxhiu

 

Bebaime: Keni menduar në të ardhmen ta zgjeroni familjen edhe me ndonjë fëmijë tjetër?

Albulena Haxhiu: Po, mirëpo jo në këtë kohë, edhe për shkak të angazhimeve, mirëpo edhe për shkak se Mali është ende i vogël.

 

Albulena Haxhiu

Bebaime: Cila është këshilla juaj për nënat dhe gratë që janë shtatzëna?

Albulena Haxhiu: Gjatë kësaj kohe bëjeni veten prioritet, kujdesuni për shëndetin tuaj dhe disponimin tuaj pozitiv dhe shijoni çdo moment të kësaj përvoje, e cila është privilegj që e gëzon gruaja, e që për fatin e keq jo secila prej nesh.

 

Intervistoi: TEUTA SINANAJ

Kanun Ema Dinaa (8 vite më parë)
Malukiiii jemm qe ma ngucke kanunin sheriiii ju duam shumm,ju puq kanuni e ema nga largesiaa....

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...