Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Aktorja turke ‘Dilara’ u bë nënë për herë të parë, vendos një emër interesant për foshnjën!

17.01.2018 - Që pas përfundimit të serialit “Fate të kryqëzuara”, aktorja e cila luante rolin e Dilarës, Ebru Ozkan nuk u pa më në publik dhe arsyeja u zbulua vetëm një muaj më parë, ajo ishte shtatzënë.

Tani pritej së ëmbël i ka ardhur fundi dhe Ebru Ozkan është bërë nënë për herë të parë.

39-vjeçarja lindi të premten një vajzë të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj shqiptar, aktori Ertan Shabani e kanë pagëzuar me emrin Biricik që do të thotë e veçantë, unike.

Ebru Ozkan dhe Ertan Shabani u martuan dy vite më parë në një ceremoni që tërhoqi vëmendjen e të gjithë mediave.

Burimi: artistetshqiptare.com

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: