Zhvillimi dhe rritja
javë pas jave

VIP dhe fëmijët

Kardashian sjell në jetë vajzën

17.06.2013 - Kim Kardashian solli në jetë në orët e para të mëngjesit të së dielës, vajzën e saj të parë, emri i të cilës nuk është bërë publik.

Fryt i dashurisë me Kanye West, ndonëse ka vetëm disa orë në jetë, Kim nuk kurseu konstatimet, teksa e cilësoi foshnjen si një “kopie të sajën”.

Sipas burimeve pranë familjes, lindja e realizuar në një maternitet në Los Anxhelos ishte natyrale dhe pa asnjë lloj ndërlikimi.

Kardashian dhe partneri i saj, West, disa dite perpara lindjes.

”Ajo është me të vërtetë një kopie e Kim. Ka flokë të zeza dhe sytë e saj”, deklaroi një mikeshë e “show-girl” amerikan, në daljen nga reparti i lindjes.

Pas lindjes, sfida e re per Kardashian eshte rifitimi i formave te saj te mirenjohura

Mësohet se babai Kanye ishte përkrah Kardashian, kur u realizua kjo lindje. Ndërkohë, të afërm të 32-vjeçares kanë vizituar atë dhe foshnjen ende pa emër në repartin e lindjeve./tch/

Enes Berisha (13 vite më parë)
e kush eshte kim kardashian qe te ipen komente per te? askush nje grua qe eshte pasuruar ne baze te seks skandaleve, nje grua qe qellimisht ka pergatitur filmin sa per te fituar para. Mos i devijoni te rinjet me keso personalitetesh

... të tjera nga VIP dhe Fëmijët

/komuniteti

/tema e javës

Java: Komente: