Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Intervistë me këngëtaren Adelina Thaçi - Meta

Së shpejti nënë për herë të dytë

Adelina Thaçi-Meta me familjen e saj

Adelina Thaçin - Meta të gjithë e njihni si këngëtare e talentuar, e cila ka fituar shumë çmime nëpër festivale. Ajo është ndër këngëtarët më të mira shqiptare. Por, pak e dimë se sa fëmijë i ka Adelina dhe çfarë familje ka. Në këtë intervistë do të mësoni më shumë për Adelina Thaçi-Meta sa fëmijë i ka dhe do të mësoni përkushtimin e saj të madh në rritjen e vajzës Fionës dhe për shtatzaninë e saj, ku së shpejti në jetë do ta sjellë edhe fëmijën e dytë.

 

Bebaime: Na tregoni për emrin e vajzës tuaj dhe çfarë kuptimi ka emri?

Adelina Thaçi-Meta: Unë kam një vajzë me emrin Fiona, ky emër fillimisht na pelqeu në mesin e shumë emrave që i kishim përzgjedh, thjesht e pëlqyem, pastaj e kërkuam dhe domethënien e saj. Natyrisht, ky emër është tipik femëror që për herë të parë është përmendur në disa poema të një shkrimtari skocez të shek XVIII. Domethënia ështe e bardhë. Fiona ka lindur m’u në mes të një dimri, bora është e bardhë, andaj të gjitha këto u lidhën mirë.

 

Fiona

Fiona

 

Bebaime: Na flisni pak për vajzën nga dita e parë e gjer tani?

Adelina Thaçi-Meta: Kjo pyetja është shumë e gjërë. Po të filloj të flas që nga lindja e deri tani me siguri do të mbesim me ditë e javë të tëra duke folur. Dua të them fillimisht që lindja e Fionës ishte gjeja më e bukur e jetës time, u pagëzova edhe me emrin ‘Nanë’, që s’mund ta përshkruj me fjalë ndjenën që po perjetuaka nëna kur i lind fëmija. Fiona tani është 2 vjet e 5 muaj, është fëmijë i gjallë, por çka më pëlqen më së shumti tek ajo është se nuk është shumë e dhënë pas kukullave, por pas disa lojërave që po mëson, si p. sh kafshët, alfabetin, numrat, vizatim etj. Natyrisht që unë jam kujdes çka ti servoj, por edhe fëmija pak a shumë ti tregon shenjat çka do. Fiona është fëmijë i rehatshëm, në kuptimin që natën e ka natë, e diten ditë, ka orar, flen si engjull pa uu prish gjumin prindërve natë. Fiona që nga 6 mujori i saj i lindjes ka shkuar në kopsht, dhe e do kopshtin shumë, asnjëherë deri tani nuk e kam derguar duke qarë apo pa disponim, i pëlqen të shoqërohet. Ata qe i do i do dhe ju jep buzëqeshje e dashuri, ata që si do si do. Fiona flet shumë mirë për moshën që ka, dhe kupton jashtëzakonisht mirë, këndon pa ja imponuar unë në asnjë moment. Këndon në anglisht e shqip, por ju betohem që krejt vetë nga dëshira dhe angazhimi i saj, bile unë nganjëherë jam shumë indiferente, dhe më thotë “Nani, nani, a po më dëgjon”. Është shumë e dashur, mëngjesin ma shëndrrit duke më thënë nga shtrati i saj me zë të ulët, “Naniiiii Noba ka qu”, (Noba e quan veten shkurt) miremengjesi nani, të dua shumë”, dhe dita ime fillon si është më së miri.

 

Fiona

 

Bebaime: Vajza ka tiparet tua apo të babait, me një fjalë kujt i ka ngjarë?

