16.03.2016 - Supermodelja shqiptare Emina Çunmulaj është duke kaluar javët e fundit të shtatzënisë, ndërsa dëshiron që të mbajë mend gjatë këto momente.
Për ta bërë këtë ajo ka modeluar në skulpturë barkun e saj shtatzënë, transmeton Koha.net.
Këtë e ka bërë të ditur Çunmulaj përmes një postimi në profilin e saj në Instagram.
Çunmulaj është në pritje të fëmijës së parë me Sam Nazarian me të cilin ishte martuar gjatë vitit të kaluar.
Burimi: koha.net