Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP Intervista - Hekuran KRASNIQI

Tiara na mbush shtëpinë me plotë gëzime

Hekuran Krasniqi njihet si këngëtar i baladave. Ai deri tash ka bërë disa këngën që kanë bërë bujë dhe po ashtu ka bërë këngë edhe për këngëtarë të tjerë. Këtë radhë ai për herë të parë flet për familjen e tij të ngushtë. Në këtë intereviste mund të mësoni se me kë është i martuar Hekurani, sa fëmijë ka, a ka në plan që ta zgjerojë familjen në të ardhmen dhe shumë gjëra të tjera që nuk i keni ditur për këtë këngëtar.

Bebaime: Hekuran të gjithë ju njohin si këngëta i njohur, por pak dinë për familjen tënde. Në tregoni me disa fjalë për familjen tuaj?

Hekuran Krasniqi: Para se gjithash duke e ndarë këtë intervistë me ju për herë të parë flas për familjen time të ngushtë. Nuk kam dashur që të përziej familjen me artin, në këtë rast meqë kërkohet që në mënyrë të veçantë të intervistohem në cilësinë e prindit do të përpiqem të bashkëbisedojmë . Familja ime e ngushtë është tre anëtarëshe, bashkëshortja, vajza dhe unë jetojmë në një sipërfaqe 100 metra katror dhe jemi shumë të lumtur si familje.

 

3

 

Bebaime: Sa vjeçe është vajza dhe si quhet?

Hekuran Krasniqi: Kam një vajzë është katër vjeçare dhe quhet Tiara. Ajo na mbush shtëpinë plotë gëzime.

 

2

 

Bebaime: Na tregoni çfarë gëzimi pati në jetën tuaj kur për herë të parë u bëre baba. Si ishte ai moment?

Hekuran Krasniqi: Sigurisht se emocionet ishin të përziera, u ndjeva shumë mirë dhe prej momentit kur Tiara erdhi në jetë gjithçka është ndryshuar për të mirë, sepse tani mendoj si prind.

 

8

 

Bebaime: Duket se jeni baba i përkushtuar. Çka ju bën që të jeni kaq shumë i dhënë pas vajzës tuaj?

Hekuran Krasniqi: Konsideroj se obligim i prindit është të jap maksimumin për fëmijën e vet. Këtu përfshihen të gjitha detyrimet si ato fizike, përfshirë edhe ato shpirterore, të cilat në perspektivë reflektojnë te fëmija, i cili do të rris imunitetin e vet dhe më lehtë do të ballafaqohet me sfidat që sjellë jeta.

 

1

 

Bebaime: Me kë është i lidhur vajza më shumë, me ju apo bashkëshorten tuaj?

Hekuran Krasniqi: Thuaja se me të dytë, por meqë rri më shumë me nënën, ajo i mungon më shumë kur nuk është pranë saj, por edhe unë kur largohem me punë dhe kur kthehem, sapo takoi Tiarën e vëreje se mbushet plotë jetë kur më hidhet në qafë dhe më përqafon fortë.

 

10

 

Bebaime: Sa i ndihmoni bashkëshortes rreth vajzës?

Hekuran Krasniqi: I ndihmoj vazhdimisht aq sa mundem dhe di. Zakonisht në mëngjes vajzës i shërbej një lugë mjaltë dhe herë pas here ushqehemi bashkë në tryezën e bukës, në të kundërën bashkëshortja ime merret më shumë me përgatitjen e ushqimit dhe kujdeset vazhdimisht për menynë e Tiarës.

 

4

 

7

 

Bebaime: Cili është mesazhi juaj për prindërit e Kosovës. Si duhet ata ti ushqejnë, edukojnë fëmijët e tyre?

Hekuran Krasniqi: Prindërit mendoj se duhet të ofrojnë më të mirën për fëmijët e tyre, kuptohet sipas mundësive, por ajo që e kemi të gjithë dhe nuk blihet me para është edukata, kultura dhe kënaqësia shpirtërore që e pasuron fëmijën dhe e bën të denjë për jetë.

 

5

 

Bebaime: Keni në plan në të ardhmen ta zgjeroni edhe më shumë familjen tuaj?

Hekuran Krasniqi: Në emër të Zotit po. Tiarën nuk mendojmë ta lëmë vetëm, ajo e do një motër dhe një vëlla, e për këtë nuk vendosim ne, vendos i madhi Zot.

 

Teuta SinanajIntervistoi: TEUTA SINANAJ

Meri H. (10 vite më parë)
........Shume e vertete kjo qe thu i nderuar................ Konsideroj se obligim i prindit është të jap maksimumin për fëmijën e vet. Këtu përfshihen të gjitha detyrimet si ato fizike, përfshirë edhe ato shpirterore, të cilat në perspektivë reflektojnë te fëmija, i cili do të rris imunitetin e vet dhe më lehtë do të ballafaqohet me sfidat që sjellë jeta.

