Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Intervistë me prezantuesen e RTK-së, Delfina Krasniqi

Teo, dhuratë nga Zoti

Shijoni çdo ditë me fëmijën tuaj

Delfina Krasniqin e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në RTK do ta shihni atë. Ajo para gjashtë muajve është bërë nënë dhe në intervistën dhënë poralit tonë, shpalos në detajet të qenit nënë dhe planet e saj që në të ardhmen ta zgjedrojë familjen.

 

Bebaime: Ju keni një fëmijë, djalë, të cilin e keni pagëzuar me emrin Teo. Na flisni pak se çfarë kuptimi ka ky emër dhe pse vendoset ta pagëzoni kështu?

Delfina Krasniqi: Është një kombinim, shkurtesë i emrit shumë të vjetër - Teobald, që është reflektim i një konteksti historik dhe kulturor i gjermanishtes së vjetër. Emri Teo në shumë gjuhë të botës ka kuptimin e njëjtë. Teo-dhuratë nga Zoti. Për mua dhe Artanin ka qenë shumë i rëndësishëm domethënia e emrit.

 

Bebaime: Në flisni pak për Teon, nga dita e parë e gjer tani?

Delfina Krasniqi: Teo personifikon më së miri kuptimin e emrit. Është vërtetë një engjëll, një dhuratë nga Zoti. Prej ditës së parë, është shumë i hareshëm, i buzëqeshur, i lumtur. Më buzëqeshjen e tij, çdo njeri e bën për vete, është shumë i dashur.

 

Teo

Foto: Teo

 

Bebaime: Na tregoni si jeni ndjer në momentin e parë që keni parë fëmijën tuaj, keni thënë dhe ju si shumë nëna “është ashtu siç e kam imagjinuar”?

Delfina Krasniqi: Mendoj se truri i njeriut, me gjithë gjenialitetin e tij, është ende i pafuqishëm me krijua një imagjinatë të tillë. Prandaj, them që ishte krejt ashtu si nuk e kisha imagjinuar, diçka përtej imagjinatës, një dashuri e paqenë, e pa përjetuar më parë, një ndjenjë e fuqishme, që nga 0 deri në 1 arrin në atë që unë e quaj “Baby-Nirvana”, ku ti përjeton kulminacionin e kënaqësisë dhe qetësisë shpirtërore.

 

Bebaime: Çfarë ndjesi ka qenë kontakti i parë me të, si mund të na përshkruani ato çaste?

Delfina Krasniqi: E kam puthur në faqet e trasha, bullafiqe, shumë të buta, të ndjeshme, një aromë që ende e kam në maje të hundës. Derisa, Teo mezi mbante sytë hapur, duke u munduar ta kuptoj botën e re. Është një ndjenjë shumë bukur, diçka që shpresoj t’i ndodh çdo njeriu.

 

Bebaime: Sa ju ndihmon bashkëshorti rreth fëmijës?

Delfina Krasniqi: Artani është shumë i përkushtuar. Ka imagjinatën shumë të zhvilluar dhe që nga dita e parë i tregon përralla, rrëfime me të cilat Teo kënaqet dhe qesh shumë. Përralla më e pëlqyer nga Teo është ajo që Artani ia tregon me veturën Herbie, i frymëzuar nga filmi “The Love Bug”. Por, matësi më i mirë i përkushtimit të Artanit shihet në fytyrën dhe reagimin e Teo’s. Sa herë që e dëgjon zërin, apo e shikon Artanin, Teo gjithmonë qesh dhe ndjehet shumë i lumtur. Dhe gjithmonë kureshtar për rrëfimet, përshkrimin fantastik të përrallave të babit.

 

Familja

Foto: Artani me Teon

 

Bebaime: Si mund të na përshkruani momentet e ardhjes së fëmijës tuaj në shtëpi. Jeni frikësuar se mos nuk do t’ia dilni, kush ju ka ndihmuar në ditët e para?

Delfina Krasniqi: Është sfidë shumë e madhe, shumë gjëra të shkojnë në mendje. Por, përqendrimi maksimal te fëmija i porsalindur ka dy efekte pozitive. Nën një, lë pak hapësirë për të gabuar, së dyti është mekanizëm i mirë për t’u rikooperuar shumë shpejt nëna. Në fakt, nënat nuk mendojnë fare për vete, por vetëm për fëmijën. Është një proces i natyrshëm, ku gabimet shndërrohen në leksion, ku frika përkthehet në kujdes, ku mbi gjitha përkushtimi shkrihet në dashuri, në bekim.

 

Bebaime: Çka kryesisht i jepni për të ngrënë Teos. Keni ndonjë recetë apo gatim të veçantë që i gatuani djalit tuaj dhe mund atë ta ndani me ne, me qëllim që ndonjë nënës së re mund ti hyjë në punë?

Delfina Krasniqi: Teo i ka gjashtë muaj, ende pinë një kombinim të qumështit të gjirit dhe qumësht shtesë. Ai tash e dy muaj, kam filluar edhe ta ushqej me pemë dhe perime të ndryshme. Tash për tash kombinimi Mango/Banane i pëlqen më së shumti, por shija ndryshon kohë-pas-kohe.

 

Delvina Krasniqi

Foto: Delfina Krasniqi

 

Bebaime: Nënat janë të lidhur emocionalisht me fëmijët e tyre. Ju ka ndodhur ndonjëherë që edhe ju të qani bashkë me djalin tuaj, në ndonjë rast të caktuar?

Delfina Krasniqi: Po, kur Teo ka marr vaksinën e parë, unë respektova këshillën e mjekut, që mos t’i jap asnjë medikament për qetësimin e dhimbjeve. Kur është zgjuar nga gjumi, ka filluar qajë, duke me shikuar në sy, sikur kërkonte ndihmë nga unë. Aty kam filluar të qajë edhe unë. Por, situata të tilla, të lidhin edhe më shumë me fëmijën dhe në fund është një përjetim sa i natyrshëm aq edhe i bukur.

 

Delvina me Teon

Foto: Delfina me Teon

 

Bebaime: Çka do t’ju sugjeroje nënave të reja, apo edhe atye që janë në prag të lindjes?

Delfina Krasniqi: Sugjerimi im është i thjeshtë. Mendoj se çdo nënë është mirë të përjetoj të gjitha ato që nënat tona i kanë përjetuar. Duhet të jetë diçka e pamenduar më herët, e paplanifikuar, diçka e natyrshme. Diçka që e mëson orë pas orë, minutë pas minute. Megjithatë, kam disa sugjerime, të cilat mua më kanë bërë mirë. Së pari nënat nuk duhet t’i kap paniku, gjithçka do të shkoj natyrshëm. Së dyti, kur lind fëmijë, sa më pak mysafirë, të paktën tre muajt e parë, shumë qetësi, mbështetje të pakufizuar nga burri dhe të tjerët. Mbi gjitha ta shijojnë çdo ditë me fëmijën.

 

Bebaime: Keni menduar në të ardhmen ta zgjeroni familjen edhe me ndonjë fëmijë tjetër?

Delfina Krasniqi: Tash për tash, Teo e ka pushtuar botën time dhe të Artanit. Jemi shumë të përmbushur, jemi shumë të lumtur. Besoj se çdokush dëshiron që këtë përmbushje, këtë lumturi, ta dyfishojë-trefishoj.

 

Teuta SinanajIntervistoi: TEUTA SINANAJ

Berat (10 vite më parë)
Me pelqejne intervistat qe keni nisur ti beni. Do te ishte mire qe edhe me ndonje vip mashkull qe eshte bere baba ta beni. Suksese delfina.

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...