Adelina Thaçi-Meta: Tani fëmja kur lind fillimisht ngjan vetëm në njërin apo tjetrin prind, dhe në fillim për nga pamja s'arrin edhe ta dallosh kujt i ngjan. Pastaj duke u rrit prapë të duket që një pjesë njërit një pjesë e tjetrit e kështu. Fiona ka filluar të më ngjaj në pamje pak më shumë si unë, edhe pse po ta analizosh ka vija të Bardhylit shumë, kurse me tipare ka marrë nga të dytë, varet diçka më shumë nga Bardhyli, e diçka më shumë nga unë, kombinim.

 

Adelina Thaçi - Meta me familjen e saj

Adelina Thaçi-Meta me familjen e saj

 

Bebaime: Na tregoni si jeni ndjer në momentin e parë që keni parë fëmijën tuaj, keni thënë dhe ju si shumë nëna “ashtu siç e kam imagjinuar”?

Adelina Thaçi-Meta: Jo unë s’kam fol, truri im s’ka arrit në atë moment të funksionoj nga emocionet e lotët e gëzimit, vetëm zemra m’u duke që më doli nga gëzimi, dhe ia kam shijuar erën afër vetës. S’kam mundur të besoj që ngjajti një mrekulli afër meje, pastaj pas disa orëve kam thënë “O Zot vajza ime është kjo?!!!! po kjo qenka fëmija më i bukur, e më e mira në këtë botë”.

 

Fiona

 

Bebaime: Çfarë ndjesi ka qenë kontakti i parë me të, si mund të na përshkruani ato çaste?

Adelina Thaçi-Meta: Kontakti i parë ka qenë në sallë kur më kanë afruar afër, pastaj kontakti më i afër e më i ëmbli ka qenë kur fëmijën ma kanë sjellë në prehër, krejt trupi im është dridh nga emocionet, nuk mund të gjejë atë fjalë se si jam ndjerë në ato çaste. Pas dy ditësh, meqë unë kam qëndruar katër ditë në klinikë, kur fëmijën ma kanë lidh direkt në trup për ta ndjerë afërsinë time sikur kur ka qene brenda në stomakut tim, ajo ka qenë ndjenja më e veçantë, shpirti m’u mbush plot, zemra rrahte fort.

 

Bebaime: Sa ju ndihmon, bashkëshorti rreth fëmijës?

Adelina Thaçi-Meta: Mund të them që më ndihmon goxha shumë, varësisht sa është i lirë nga puna, por që mund të them që është shumë i lehtë, pa zhurmë, dhe i papritueshëm. Natyrisht puna më e madhe i takon direkt nënës.

 

Fiona me gjyshin e saj

Fiona me gjyshin e saj

 

Bebaime: Keni ndonjë recetë apo gatim të veçantë që i gatuani vajzës tuaj dhe mund atë ta ndani me ne, me qëllim që ndonjë nënës së re mund ti hyjë në punë?

Adelina Thaçi-Meta: Fiona apo më mirë të them që fëmijët në periudha ndryshojnë edhe në ushqim. Une ja kam servuar gjërat sa më të shëndetshme që janë, duke fillu nga zierja e perimeve, mandej pemët e ndryshme që t’ia rregulloj shijet. Tanimë ajo di vetë çka do e çka nuk do, nganjëherë i teken një lloj ushqimi, por që unë mundohem ti rri gati shumë, sepse është me rëndësi. Nuk i kam servuar lëngje, por vetëm ujë, dhe ajo ende nuk i pinë langjet, por vetëm ujë dhe qumështin.

 

Fiona

 

Bebaime: Nënat janë të lidhur emocionalisht me fëmijët e tyre. Ju ka ndodhur ndonjëherë që edhe ju të qani bashkë me vajzën tuaj, në ndonjë rast të caktuar?

Adelina Thaçi-Meta: Po natyrisht më fëmijën e parë çka nuk po të ngjajke, humb shumë energji nga frika se mos nuk di, apo se bën mire etj. Kam qarë kur është larë për herë të parë, mandej kur është sëmurë për herë të parë kam qarë. Kam qarë kur i ka munguar babi në ndonjë moment të caktuar, mënyrën se si e ka kërku babin apo edhe kur i ka kërku gjyshërit kam qajtë bashkë me të. Natyrisht që mesohesh ndryshon edhe në qasje më fëmijën edhe në shumë gjëra tjera, po janë normale për një nënë të re.

 

Fiona

 

Bebaime: Çka do t’ju sugjeroje nënave të reja, apo edhe atye që janë në prag të lindjes?

Adelina Thaçi-Meta: Unë do të thoja nga përvoja ime që nga mendimi për t’u bërë nënë jetoni çdo çast. Gjatë shtatëzanisë kënaquni pa dëgjuar fjalët apo përvojat e hidhura të grave, shoqeve tjera, sepse jemi pak të prirura të tregojmë se sa kemi hequr, dhe kinse po të këshillojmë se çka mundet të të ngjajë prandaj ,ju them kënaquni, sepse çdo trup dhe femër përvojën nuk e ka të njëjtë. Unë kam pas shtatëzani shumë shumë të mirë, unë vetëm jam rënduar muaj pas muaji, se përndryshe asgjë s’ka ndryshuar tek unë, bile edhe më shumë jam kujdesur për vetën, ushqimin etj. Secila periudhë e ka kënaqësinë e vetë, andaj shijojeni. Kujdesuni që gjëra si për bebe dhe për vetën të paktën një muaj ti kryeni e ti lini të gjitha gati, që muajt e fundit t’ia kushtoni vetëm vetes tuaj, deri dhe çantën me rroba të bebës me çdo gjë që mund të të shërbej duhet ti kesh. Une më pas kam qëndruar e pabrengosur dhe kam pituar deri në prag të lindjes.

 

Bebaime: Keni menduar në të ardhmen ta zgjeroni familjen edhe me ndonjë fëmijë tjetër?

Adelina Thaçi: Natyrisht se po. Unë jam në dy muajtë e fundit të shtatëzanisë së fëmijës të dytë, që do të thotë se Fiona me fëmijën e dytë ndërmjet do ti ketë gati 3 vjet, mendoj që është kohë e duhur.

 

Bebaime: Ndonëse jeni këngëtare dhe kjo nënkupton edhe angazhime të shumta, ndërkaq bashkëshorti juaj është analist dhe politikan. Sa e ndjen mungesën tuaj vajza, kur dihet se sa shumë angazhime ditore keni?

Adelina Thaçi-Meta: Fatmirësisht shkollimin tim akademik e kam kryer me kohë. Karrierën time e kam zhvilluar besoj shumë mirë. Unë aktivitetin tim si pedagog e kam vazhdu dhe e vazhdoj, aktivitetet herë pas here. Meqë kam filluar shumë e re dhe kam kaluar goxha kohë duke e avancu veten, tani kam ndarë kohën për të krijuar familjen dhe të sakrifikoj aktivitetet 100% dhe disa gjëra tjera, ngase çdo gjë në kohën e vet, sepse fëmijët rriten dhe unë e di dhe e shoh momentin për t’u rikthyer përsëri punës pak me më shumë angazhim, sepse fëmija kërkon angazhim, përkujdesje dhe ka nevojë për nënë, kështuqë në fillim të rritjes së fëmijës tim nuk dua ta ndjen mungesën time, pa sakrifica pak aty e pak diku, për të gjet një balanc që ti arri të gjitha pa shkatuar dëm në familje, që është shumë me rëndësi.

 

Teuta SinanajIntervistoi: TEUTA SINANAJ

Elis . (8 vite më parë)
Masha'Allah e paske vajzen, urime shtatzanin mbare insha'Allah, qofshi gjithmone nje familje e lumtur!.Respekt per ty Adelina!
binitas (8 vite më parë)
Adeline, te uroj shtatzeni te mbare :)
Joana Bejta (8 vite më parë)
Adelina urime per shtatzenine! Edhe fiona qenka shume e bukur. Ti kesh te dyja me jete te gjate. Je nje kengetare shume e mire, te pergezoj.

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...