/komuniteti

/Intervista të tjera

Princi dhe princesha postojnë foton e parë të bebes Geraldinë nga pushimet
17.08.2021 - Princ Leka së bashku me Elian dhe vajzën e tyre të vogël, Geraldinën po i kalojnë...
Nënat duhet të bëjnë më shumë për fëmijët e tyre!
Këngëtarja Elida Kryeziu pas një kohe të gjatë sivjet i është rikthyer muzikës në festivalin...
Suada Sherifi rrëfen jetën si nënë
Një mama me kohë të plotë, por edhe një grua e suksesshme në biznes, që e di çfarë është kujdesi...
Ardhja në jetë e Denisit ndryshoi gjithçka në shtëpinë tonë
Gjylshahe Beqiraj-Ibrahimi është gazetare në RTV 21, të cilin profesion e ka ushtruar për pesë...
Kjo është familja e Burim Ramadanit
Burim Ramadani është emër i njohur dhe publik në Kosovë. Ai deri vonë ka qenë i angazhuar në...
Aty ku ka dashuri, aty është shtëpia dhe zemra ime
Diola Dosti-Baftiu është nutriciste shumë e njohur. E lindur në Tiranë, por e martuar në Prishtinë...
Nënë, është epiteti më i lartë që mund të gëzojë një femër!
Edona Podvorica është moderatore dhe gazetare në televizionin kombëtar RTV 21. Ajo në këtë televizon...
Të bërit nënë më ka bërë më të fortë
Kaltrina Mikushnica Merovci-n e njihni të gjithë. Sa herë e hapni programin e mëngjesit në T7 do...
Unë ju solla në jetë po në të vërtetë ju më dhatë jetë mua
Vjollca Islami Hajrullahu me profesion është psikologe, në kuadër të organizatës gjermane forumZFD...
Anika është vetë jeta ime
Paulina Nushi Muhaxhiri është gazetare në emisionin “Jeta në Kosovë” dhe KALLXO.com....
Nuk ka ndjenjë më të bukur se sa të kesh afër personin e zemrës dhe frytin e dashurisë sonë
Jam Elona Resyli, 25 vjeqare nga Gjakova. Profesioni im është juriste, këtë profesion e...
Fëmijët më pasurojnë me dashuri!
Sellma Kasumoviq është ndër grimeret më të mira që ka Kosova. Ajo me punën e saj ka bërë që...
Kur lind një bebe lind edhe një nënë
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira në Kosovë. Ajo po ashtu është ndër aktoret më...
Froni i ka dhënë edhe më shumë dashuri martesës sonë!
Bleta Zeqiri është profesoreshë e gjuhës angleze dhe koordinatore në “Oxford Studio”,...
Liora i ka dhënë edhe më shumë kuptim jetës
Meti Alshiqi ka marrë pjesë në “Big Brother Albania 5”. Ka qenë një ndër konkurrentet...
Fëmijët më kanë bërë moderatore të jetës sime!
Mirjeta Morinën të gjithë e njohim si ndër moderatoret e para të pasluftës që për 12 vjet me...
Njihuni me familjen e aktorit të famshëm, Fatmir Spahiut
Zana Spahiu, është bashkëshortja e aktorit të njohur Fatmir Spahiut, i njohur nga seriali “Kafenaja...
Të jesh prind është një mision me vete!
Të gjithë jemi mësuar ta dëgjojmë zërin e tij nga e hëna e deri në të premten në shtëpi, veturë...
Zoti më ka bekuar me një djalë
Pranvera Behramin e njohim si vajzë të ekranit. Ajo për vite me radhë ka udhëhequr dhe moderuar...
Fëmijët e mi janë vetë jeta ime
Jehona Zhitia është gazetare në RTK. Punën që bën e do fort, saqë edhe kur ka qenë e vogël ka...
Të qenurit prind është sinonim i durimit
Alaudin Hamiti është ndër moderatorët më të mirë në Kosovë. Ai udhëheq emisionin “Nin”,...
Blina, është personi që më ka mësuar më së shumti për jetën!
Naile Dema është fytyrë mjaft e njohur. Atë e shohim pothuajse çdo natën e lajmet qendrore të...
Fëmija, është një magji që ta zbukuron mendjen dhe shpirtin!
Edita Dula u bë e njohur nga seriali “Familja moderne”. Ajo aty aktronte në rolin e Hanës,...
Dashuria, ndjenjë e pazëvendësueshme!
Modelja e mirënjohur Saranda Shala ka vite që është në skenën e modelimit kosovar. Por, pas kaq...
Nga lindja e vajzës asgjë më nuk është si më parë!
Puhie Demaku është deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është...
Aktiviteti “Mommy and Me”, në shërbim të nënave!
Ardita Hoxha-Shala është ideatore e aktivitetit mjaft të qëlluar për nëna dhe beba “Mommy...
Jari, dhuratë nga Zoti
Naser Rafuna njihet si ndër aktorët më të mirë në Kosovë. Ai ka luajtur ne skeçe të ndryshme...
Do të bëhem sërish me vajzë. Emri i saj është...
Teuta Krasniqi është ndër aktoret më të mira dhe më të angazhuara në Kosovë, por edhe jashtë...
Familja, gjëja më e shtrenjtë e jetës time
Për Dudën nuk ka çka të flitet. Ai është ndër reperët më të mirë në trojet shiptare. Duda...
Vajzat janë lumturia e jetës time
Rudina Bërdynaj është ndër koreografet e para të baletit për fëmijë në Kosovë. Ajo që nga...